• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbulohet kush i çoi SMS Klement Zgurit, jeton në Athinë dhe ka hobi ‘kërcënimet’ (foto)

by Java News
05/07/2019 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri është marrë në mbrojtje nga Policia dhe Garda, pasi është kërcënuar nga një person në rrjetin social Facebook. “Do të të vras ty dhe familjen tënde”, i ka shkruar Emiljan Pjetri nga Shkodra me një mesazh në rrjetin social.

Shqiptarja.com dhe Report Tv kontaktuan me personin në fjalë. Ai thotë se ndodhet në Athinë dhe pranon gjithçka. Madje zbulon se ka kërcënuar edhe politikanë të tjerë, nga kryeministri Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe Ditmir Bushatin në kohën kur ishte ministër i Jashtëm.

Nga një bisedë telefonike që gazetarja Xhensila Kodra bëri me Pjetrin, ai thotë se këto kërcënime nuk i ka bërë si militantë i Partisë Demokratike, por si një emigrant shqiptar që ka 10 vjet pa ardhur në vendin e tij.

I pyetur përse e ka kërcënuar Klement Zgurin, kreun e KQZ-së, ai shprehet:  “Kam shumë vite që jam jashtë kam nja 10 vite që nuk vij në Shqipëri, jam në Athinë. Po shoh atje disa kriminelë si puna e Klement Zgurit, kujtojnë se mund të bëjnë çfarë të duan. Klement Zguri më shqetëson se është një këlysh i Ilir Metës. Nuk ka gardë republike që t’i mbrojnë nëse ata duan të bëjnë çfarë të duan vet. Këto kërcënime nuk i bëj si militant, i bëj për Shqipërinë, unë jam emigrant”.

Të njëjtën gjë thotë se e ka bërë edhe me kryeministrin Edi Rama në kohën kur në Shqipëri disktutohej të vinin armët kimike. Ndryshe nga Zguri të cilit i ka çuar vetëm mesazhe në Facebook, kreun e qeverisë e ka kërcënuar edhe në numrin e tij personal në telefon, pasi në Facebook Rama i ka bërë block.

“Unë të njëjtën gjë ja kam bërë edhe Edi Ramës për armët kimike, ja kam bërë me telefon madje. Me arsyen që ka dashur të sjellë armët kimike në Shqipëri, prandaj e kërcënova Ramën. I kam thënë se nëse i sjell armët kimike do të kesh pasoja ti dhe familja jote. Edi Rama më ka bërë block në Facebook sepse nuk i pëlqen e vërteta. Arsyeja është që ata janë kriminelë. Ata e kanë bërë dynjanë me ikë nga Shqipëria. Do t’ja bëj nëse…nuk e bëj për Edi Ramën, jo e kërcënoj por ja bëj atij legeni”, thotë Pjetrit për gazetaren Kodra.

Është i ndërgjegjshëm që janë akuza të rënda dhe shprehet i vendosur se nuk i ka vetëm fjalë, por se mund t’i bëjë realitet këto kërcënime.

“Akuzë e rëndë, po ja bëj vërtetë. Nuk mund të tallet njeri me popullin”, thekson ai.

‘Inatin’ e ka pasur edhe me Ilir Metën, të cilin thotë se gjithashtu e ka kërcënuar. Nuk tregon arsyen, por thotë se kërënimi nuk ka ndodhur së fundi gjatë periudhës së zgjedhjeve që kaloi Shqipëria, pasi presidenti i ka bërë block në numrin e tij të telefonit.

“Edhe Ilir Metës ja kam bërë këtë punë unë. Jo tani për zgjedhjet se nuk ja kam numrin e telefonit se më ka bllokuar”, tregon shkodrani.

Gazetarja e vë në dijeni se Policia e Shtetit e ka shpallur në kërkim. Por Pjetri thotë se nuk ndihet i frikësuar. Madje të frikësuar sipas tij duhet të ndihen politikanët dhe personat që ai ka kërcënuar, në momentin që e arrestojnë, dënohet dhe del nga burgu.

“Policia më ka shpallur në kërkim mua? Policia shpall në kërkim kot. Unë mund të arrestohem por ata nuk e dinë se çfarë do bëj kur të dal nga burgu. Ata mund të kenë frikë kur të dal unë prej burgut pastaj”, rrëfen ai.(Shqiptarja)/ l.m

Next Post
Ndryshohet formula e kategorisë superiore dhe në të parën

Ndryshohet formula e kategorisë superiore dhe në të parën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekstradimi i Sokol Hoxhës nga SHBA, reagon Ambasada: Nuk do ketë strehë për kriminelët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Ekstradimi i Sokol Hoxhës nga SHBA, reagon Ambasada: Nuk do ketë strehë për kriminelët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

August 7, 2026
Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë?

Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë?

August 7, 2026
E BUJSHME/ Manchester City arrin marrëveshje me Lille për 19-vjeçarin maroken Bouadi, do i paguajë francezëve 135 mln euro!

E BUJSHME/ Manchester City arrin marrëveshje me Lille për 19-vjeçarin maroken Bouadi, do i paguajë francezëve 135 mln euro!

August 7, 2026
Gjykata e Apelit ‘frenon’ Trump, shpall të paligjshëm ndërtimin e sallës së ballove në Shtëpinë e Bardhë: Banor i përkohshëm dhe jo pronar!

Gjykata e Apelit ‘frenon’ Trump, shpall të paligjshëm ndërtimin e sallës së ballove në Shtëpinë e Bardhë: Banor i përkohshëm dhe jo pronar!

August 7, 2026
“Humba gjithçka”- Rrëfimi prekës i shqiptarit që iu aksidentuan për vdekje gruaja dhe djali në Greqi: Jam i shkatërruar, kur i telefonova…

“Humba gjithçka”- Rrëfimi prekës i shqiptarit që iu aksidentuan për vdekje gruaja dhe djali në Greqi: Jam i shkatërruar, kur i telefonova…

August 7, 2026
Alarm për zjarre, IGJEO: Fieri, Lezha dhe Durrësi me rrezik të lartë sot dhe nesër

I nxehti përvëlues, IGJEO jep alarmin: Ja 8 qarqet më të rrezikuara në fundjavë dhe harta e zjarreve! Mbi 500 forca dhe 4 mjete fluturuese në operacion

August 7, 2026
“Një gotë për Dorin”, mbrëmje e veçantë kushtuar poetit, shkrimtarit dhe publicistit Teodor Keko në prag të 24-vjetorit të vdekjes

“Një gotë për Dorin”, mbrëmje e veçantë kushtuar poetit, shkrimtarit dhe publicistit Teodor Keko në prag të 24-vjetorit të vdekjes

August 7, 2026
Kritikat e Ramës, jep dorëheqjen Drejtori i Zyrës së Punës në Delvinë

Rregullat e punësimit, Ministria e Financave projektligj të ri për kompanitë: Të bëhen publike pagat për çdo vend të lirë dhe kuotat

August 7, 2026
Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke! Franca i dha azil, Ankaraja e ka dënuar për terrorizëm, kundërshtare e Erdogan

Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke! Franca i dha azil, Ankaraja e ka dënuar për terrorizëm, kundërshtare e Erdogan

August 7, 2026
Një tjetër shqiptar bëhet pjesë e futbollit anglez, Armend Muslika firmos kontratën e parë profesioniste me Tottenham

Një tjetër shqiptar bëhet pjesë e futbollit anglez, Armend Muslika firmos kontratën e parë profesioniste me Tottenham

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com