• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbulohet dënimi i Fatmir Xhafajt për zgjedhje

by Java News
17/04/2021 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste ka hyrë në këtë garë elektorale të 25 Prillit me një sfidë brenda sfidës. Ndryshe nga rivalët politikë në opozitë, Edi Rama zgjodhi një strategji krejt të ndryshme. Ndërsa demokratët vendosën drejtuesit kryesorë në krye të listave të kandidatëve për deputetë, figurat kryesore të PS dhe gjithashtu ato përfaqësuese në historikun e saj kanë një sfidë më vete brenda zgjedhjeve.

Ato duhet të konfirmojnë kreditet publike dhe politike. Edi Rama i ka hedhur të gjithë në “zjarrin elektoral” përfshirë dhe veten, zjarr nga i cili ose del i përcëlluar ose i fituar. Sfidë e fortë kjo për Gramoz Ruçin, Taulant Ballën, Blendi Klosin, Bledi Çuçin apo Ilir Beqaj.

Por ndërsa këta duhet të përballen me “zjarrin elektoral”, dhe përgjegjësi politike për rezultatin, ka të tjerë që duhet të përballen me “ferrin elektoral”. Pandeli Majko, Mimi Kodheli e Fatmir Xhafaj janë pikërisht në këtë kategori, sidomos ky i fundit. Me llogari purgatoriane kalkulimesh dhe mesa duket edhe kulisash politike, Xhafaj është vënë i 23-ti në listën e PS në Qarkun e Tiranës.

Caktimi i senatorëve përtej kufijve të pritshmërive elektorale të çon në përfundimin se për ta është prerë një faturë me TVSH politike. Ndaj të gjithë ata janë të dënuar të fitojnë më së shumti Fatmir Xhafaj që është sulmuar më fort politikisht dhe është mbrojtur më pak, për të mos thënë as pak nga familja e tij politike, kur opozita e shndërroi në objekt sulmi me BABALE GATE, një skenar i qepur keq dhe i dekonspiruar e çmontuar nga drejtësia, por me pasoja për karrierën e atij që konsiderohet me ose pa pëlqimin e armiqëve ose miqëve politikë si “Babai i Reformës në Drejtësi”.

Amerikanët nuk do ta kursenin, por do ta fusnin në kategorinë e personave të padëshiruar për të hyrë në SHBA, nëse Xhafaj do ishte një polikan me probleme në skedën personale. Përkundrazi ai vijon të mbetet një partner i besueshëm i tyre dhe me të njëjtat relata e kredite politike.

Kjo mesa duket iu prish disa personazheve dhe aktorëve politikë që kanë një axhendë të ndryshme nga ajo që ka reforma në drejtësi dhe ata që e mbështesin atë. Ndaj më shumë se ta mbronin në sulmin e stisur politik të opozitës ata heshtën e fërkuan duart duke u kënaqur me shenjestrimin e Xhafajt nga opozita.

Me siguri të njëjtët persona duhet të kenë lobuar fort edhe që Xhafaj të ketë një biletë pa kthim në këto zgjedhje, ndaj ai por edhe të tjerë si ai në PS, janë të dënuar të fitojnë për të treguar se në politikë nuk ka moshë, por vlera, nuk ecet me lëpirje, por me kontribute.

Pra kjo nuk është beteja e një mandati, por mbi të gjitha është beteja për dinjitetin, personalitetin, kontributet dhe identitetin. Fitorja e Xhafajt e Majkos apo Kodhelit edhe pse tanimë partia vendosi tua fshijë emrat dhe t’i bëjë numra, më shumë se atyre vetë, i bën nder markës socialist e këtë e pohoi publikisht edhe Berisha një armik i përbetuar i Fatmir Xhafajt.

Edhe pse lideri demokrat e përdor këtë tezë si diversion duke ndarë socialistët nga rilindësit, ai në fakt, pa dashje iu ka bërë një shërbim të pakërkuar “senatorëve socialistë” sepse ka pranuar publikisht vlerat e tyre dhe i ka kujtuar Ramës dhe popullit të majtë se PS nuk nisi me rilindjen.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi kërkon shtyrjen e afatit të komisionit, Balla: Pas datës 30 nuk ka më zgjatje

Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi kërkon shtyrjen e afatit të komisionit, Balla: Pas datës 30 nuk ka më zgjatje

November 26, 2026
Kuvend, Balla: PD të bashkohet me PS për integrimin në BE. E keni kthyer partinë në fabrikë prodhimi molotovësh

Kuvend, Balla: PD të bashkohet me PS për integrimin në BE. E keni kthyer partinë në fabrikë prodhimi molotovësh

November 26, 2026
Konferenca e Investimeve, Hoxha: Anëtarësimi në BE nuk është ceremoni diplomatike, por transformim i përditshëm

Konferenca e Investimeve, Hoxha: Anëtarësimi në BE nuk është ceremoni diplomatike, por transformim i përditshëm

November 26, 2026
Tritoli në Lezhë, pronarja dhe djali i saj i mitur ndodheshin në banesë, autori u filmua nga kamerat

Tritoli në Lezhë, pronarja dhe djali i saj i mitur ndodheshin në banesë, autori u filmua nga kamerat

November 26, 2026
Balla thirrje PD: Të miratojmë ligjin për financimin e partive. Dakord që numërimi të bëhet në qendrat e votimit

Balla thirrje PD: Të miratojmë ligjin për financimin e partive. Dakord që numërimi të bëhet në qendrat e votimit

November 26, 2026
Kushner s’kursen superlativat për Putinin: Mjeshtër i politikës dhe figurë historike

Kushner s’kursen superlativat për Putinin: Mjeshtër i politikës dhe figurë historike

November 26, 2026
Balla i kujton Berishës aferën e CEZ: I kushtoi shtetit 414 milionë euro dëm!

Berisha sulmon Ballën: “Taulant Bego Yarsi” është i implikuar në porositje vrasjesh, vendin e ka në qeli!

November 26, 2026
LIVE! Alizoti kundër aktit normativ për tubimet, replikon Balla: Të vetmin sekretar partie këtu, e ke kryetar!

LIVE! Alizoti kundër aktit normativ për tubimet, replikon Balla: Të vetmin sekretar partie këtu, e ke kryetar!

November 26, 2026
Dallgë deri në 7 ballë, pezullohen tragetet Vlorë-Brindisi, ndalohet lundrimi edhe në Durrës

Dallgë deri në 7 ballë, pezullohen tragetet Vlorë-Brindisi, ndalohet lundrimi edhe në Durrës

November 26, 2026
Rekord alarmant/ Toka për 6 ditë radhazi mbi 2°C më e ngrohtë se në periudhën paraindustriale

Rekord alarmant/ Toka për 6 ditë radhazi mbi 2°C më e ngrohtë se në periudhën paraindustriale

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In