Policia e Kurbinit ka zbuluar një bazë falsifikimi të dokumenteve ndërkohë që në pranga kanë rënë dy persona që prodhonin dokumente të ndryshme.
Sipas policisë, baza e falsifikimit është zbuluar pas operacionit të koduar “Piktori” ku u dokumentua veprimtaria kriminale e prodhimit të dokumenteve të ndryshme të falsifikuara kundrejt vlerave monetare.
Në pranga kanë rënë Mark Gjinaj 52-vjeç, banues në Kurbin dhe Fatmir Braha 45-vjeç, banues në Durrës ku në banesën e Gjinajt janë gjetur një sasi baze materiale që dyshohen se përdoreshin për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara dhe janë gjetur e sekuestruar edhe dokumente e materiale të ndryshme të cilat dyshohet se përdoreshin nga ana e tyre, si modele falsifikimi.
shqiptarja.com/d.i.