• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbulohet “hija” e Leo Messit

by A R
11/09/2023 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që kur Lionel Messi mbërriti në Amerikë, më saktë në kampionatin vendas MLS, ku luan për Interin Miamin, njerëzit filluan të dallonin pranë tij një burrë që nuk i kishte bërë kurrë shoqëri më parë!

I riu me kokë të rruar dhe mjekër të gjatë të zezë është kthyer në hijen e Leo Messit dhe e ndjek atë pothuajse në çdo hap të rrugës, kujdeset për të kur ka tifozë të tij, ose të ekipit kundërshtar dhe thuhet se është me argjentinasin edhe kur Messi nuk është pranë stadiumeve të futbollit.

Bëhet fjalë për një ish-luftëtar MMA, i cili la mënjanë karrierën e tij për t’iu përkushtuar punës së tij të re, mbrojtjen e Lionel Messit! Yassine Cheuko ka qenë duke u stërvitur gjatë gjithë jetës së tij dhe trupi i tij i skalitur është dëshmi për këtë dhe një nga asetet që e tërhoqi atë për të lënë pas dore karrierën e tij në artet marciale në favor të sigurisë së argjentinasit. Paga e tij është deri në 230.000 euro për muaj!

Sipas informacioneve që vijnë nga SHBA, ai nuk paguhet nga futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, por nga David Beckham. Futbollisti legjendar anglez është pronar i Interit nga Miami dhe këtë sezon, një pjesë të parave të tij i ka shpenzuar për Jasin, i cili kujdeset për sigurinë e yllit të skuadrës.

Në kuadër të marrëveshjes që zgjat për aq kohë sa Messi është në Miami, Jasin nuk ka mundësi të “shfaqë” fotot me lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave në rrjetet sociale, të cilat për momentin i respekton sa më shumë.

Ashtu si David Beckham, gjëja më e rëndësishme për Jasin është që Lionel Messi të jetë i sigurt. Kjo reflektohet në lëvizjet e tij sa herë që Messi është në qendër të vëmendjes, gjithmonë është “hija” e tij, njeriu që kujdeset që të mos ndodhë asgjë e papritur.

Shumë e kanë vënë re edhe gjatë ndeshjeve të MLS-së, kur ai ecën në anën e fushës si një luan në kafaz, i gatshëm të vrapojë në fushë në shenjën më të vogël të shqetësimit dhe të mbrojë klientin e tij!

/a.r

Next Post
Kim Jong Un niset drejt Rusisë, Kremlini konfirmon takimin me Putin

Kim Jong Un niset drejt Rusisë, Kremlini konfirmon takimin me Putin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamje nga Kruja: Atmosferë turistësh në Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Rama publikon pamje nga Kruja: Atmosferë turistësh në Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

August 14, 2026
SHBA paralajmëron Iranin: Bllokada detare mund të zgjasë pa afat

SHBA paralajmëron Iranin: Bllokada detare mund të zgjasë pa afat

August 14, 2026
Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për javën e ardhshme

Vranësira, reshje dhe shtrëngata, ja si do të jetë moti sot

August 14, 2026
Egnatia dhe Dinamo shkruajnë historinë në Europë, rrogozhinasit sigurojnë Conference League

Egnatia dhe Dinamo shkruajnë historinë në Europë, rrogozhinasit sigurojnë Conference League

August 13, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

August 13, 2026
Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

August 13, 2026
VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

August 13, 2026
Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

August 13, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe

August 13, 2026
VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com