Orët e fundit të merkatos së janarit regjistruan një transferim në radhët e futbollistëve kuqezi, e bëher fjalë për Armando Brojën, i cili do të jetë pjesë e Fulham në formë huazimi. 22-vjeçari u zyrtarizua gjatë së enjtes, ndërsa do të mbajë veshur fanellën me numrin 9. Skuadrat kanë firmosur me njëra-tjetrën marrëveshjen, ku në rast se lojtari nuk luan minimum 10 ndeshje, atëherë Fulham do të duhet ti paguajë bluve 5 milionë euro të tjera. Sa i përket huazimit ai është në vlerën e 4 milionë eurove, që kalon në arkat e klubit të Chelseas.
Sa i përket interest ndaj tij, ishte nën vëzhgimin edhe të dy klubeve të tjera evropiane. Sipas asaj që mediat britanike raportojnë, Atletico Madrid e Milan kërkonin shërbimet e 22 vjeçarit. Spanjollët u refuzuan për shkak të marrëdhënieve jo të mira, ndërsa Milani kërkonte të paguante vetëm rrogën e lojtarit, dhe asnjë kosto shtesë për huazimin. Të dyja këto oferta u refuzuan, duke bërë që të arrihej akordi me Fulhamin.
Një tjetër lëvizje që prodhoi janari është ajo e Marash Kumbullës, i cili u transferua tek Sassulo. Qendërmbrojtësi vjen nga një dëmtim i rëndë që e mbajti 1 vit larg fushave, ndërsa deri në fund të këtij sezoni do të jetë pjesë e Sassuolos, aty ku mund të rimarrë formën, ndërsa edhe konkurrenca është më e ulët.
/f.s