Një ditë pasi u denoncua publikisht, Presidenca i ka dërguar një shkresë Prokurorisë së Tiranës ku i kërkon të verifikojë shantazhin ndaj zëdhënësit të Presidentit të Republikës Ilir Meta, z. Tedi Blushi.
Sipas “Balkabweb” duke iu referuar burimeve nga Prokuroria raportoi se në shkresë Presidenca kërkon verifikimin e telefonatës që i është bërë zëdhënësit nga një telefonues që është prezantuar si diplomat.
“Telefonuesi u prezantua si diplomat. Kërkojmë të identifikohet numri nga u bë telefonata për zëdhënësin”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e Presidencës.
g.kosovari