Një trajner i arteve marciale në Greqi është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka përdhunuar 5 vajza të mitura të cilat kanë qenë nxënëset e tij.
Sipas dëshmive, 44-vjeçari kishte ndërtuar një hapësirë ku qëndronte dhe vet në katin e dytë të godinës. Nëna e një nxënësi tregoi se fëmijët e përdornin këtë hapësirë edhe për t’u ndërruar.
Si në palestër – para dhe pas stërvitjes – dhe në shtëpinë e tij, ai kryente përdhunimet me të miturit.
Në këtë mënyrë, nga viti 2009 deri në vitin 2020, i pandehuri dyshohet se ka përdhunuar të paktën 5 vajza që tashmë kanë arritur moshën madhore, por po shqyrtohet përfshirja e tij në raste të tjera, si para vitit 2009 ashtu edhe pas vitit 2020.
/s.f











