• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Zbulohet biseda në 2003-shin mes Kadri Roshit e Luftar Pajës/ Sot do thoshte: “Eja më puth në prapanicë o Sali”

by Java News
25/04/2017 13:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Xhevdet Shehu

Këtë ngjarje mbase nuk do ta kisha treguar asnjëherë, po të mos ishte hapur kohët e fundit një debat, në pamje të parë i pakuptimtë, por me një synim të largët, për ndalimin e transmetimit të filmave të realizuar në kohën e diktaturës. E ndërsa debatet ziejnë, më shumë politikisht se artistikisht, ndërkohë që një propozim ka mbërritur në parlament, po tregoj këtë episod që e kam përjetuar me dy artistë të mëdhenj të skenës dhe kinematografisë sonë, Artistwt e Popullit, Kadri Roshi dhe Luftar Paja, disa vite më parë.

***

Ishte viti 2003. Mesi i janarit ka qenë. Po haja një drekë krejtësisht të zakonshme në një nga lokalet më modestë të Tiranës të asaj kohe. Lokali ishte diku nja pesëdhjetë metra prapa Ministrisë së Arsimit dhe më ka mbetur në mendje emri i të zotit të lokalit pasi e frekuentonim herë pas here. I thërrisnim Diu (mund ta quanin Hamdi, nuk jam i sigurt). Kadriu dhe Luftari ishin klientë të shpeshtë aty.

E vetmja tavolinë e lirë ishte një thuajse në mesin e sallës dhe ne pa asnjë pretendim u ulëm aty.

I zoti i lokalit, pra Diu, e dinte paraprakisht menynë. Ca bërxolla, një sallatë e… natyrisht nga një gotë raki.

Pavarësisht se dy artistët e mëdhenj i kisha miq dhe njihesha prej kohësh, këtë radhë doja që ata të bisedonin vetëm për artin që kishin bërë e për rolet e luajtura nëpër filma e në teatër. Pastaj bëra të heshturin, doja të ndiqja me vëmendje bashkëbisedimin mes tyre. Një bisedë mes artistësh nuk mund të jetë ndryshe, veçse artistike, edhe kur flitet për punë politike. Artistët janë shumë të çuditshëm. Janë magjistarë në njëfarë mënyre. Seç kanë një magji që të shkëputin nga e rëndomtja dhe të ngrenë në ca lartësi të panjohura të një bote që ëndërrojmë.

E tillë ishte biseda e asaj dite. U kujtuan episode nga filmat që dy artistët e shquar kishin realizuar në vite. Natyrisht, kujtoheshin prapaskenat e filmave, jo ato skena që i kanë parë të gjithë në ekran. Dhe ato mizanskenat apo episodet që nuk përfshihen në film, janë po aq interesante sa dhe vetë filmi.

Fillimisht dy artistët kujtuan filmin “Këshilltarët”. Ai film, si vepër artistike që është, përgjithëson ngjarjen e dhimbshme të pushkatimit të dhjetë këshilltarëve të Hekalit tim në vitin 1943, por edhe të 45 këshilltarëve të këshillave antifashiste në gjithë Mallakastrën që u vranë brenda rreth një muaji. Kadriu në atë film luan në mënyrë të shkëlqyer rolin e kryetarit të këshillit (Islam Sadikut), ndërsa Luftari është në krah të tij dhe në momentin e pushkatimit, ia merr këngës:

Ti o popull, lamtumirë,

Me një Shqipëri të lirë!..

E, në atë klubin e Diut, Luftari u ngrit e i puthi dorën Kadriut.

Tha Luftari:

“Ta puth dorën, o Kadri, se me atë film më duket se kam shlyer një borxh të madh. Këshilltarët e Hekalit u vranë në Gorishovën time. Pse të vriteshin aty? Gjithnjë më ka munduar ky peng. Këshilltarët i vranë ballistët dhe gjermanët, po sot, pas kaq vitesh na dalin ca lapangjozë e na thonë se janë vrarë për hasmëri… Po filmi ku ti luan rolin e kryetarit të këshillit, tregon të vërtetën e madhe… Ja pse të jam mirënjohës, o Kadri…”

 

“Faleminderit”, tha Kadriu. Pastaj kujtoi rolin e Luftarit te “Gjeneral Gramafoni”. E ke qarë, i tha. U ngrit Kadriu dhe i puthi dorën Luftarit.

Mandej Luftari kujtoi rolin e Kadriut tek “Arturo Ui”. Sa shumë të urrej në atë rol për personazhin që luan, aq edhe të dua te personazhi i Ezopit te “Dhelpra dhe rrushtë”. Dhe u përkul mbi tavolinë dhe i puthi dorën mikut tij artist.

Pastaj, Kadriu kujtoi “Udhën e shkronjave”. Ah, more hanxhi, sa mirë i ke ditur ato punët e verës së holluar më ujë. U ngrit e i puthi dorën Luftarit.

U bënë dy me dy, thashë më vete. Kaq mjafton mendova. Kur fap, Luftari i kujton filmin “Ballë për ballë”.

– Një rol episodik kisha në atë film, tha Kadriu. Nuk është ndonjë gjë e madhe…

– Mirë, mirë, por filmi ishte një vepër e madhe për një ngjarje të madhe që ka ngelur në histori, – i tha Luftari dhe fap u ngrit e i puthi dorën Kadriut.

“Tre me dy”, numërova unë me vete.

Pasi kthyem nga një gotë, Kadriu e mori sërish fjalën dhe kujtoi personazhin e Çobo Rrapushit që e ka përjetësuar në mënyrë të shkëlqyer Luftari në atë komedinë e shkruar nga Pëllumb Kulla mbi motivet e një tregimi të Shefqet Musarait.

