• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbulohet data kur do mbahen zgjedhjet e ardhshme lokale! PS nuk heq dorë nga 46 bashkitë, Rama kritika të tijve në Pogradec! Territorialja do votohet në…

by A. Q
24/08/2026 14:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

PS nuk do heq dorë nga drafti i saj për Reformën territoriale, teksa zgjedhjet lokale të ardhshme pritet të mbahen mes të dielave të datave 2 dhe 9 maj 2027.

Mazhoranca socialiste do të vijojë me projektin për reformën e re territoriale, që parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46, pavarësisht kundërshtimeve të shprehura nga disa drejtues vendorë dhe qytetarë në zonat e prekura.

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar punën e drejtuesve politikë të PS-së për shkak të kundërshtive që kanë shoqëruar këtë propozim.

“Sipas burimeve brenda kampit të majtë nuk ka një reflektim nga ana e mazhorancës socialiste për t’u tërhequr, por do vijojmë me projektin e tyre me një ndarje me 46 bashkish edhe pastaj me 71 qytete dhe me 385 njësi administrative nga 61 bashki që janë aktualisht. Mazhoranca kërkon 46 bashki. Ka pasur protesta edhe nga socialistët, nga zyrtarët e majtë, por nga ana tjetër dhe protestuesit dhe porosia zotit Rama ditën e djeshme me drejtuesit politikë nuk ka qenë që të punojnë më shumë për ndarjen territoriale, por shqetësues për kryeministrin Rama njëkohësisht për kryetarin e Partisë Socialiste është fakti që ka protesta dhe ka zë kundër dhe për këtë arsye ka fajësuar drejtuesit politikë, që sipas tij nuk e kanë bërë mirë punën për t’i informuar qytetarët mirë apo edhe kryetare të bashkive të majta apo dhe të djathta dhe qytetare që kjo ndarje shkon në të mirën e tyre apo qytetet nuk do të shkrihen, por do qëndrojnë sërish gjithashtu pavarësisht se nuk do të kenë një kryetar të zgjedhur apo nuk do të shkojnë në zgjedhje në pranverën e vitit të ardhshëm. Për këtë arsye, sidomos në ato zona ku janë prekur bashkitë, drejtuesit politikë kanë qenë, duhet të themi, kanë pasur një tërheqje veshi nga zoti Rama, pikërisht përsa i përket punës së tyre, pasi sipas kryeministrit nuk është bërë siç duhet puna nga ata”, informon ‘A2’ për zhvillimet dhe debatet gjatë mbledhjes.

Kryebashkiakët rebelë të PS-së nuk do të jenë më kryetarë bashkie për shkak se nuk do kenë më njësi për të për të garuar, apo për të qeverisur në 2027-ën.

Drafti është në fazën e konsultimit dhe synohet të miratohet në Kuvend në fillim të tetorit, pas përfundimit të afateve ligjore për marrjen e opinioneve nga bashkitë dhe këshillat bashkiakë.

“Drafti i zotit Rama së bashku me zotin Mazniku është depozituar në Kuvend në ditët e fundit të mbylljes së sesionit sesionit parlamentar. Edhe kryetarët e bashkive edhe në studion A2 CNN kanë deklaruar që ka qenë një mungesë transparence përsa i përket numrit të bashkive. Kryetarja e bashkisë së Dimalit, ka thënë që nuk e dinim që bashkia Dimalit do të shkrihej dhe do bashkohej me Beratin dhe për këtë arsye sipas saj do të duhet që të ketë një transparencë nga ana e Partisë Socialiste dhe përpos që ka probleme apo ka shqetësime nga ana e mazhorancës, duhet të themi në njësitë vendore, nuk ka një reflektim nga ana e zotit Rama. Do vijojë me projektin që ka hartuar së bashku me zotin Mazniku, por këtij projekti duhet t’i qëndrojë në krah të gjithë drejtuesit politikë, deputetët që të cilët janë të vendosur në zona dhe kryetarët e bashkive. Ata të cilët janë sot, rebelet brenda Partisë Socialiste përsa i përket kryetarëve të bashkive, nuk do të jenë më kryetarë bashkie për shkak se nuk do kenë më njësi për të për të garuar apo për të qeverisur në 2027-ën”, raporton televizioni.

Reforma territoriale duhet të miratohet para se Presidenti i Republikës të dekretojë datën e zgjedhjeve vendore.

Referuar afateve të Kodit Zgjedhor dhe deklaratave të përfaqësuesve socialistë, zgjedhjet lokale pritet të zhvillohen më 2 ose 9 maj 2027.

