• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zbulohet jeta sekrete e ish-moderatorit, urdhëronte vrasjet që t’i transmetonte më pas në emisionin e tij

by Java News
31/05/2019 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fansat e tij e panë atë si një hero që luftonte krimin, duke ekspozuar vrasjet brutale në emisionin e tij në Brazil, “Canal Livre”. Por prezantuesi i njohur, Wallace Souz, ishte ai që urdhëronte fshehurazi vrasjet, në mënyrë që ekipi i tij të filmonte kufomat dhe të rriste shikueshmërinë e shfaqjes.

Sipas “The sun”, ai kishte lidhje më trafikantët e drogës, të cilët i urdhëronte të kryenin vrasjet, ndërsa pretendonin se i zgjidhnin krimet në shfaqjen javore. Emisioni i tij mbulonte vrasje të tmerrshme, me kamerat e tyre, ët cilat shpesh herë ishin në vendngjarje më shpejt se sa policia. Wallace e përdorte programin e tij si një platformë për të dënuar korrupsionin midis autoriteteve.

“Ne duhet t’i japim fund krimit dhe politikanëve që nuk e luftojnë atë. I vetmi kriminel i mirë është krimineli i vdekur”, ishte kjo një nga shprehjet e tij në program.

Por gjërat u ndërlikuan për të, kur u ngarkua me drejtimin e një organizate kriminale dhe punësoi vrasës me pagesë për të ekzekutuar të paktën pesë persona. Ai më pas filloi të merrej edhe me vjedhje të armatosura të shtëpive. Asgjë nuk ishte jashtë limiteve për të, ndërsa transmetonte në program video me përmbajtje të dhunshme, apo kufoma duke u djegur. Ai e ndërtoi popullaritetin e tij nga etja e njerëzve për të parë krime të dhunshme, ndërsa deklaronte në fillim të çdo emisioni: Sot të gjithë po vrasin.

Por policia filloi të dyshonte duke parë që grupi i tij i xhirimit shkonte në vendngjarje më shpejt dhe dinte detaje më të hollësishme nga autoritetet. “Krimet u kryen për të krijuar lajme për programin”, deklaroi shefi i inteligjencës së policisë lokale. Wallace e kundërshtoi këtë, duke thënë se ata ndihmoheshin nga njerëzit, e për këtë kishin shumë detaje për ngjarjet, por jeta e tij sekrete filloi të zbulohej kur ish-truproja e tij u arrestua.

Ai i tha policisë se ai punonte për Wallace dhe se ai kishte urdhëruar një vrasje dhe më pas e kishte mbuluar atë në shfaqjen e tij për të rritur shikimet.

Pas rrëfimit të tij, 15 anëtarë të bandës së trafikimit të drogës, që thuhet të jenë udhëhequr nga Wallace, u arrestuan, së bashku me disa oficerë të lartë të policisë dhe një ish-producent i emisionit i quajtur Vanessa Lee.

Wallace mohoi gjithçka dhe pretendoi se akuzat ishin pjesë e një komploti të nisur nga rivalët e tij politik. “Ka një komplot kundër meje, mundësisht nga vetë krimi i organizuar, i cili ka fuqi të madhe dhe po përpiqet të më shkatërrojë politikisht.”, tha ai.

Pasi policia bastisi shtëpinë e tij, zbuloi më shumë se 100,000 sterlina, si dhe një arsenal të pushkëve të kalibrit të kalibrit të lartë dhe plumba, të cilat hetuesit besonin se mund të ishin marrë nga skenat e krimit.

Wallace vazhdoi të pretendonte pafajësinë e tij deri në vdekjen e tij nga një atak në zemër, ndërsa priste gjykimin në vitin 2010.

Next Post
Zbuloni 10 arsyet pse Zvicra është vendin më të mirë për të jetuar

Zbuloni 10 arsyet pse Zvicra është vendin më të mirë për të jetuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Të njëjtët investitorë janë edhe në Zvërnec”, Edi Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë!

“Të njëjtët investitorë janë edhe në Zvërnec”, Edi Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë!

June 6, 2026
“S’ishte konflikte”/ Ka humbur kontaktet me familjen prej 3 ditësh, shpallet i zhdukur 35-vjeçari në Tiranë

“S’ishte konflikte”/ Ka humbur kontaktet me familjen prej 3 ditësh, shpallet i zhdukur 35-vjeçari në Tiranë

June 6, 2026
Botërori “i blinduar”/ Autoritetet amerikane plan të detajuar sigurie, FBI në çdo qytet

Botërori “i blinduar”/ Autoritetet amerikane plan të detajuar sigurie, FBI në çdo qytet

June 6, 2026
Zvërneci, Rama sjell rastin e “Ria Formosa”: Boll i kemi paguar haraç budallallëkut tonë 100 vite!

Zvërneci, Rama sjell rastin e “Ria Formosa”: Boll i kemi paguar haraç budallallëkut tonë 100 vite!

June 6, 2026
Pamje tronditëse në Ankara/ Babai var në dritare vajzën e tij 3-vjeçare pas një konflikti me bashkëshorten

Pamje tronditëse në Ankara/ Babai var në dritare vajzën e tij 3-vjeçare pas një konflikti me bashkëshorten

June 6, 2026
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

June 6, 2026
Kompani private për trenat e Tiranë–Durrës–Rinas/ Hapet thirrja ndërkombëtare, shërbimi pritet të nisë në fund të vitit 2027

Kompani private për trenat e Tiranë–Durrës–Rinas/ Hapet thirrja ndërkombëtare, shërbimi pritet të nisë në fund të vitit 2027

June 6, 2026
“Pasdite në shkollën e notit…”

Për protestën kreative dhe disa çorbaxhinj

June 6, 2026
Zvërneci, Berisha: Kurth i Ramës. Zona në hetim prej një viti për korrupsion dhe krim të organizuar

Zvërneci, Berisha: Kurth i Ramës. Zona në hetim prej një viti për korrupsion dhe krim të organizuar

June 6, 2026
Krim brenda familjes në Kurbin, vajza vret të ëmën me thikë

Krim brenda familjes në Kurbin, vajza vret të ëmën me thikë

June 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In