U ngrit Kadriu dhe deshi t’i puthte dorën Luftarit…

“Stop!” Thuajse bërtiti Luftari në mënyrën e tij gjysmë arrogante. “Ti je artist më i madh se unë ndaj dhe ta putha dorën tri herë se je artist më i madh se unë. Ti ma puthe dorën dy herë. Kaq mjafton… Se po të filloj ne t’i numëroj unë rolet e tua s’do kishim të mbaruar o Plaku Mere… Për shembull, kujdestari tek “Lulëkuqet mbi mure”…

… Më ka pjellë belaja me atë film, kujtoi Kadriu. Ka plot njerëz që më kanë urryer për atë rolin e kujdestarit. E mban mend kur ishim me xhirime në Berat e po ktheheshim të lodhur në hotel. Verë ishte, zheg. Një autobot freskonte rrugët. Unë isha në mes të rrugës kur shoferi nxori kokën nga dritarja e më tha “Mos lëviz” e sa hap e mbyll sytë më lëshon me furi ujin e më bëri qull nga koka te këmbët. “Po ça të kam bërë, u njeri?”, e pyeta unë i zgërlaqur. “Kriminel! Ti je kriminel! Ti e vrave atë jetimin, atë djalin e shkretë Sulo te filmi…”. U ula në gjunjë dhe e falënderova me gjithë zemër, sikur të kisha njëmijë spektatorë përpara…

Ra një heshtje për momentin dhe ne vazhduam të konsumonim ato që kishim përpara. Në këtë moment, ngrihet një klient krejt i panjohur nga një tavolinë aty pranë dhe, gjysmë i përlotur, vjen në tavolinën tonë dhe i puth me dashuri dy artistët në ballë.

“Të më falni”, tha. “Nuk më njihni dhe as kini pse të më njihni. Jam një qytetar krejt i zakonshëm që pëlqej dhe i dua shumë filmat tuaj, që u gjenda rastësisht në këtë lokal. Por, kur pashë dy artistë të mëdhenj që i puthin dorën njëri-tjetrit, u preka shumë… Të më falni edhe njëherë… Ah, sikur politikanët tanë t’u ngjanin sadopak juve!”

Pashë se edhe dy artistët që kisha në tavolinë u mallëngjyen nga ai gjest i atij qytetari që nuk ia mësuam emrin asnjëherë.

***

E kujtova këtë takim të paharruar ditët e fundit me Luftar Pajën. Po, kështu ka ndodhur. Eh sa kujtime kam me atë njeri…

E ndërpreva Luftarin dhe e pyeta se si do të reagonte Kadri Roshi po të ishte gjallë dhe të dëgjonte këtë debatin për ndalimin e filmave të prodhuar në kohën e socializmit. Luftari u mendua pak dhe tha:

– Si do të reagonte Kadriu? Ja ta them unë. Do të thoshte pa e vrare mendjen fare si tek roli që luan në filmin “I teti në bronx”: “Eja më puth në prapanicë o Sali, që ta kem kujtim në botën tjetër…”. E kishte llafin për Sali Protopapën, jo për ndonjë Sali tjetër, sikurse mund t’i shkojë mendja ndonjërit…

DITA

ma.me

Next Post
Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu: Në 2018 fusim vaksinën e ‘rotavirusit’

Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu: Në 2018 fusim vaksinën e ‘rotavirusit’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, gjykata jep vendimin: Dënohet me 30 vjet burg Leonard Duka

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, gjykata jep vendimin: Dënohet me 30 vjet burg Leonard Duka

January 21, 2026
Kush është “i forti” i Yzberishtit i arrestuar për trafik armësh në Tufinë, i dënuar më parë për vrasje

Kush është “i forti” i Yzberishtit i arrestuar për trafik armësh në Tufinë, i dënuar më parë për vrasje

January 21, 2026
21 Janari, Erion Veliaj: Gjaku i të pafajshmëve thërret më fort se kurrë për drejtësi

21 Janari, Erion Veliaj: Gjaku i të pafajshmëve thërret më fort se kurrë për drejtësi

January 21, 2026
Goditet grupi i trafikut të armëve në kryeqytet/ Ja zonat ku bëhej shpërndarja, tre të arrestuar

Goditet grupi i trafikut të armëve në kryeqytet/ Ja zonat ku bëhej shpërndarja, tre të arrestuar

January 21, 2026
Kryeministri i Kanadasë paralajmëron: Ky nuk është një tranizcion, është çarje e rendit botëror

Kryeministri i Kanadasë paralajmëron: Ky nuk është një tranizcion, është çarje e rendit botëror

January 21, 2026
VIDEO/ Jared Kushner dhe Ivanka Trump, pas takimit në Vlorë vizitojnë zonën e Akernisë

VIDEO/ Jared Kushner dhe Ivanka Trump, pas takimit në Vlorë vizitojnë zonën e Akernisë

January 21, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

21 janari, një turp kombëtar

January 21, 2026
Dosja e 21 janarit, del nga SPAK Mark Nika: Të shpejtohen hetimet, prokurori më tha se…

Dosja e 21 janarit, del nga SPAK Mark Nika: Të shpejtohen hetimet, prokurori më tha se…

January 21, 2026
Bora vështirëson qarkullimin në Dibër, segmente problematike në Rrugën e Arbrit

Bora vështirëson qarkullimin në Dibër, segmente problematike në Rrugën e Arbrit

January 21, 2026
Komisioni antikorrupsion, ambasada e SHBA: Të mbrohet pavarësia e institucioneve

1 vit nga rikthimi i Trump, ambasada e SHBA: Aleatët na respektojnë, kundërshtarët na frikësohen

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In