• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbulohet data e protestës së opozitës, Berisha: Ka një interes të jashtëzakonshëm për përballjen me regjimin e Ramës

by Java News
26/10/2022 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 12 nëntor, opozita do të zhvillojë protestën kombëtare kundër qeverisë. Data u bë e ditur nga kreu i PD, Sali Berisha në një komunikim për mediat, vetëm pak orë pas takimit me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Siç u shpreh ish-kryeministri në këtë datë do të nisë beteja kundër regjimit më të urryer, ku të gjithë shqiptarët do të bashkohen, pasi në të katër anët e Shqipërisë po bien sirenat e alarmit.

“Jam sot për të informuar opinionin publik shqiptar në Shqipëri dhe kudo që ndodhet në botë se opozita shqiptare, PD, PL dhe forca të tjera opozitare nisin më datën 12 nëntor betejën e madhe kundër regjimit të urryer, absolutar, regjimit të narkoshtetit, regjimit të partisë shteti regjimit Edi Ramës. Po bien sirenat e urrejtjes ndaj monizmit të Edi Ramës.

Në të katër anët e Shqipërisë po bien sirenat e urrejtjes ndaj monizmit të Ramës, sirenat e alarmit ndaj gjendjes katastrofale të krijuar nga vjedhjet e mëdha të papërmbajtura të pasurive publike të qytetarëve shqiptarë.

Ka pasur e ka një interes të jashtëzakonshëm për protestat dhe përballjen me regjimin e partisë shtet, i cili në historinë kombëtare është regjimi më anti shqiptar pas regjimit të Enver Hoxhës. Unë kam besimin më të madh se të rinjtë të rejat e Shqipërisë që ndodhen në vend e ata të cilët janë larguar për shkak të pamundësisë së tyre për të përballuar jetën në Shqipëri, do bashkohen në protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria më 12 nëntor për ti dhënë përgjigjen e merituar Edi Ramës e klikës së tij në pushtet”, theksoi Sali Berisha.

/s.f

Next Post
Lul, revolucioni bëhet me Volter, jo me variant Tenardjeje!

'Merrni këtë rrogë dhe bëni një punë të dytë', Shpëtim Nazarko: Pedagogu kështu kthehet në një hamall

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com