• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbulohet karikatura 1913-ës për çlirimin e Shkodrës nga malazezët

by Aalison Pearse Stevens
24/09/2016 12:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një karikaturë e vitit 1913, në një kohë kur Shkodra sapo ishte çliruar nga malazezët, falë ndërhyrjes së vendosur të Austro-Hungarisë, është sjellë në vëmendje për publikun shqiptar për herë të parë nga gazetari dhe studiesi Armand Plaka.

Karikatura në fjalë, të cilën Plaka ka preferuar ta ndajë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, mbart diçiturën: Nikolla: Nga firmat kam frikë, kështu që më mirë po e dorëzoj sërish mbrapsht orën, që ma dhuroi Zoti im,  atje ku e mora! – dhe na jep të kuptojmë në mënyrë shumë artistike dhe humoristike një moment të vështirë të historisë sonë kombëtare.

Vetë studiesi, i cili njihet si një njohës i botës gjermanike dhe i historisë së Shqipërisë, duket se ka dashur të nxjerrë në pah kontributin e ish-Perandorisë Austro-Hungareze, duke theksuar se karikatura nuk duhet të na bëjë thjesht të qeshim, por të kujtojmë edhe kontribute të harruara.

 

Postimi në Facebook:

Në fakt satira politike, në një kohë kur nuk kishte as radio e televizion,  ishte shumë e përhapur në atë kohë dhe problemet e Ballkanit papritur po zinin titujt kryesorë të gazetave e revistave të ilustruara austro-hungareze. 

Shqipëria zinte jo pak vend ndër to, ndërsa Shkodra e pushtuar nga malazezët po përjetonte ditët e saj të tmerrit.

Por, pas stuhisë, fati e desh që ajo të mbetej sërish shqiptare, falë ndërhyrjes së fortë e të vendosur të Austro-Hungarisë, ultimatumi i së cilës bëri që Knjaz Nikolla t’ua kthente sërish qytetin të zotëve të shtëpisë. 

Në këtë kuadër, është bërë edhe kjo karikaturë, e cila vjen për herë të parë pas më shumë se 100 vjetësh ( saktësisht 103 vjetësh) për publikun shqiptar, duke na bërë jo thjesht të qeshim, por të kujtojmë historinë tonë shpesh të hidhur dhe angqazhimin e atyre vendeve apo kombeve që kontribuan për të mbajtur më këmbë shtetin shqiptar.

Karikatura nxjerr më në pah presionin që iu desh t’i nënshtrohej pa kushte Knjaz Nikolla i Malit të Zi, i cili në karikaturat austriake të kohës me qesëndi njihej si “Nikita” ose “Niki”, e që në mënyrë figurative është i detyruar t’a dorëzojë orën, dmth. Shkodrën, atje ku e mori. 

Në krah të tij, në mënyrë shumë domethënëse shfaqet ushtari austro-hungarez, simbol i forcës që posedonte Perandoria dualiste në atë kohë,  dhe në anën tjetër Esad Pasha, që njihej për rolin e tij shumë kontrovers në lidhje me dorëzimin e qytetit në duar të malazezëve, pasi e kishte mbrojtur atë më parë me heroizëm. 

Karikatura është marrë nga arkiva e një reviste të njohur satirike vjeneze të kohës, më 11 maj 1913 dhe poshtë saj është shënuar diçitura:  Nikolla: Nga firmat kam frikë, kështu që më mirë po e dorëzoj sërish mbrapsht orën, që ma dhuroi Zoti im,  atje ku e mora! (Express). (b.an)

Next Post
(Video) Nxirret e gjallë nga rrënojat vogëlushja e lënë jetim nga lufta e Asadit

(Video) Nxirret e gjallë nga rrënojat vogëlushja e lënë jetim nga lufta e Asadit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com