Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Pete Hegseth, ka konfirmuar që një nëndetëse amerikane ka përmbytur një anije ushtarake iraniane në brigjet e Sri Lankës, në Oqeanin Indian.
“Mendonin se ishin të sigurt në ujëra ndërkombëtare, por u fundosën nga një torpedo”, tha Hegseth në konferencë për media.
Goditja u konfirmua nga autoritetet e Sri Lankës dhe ata gjithashtu pohojnë që 140 njerëz kanë humbur. Goditja vjen disa ditë pas sulmeve të pandërprera të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit dhe reagimit të Iranit ndaj bazave amerikane në Gjirin Persik dhe goditjeve të njëpasnjëshme ndaj Izraelit.
Çfarë po ndodh me luftën?
• SHBA do të godasë “më thellë” në Iran: Kryetari i Shefave të Shtabit të Përgjithshëm tha se SHBA do të fillojë të “godasë progresivisht më thellë në territorin iranian”, ndërsa Sekretari amerikan i Mbrojtjes paralajmëroi qytetarët amerikanë se është “shumë herët” për operacionet ushtarake kundër Teheranit.
• Konflikti zgjerohet: Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s rrëzuan një raketë iraniane që po kalonte në hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë, drejt hapësirës ajrore të Turqisë. Ndërkohë, një anije iraniane është fundosur pranë brigjeve të Sri Lankës, tha një zëdhënës i marinës së Sri Lankës të mërkurën, sipas Reuters.
• Rritet numri i viktimave: Më shumë se 1000 persona janë vrarë në Iran që nga fillimi i luftës, sipas agjencisë me bazë në SHBA “Human Rights Activists News Agency”.
• Përpjekje për evakuim: SHBA ka mbyllur ambasadat në tre vende, ka reduktuar stafin diplomatik në rajon dhe u ka bërë thirrje amerikanëve të largohen. Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan se kanë hapur korridore ajrore të sigurta me vendet fqinje, ndërsa shtetet po nxitojnë të evakuojnë shtetasit e mbetur të bllokuar.











