• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbulohet dokumenti/ Aksidentet e vogla i zgjidhin palët me marrëveshje

by Java News
15/05/2021 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Dakordësia verbale midis dy shoferëve të përfshirë në aksidente, e aplikuar shpesh, duke shmangur thirrjen e Policisë së Shtetit, do të formalizohet.

Që me prerjen e policës së sigurimit, çdo posedues mjeti do të ketë në makinë “Vërtetimin miqësor të ngjarjes” (dokumentin në faksimilen bashkëngjitur shkrimit), që rregullon dëmshpërblime për vlera deri në 30 mijë lekë. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare e ka nxjerrë për konsultim dhe pret miratimin nga bordi për të hyrë në fuqi në 1 korrik të këtij viti. Dëme të kësaj kategorie nuk janë pak, por 30-35 për qind e aksidenteve, referuar të dhënave zyrtare nga kompanitë e sigurimit.

Deri më sot, këto raste janë trajtuar sipas procedurave standarde të zgjatura në kohë. Puna për dëmshpërblim nis 30 ditë nga marrja e kërkesës, si edhe përmes plotësimit të një sërë dokumentesh, përfshirë edhe procesverbalin e konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore.

SHKARKO DOKUMENTIN KETU

Në zbatim të ligjit të ri për sigurimin e detyrueshëm, AMF ka hartuar “Raportin europian të aksidenteve”, ose siç AMF e quan “Vërtetim miqësor i ngjarjes”, që nga vetë emri presupozon që përplasja me pasoja të lehta të zgjidhet me konsensus. Kështu, palët duhet të bien dakord fillimisht për shkaktarin e dëmit që më pas të ulen për të plotësuar formularin, i cili mundëson dëmshpërblim të shpejtë te kompania siguruese. Por nuk mjafton vetëm kaq. Bashkë me të nevojiten prova. Palët e përfshira duhet të bëjnë pak a shumë rolin e “policit” duke dokumentuar ngjarjen. Më konkretisht, nevojiten fotografi të mjeteve në momentin e aksidentit para lëvizjes së mjeteve nga një distancë e afërt dhe e largët, pa harruar gjurmët apo pozicionimin e mjeteve në momentin e përplasjes.

Po ashtu, edhe foto të qarta të pjesës së dëmtuar bashkë me targën, dokumentet e identifikimit të personave dhe makinave të përfshira në aksident. “Vërtetimi miqësor i ngjarjes” jepet nga kompania e sigurimit në momentin që pritet polica dhe këshillohet të mbahet në makinë për t’u përdorur në rast aksidenti. Me rëndësi është dorëzimi brenda pesë ditësh nga përplasja, jo më vonë. Pavarësisht cili është mjeti fajtor, dokumenti për zgjidhjen me mirëkuptim të aksidentit duhet të nënshkruhet nga të dy drejtuesit e mjeteve. Të dy duhet të bien dakord që përplasja ka ndodhur sipas rrethanave, modaliteteve dhe pasojave të pasqyruara në formular.

BENEFITET

Në thelb, zbatimi i “Raportit europian të aksidenteve” sjell reduktim të dokumentacionit, që i siguruari duhet të paraqesë pranë shoqërisë së sigurimit për të përfituar dëmshpërblimin. Në këtë mënyrë, i siguruari do të ketë më pak kosto financiare, por edhe do të shpenzojë më pak kohë për plotësimin e dokumenteve të kërkesës për dëmshpërblim.

Përfshirja e kësaj praktike të njohur dhe të aplikuar në të gjitha vendet e Bashkimit Europian dhe jo vetëm, zgjidh me mirëkuptim rastet e aksidenteve me dëme të vogla, që ndodhin kryesisht në rrugët urbane (brenda qyteteve), në rrugicat e lagjeve, në parkingje e të tjera, duke shmangur edhe konfliktet mes drejtuesve të mjeteve, si edhe duke shkurtuar afatet e pagesave të dëmshpërblimit.

Next Post
Incidenti në Tiranë/ Urbanit i plas goma te “Rruga e Kavajës”, plagoset një qytetare

Incidenti në Tiranë/ Urbanit i plas goma te “Rruga e Kavajës”, plagoset një qytetare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë

Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë

April 8, 2026
Armëpushimi/ Sanchez: Nuk duartrokas ata që i vënë flakën botës dhe pastaj shfaqen me një kovë me ujë

Armëpushimi/ Sanchez: Nuk duartrokas ata që i vënë flakën botës dhe pastaj shfaqen me një kovë me ujë

April 8, 2026
Zbardhet motivi i konfliktit në Tiranë, borxhi prej 100 eurosh çoi në tentativë vrasjeje

Zbardhet motivi i konfliktit në Tiranë, borxhi prej 100 eurosh çoi në tentativë vrasjeje

April 8, 2026
Rama në Spitalin Rajonal të Lezhës: Do të rrisim pagat dhe do të përmirësojmë kushtet për mjekët

Rama në Spitalin Rajonal të Lezhës: Do të rrisim pagat dhe do të përmirësojmë kushtet për mjekët

April 8, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

EMRI/ Tentoi të vriste me armë zjarri 38-vjeçarin në mes të lokalit, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

April 8, 2026
Kujtesë për Bordin e Transparencës/ Nafta në tregjet globale bie pas armëpushimit SHBA-Iran!

Kujtesë për Bordin e Transparencës/ Nafta në tregjet globale bie pas armëpushimit SHBA-Iran!

April 8, 2026
EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë

April 8, 2026
“Katastrofë politike”/ Udhëheqësi i opozitës izraelite kritikon ashpër Netanyahun për armëpushimin: Ne as nuk ishim në tryezën e bisedimeve

“Katastrofë politike”/ Udhëheqësi i opozitës izraelite kritikon ashpër Netanyahun për armëpushimin: Ne as nuk ishim në tryezën e bisedimeve

April 8, 2026
BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

April 8, 2026
Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In