“Partia Socialiste prishi dialogun politik pikërisht për këtë arsye që duhej ta depozitonte draftin përpara mbylljes së sesionit parlamentar të vjetër në fund të korrikut, që më pas të kishte gjithë hapësirën ligjore për t’i dhënë bashkive dhe këshillave bashkiak 60 ditë kohë për të dhënë opinionin mbi draftin e Partisë Socialiste dhe më pasi të mbarojë ky afat kohor të diskutohet në komisionit në komisionin e ligjeve në parlament gjatë gjithë shtatorit është plani i tyre dhe më pas në fillim të tetorit të miratohet drafti i Partisë Socialiste ku kërkohen 84 vota. Partia Socialiste nuk i ka e vetme, do të duhet që të bashkëpunojë me votat e Tom Doshit. Nga ana tjetër për të kapur edhe afatet pasi presidenti i republikës duhet që të dekretojë edhe datën e zgjedhjeve, reforma duhet të jetë e miratuar përpara se presidenti i republikës të dekretojë datën e zgjedhjeve të ardhshme lokale. Sipas kodit zgjedhor, data e ardhshme do të jetë në mes të prillit dhe mes majit. Por nga deklarata publike të socialistëve flitet gjithmonë për majin e 2027-s për zgjedhjet e ardhshme lokale. Kështu që pritet të që zgjedhjet e ardhshme lokale të jenë mes dy të dielave të majit në datën dy ose më 9 maj, zgjedhjet e ardhshme lokale”, informohet për procedurën parlamentare.

 

Next Post
Asllani, titullar në Champions. “Ul” në stol Çalhanoglun në ndeshjen ndaj Feyenoord

Asllani jashtë planeve të Interit, priten edhe dy blerje në limitet e merkatos!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndodh në Tiranë, vjedhje me Inteligjencë Artificiale! Mashtruan dhe i morën 100 mijë euro kambistit të moshuar, 2 në pranga e një në kërkim

Ndodh në Tiranë, vjedhje me Inteligjencë Artificiale! Mashtruan dhe i morën 100 mijë euro kambistit të moshuar, 2 në pranga e një në kërkim

August 24, 2026
Partia e ekstremit të djathtë AfD zbulon planet për politikat antiemigracion në Gjermani: Do t’i mbyllim kufijtë dhe do dalim nga Schengeni !

Partia e ekstremit të djathtë AfD zbulon planet për politikat antiemigracion në Gjermani: Do t’i mbyllim kufijtë dhe do dalim nga Schengeni !

August 24, 2026
Kurti: I lutem opozitës të vij në Kuvend për të zgjedhur presidentin e Kosovës

Zbulohet kontrata e fshehtë, Albin Kurti i jep Serbisë gjysmë milioni euro për riparimin e vagonëve të trenave!

August 24, 2026
VIDEO/ Bota nuk gjen qetësi, një tërmet 7,7 ballë godet edhe Indonezinë! Dhjetëra të vdekur dhe shumë të plagosur! Pamjet e tmerrit!

Rëndohet bilanci i tërmetit katastrofik në Indonezi, 100 të vdekur dhe 73 mijë shtëpi të shkatërruara!

August 24, 2026
Momenti kur Haaland ‘humb’ flokët, kush është parukierja shqiptare që qethi yllin e Manchester City!

Momenti kur Haaland ‘humb’ flokët, kush është parukierja shqiptare që qethi yllin e Manchester City!

August 24, 2026
U plagos duke tentuar të shuante sherrin mes babait dhe vajzës, qytetari transferohet te Trauma në gjendje të rëndë

EMRI/ Grabitet marketi në Durrës, autori kapet pas ndjekjes nga Policia: Shtyu punonjësen dhe mori paratë!

August 24, 2026
“Ethet e Nilit” pushtojnë edhe Maqedoninë, autoritetet në Shkup japin alarmin! Shpallet epidemia në 5 komuna, 26 të infektuar e një viktimë

Ethet e Nilit hyjnë edhe në Shqipëri, rasti i parë në Korçë! Ekspertët paralajmërojnë dhe japin këshillat, shenjat e sëmundjes dhe masat!

August 24, 2026
“Koha nuk pret”- Begaj nderon viktimat e komunizmit në Lushnjë: Të mos harrojmë, kujtesa është përgjegjësi për të ardhmen!

“Koha nuk pret”- Begaj nderon viktimat e komunizmit në Lushnjë: Të mos harrojmë, kujtesa është përgjegjësi për të ardhmen!

August 24, 2026
“Kënaqësi të gatuaja për Kryeministrin”- Rama në Pogradec, Topalli i publikon foton pas darkës! Postimi i kuzhinierit të njohur

“Kënaqësi të gatuaja për Kryeministrin”- Rama në Pogradec, Topalli i publikon foton pas darkës! Postimi i kuzhinierit të njohur

August 24, 2026
Situatë kritike nga zjarri në Pukë, evakuohen banorët në fshatit Pepaj! Flakët dalin nga kontrolli, apeli: Të ndërhyhet nga ajri, dëgjohen dhe shpërthime

Zjarr pranë varrezave në Bojdan të Pukës, dyshohet për akt të qëllimshëm, në atë zonë Policia zhvilloi aksionin antikanabis!

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com