• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbulohet axhenda, ja sa zgjat protesta e opozitës

by A R
26/05/2018 09:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të organizojnë sot një protestë, para Kryeministrisë, me qëllim rrëzimin e qeverisë ‘Rama’ dhe krijimin e një qeverie të përbashkët anti-mafia. Protesta është rrjedhojë e reagimit të përshkallëzuar të opozitës par publikimit prej saj të audiopërgjimit, me protagonist (sipas PD) Albert Veliu i njohur edhe ‘Babalja’ apo ‘dëshmitari X’ dhe Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ku bisedojnë për dërgimin e një sasie hashashi drejt Italisë.

Me anë të kësaj proteste, opozita shqiptare synon që të detyrojë kryeministrin Edi Rama që t’i hapë rrugë një qeverie anti-mafia. Në këtë kuadër, një ditë para protestës së opozitës, kreu demokrat, Lulzim Basha, ka thirrur në zyrën e tij të gjithë aleatët. Basha ju ka përcjellë porositë e fundit aleatëve, ku të pranishëm ishin dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, dhe kreu i grupit parlamentar të kësaj force politike, Petrit Vasili. Këto janë lëvizjet e fundit të opozitës së bashkuar para protestës, ku krerët e dy partive kryesore opozitare, Basha dhe Kryemadhi, bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive në aksionin e të shtunës.

PD ndryshon mendje, cakton orarin
Partia Demokratike ka ndryshuar mendje sa i takon orarit të protestës. Në kërkesën e parë drejtuar policisë, PD nuk kishte caktuar në orar për përfundimin e protestës. Mbrëmjen e djeshme, sipas burimeve për Report Tv nga Policia e Tiranës, opozita e ka ridërguar duke saktësuar se do të zgjasë katër orë. Por nga PD e mohojnë një gjë të tillë. Dy ditë më parë u përfol në rrethet mediatike dhe politike se protesta mund të zgjaste pa limit, për shkak se në kërkesën e parë të opozitës drejtuar policisë, nuk përcaktohej një orë për përfundimin e saj.

Basha mesazh qytetarëve  
Një ditë para protestës së opozitës, kreu i PD, Lulzim Basha, ka përsëritur thirrjen për të gjithë qytetarët që t’i bashkohen aksionit opozitar nesër në kryeqytet. Përmes një statusi në ‘Facebook’, Basha shkruan se ‘ata’, duke nënkuptuar kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij, pasurohen duke grabitur Shqipërinë me koncesione dhe tendera. Duke e shoqëruar mesazhin e tij me një video, kryedemokrati ju drejtohet qytetarëve, duke ju thënë se është në dorën e tyre për t’i larguar më 26 maj.

“Ata pasurohen duke grabitur Shqipërinë me koncesione dhe tendera. Është në dorën tonë t’i largojmë! #26maj”, shkruan Basha.

Ndërkaq, kryeministri Edi Rama ka pohuar se në protestë mund të dalë kush të dojë, por duke ruajtur vijat.

“Zgjedhja është e lirë, secili bën atë që do. Fatmirësisht, koha kur shkohej në protestë dhe nuk ktheheshe në shtëpi, por ktheheshe në morgun e spitalit në Tiranë, ka vdekur. Koha kur shkoje në protestë dhe ktheheshe në ilegal, me brinjë të thyera, që mos të të kapnin më mbrapa, pasi të kishin shkatërruar me shkop e me shkelma në mes të rrugës, ka vdekur. Në protestë mund të dali kusht të dojë. Nuk e prek kush me dorë, sigurisht duke ruajtur vijat. Por pyetja këtu nuk është protesta”, ka pohuar kryeministri. /a.m.

Next Post
FOTOT/ Protesta, a është e ligjshme kjo…?!

Shifrat sipas opozitës: Ja sa protestues janë nisur nga rrethet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Batuta e Orban për zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë në takimin me Trump: A mund ta marr me vete në Hungari?

Përplasjet e diplomacisë në Budapest

February 15, 2026
Detaje nga vetëplagosja e 18-vjeçares/ Nga gjurmët e gjakut te provat, ja si u përfshi familja e të dashurit të saj në ngjarje

Detaje nga vetëplagosja e 18-vjeçares/ Nga gjurmët e gjakut te provat, ja si u përfshi familja e të dashurit të saj në ngjarje

February 15, 2026
I ka vënë çelësin zyrave të ‘Euroatlantikëve’? Reagon Basha: Jemi në proces ndryshimi të ambienteve, beteja për PD-në vazhdon

Ku ka “humbur” Lulzim Basha? Fotografia e ministrit rikthehen vëmendjen mbi ish-kreun e PD-së

February 15, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Duhet të jesh i verbër ndaj të keqes tonë

February 15, 2026
Harta e re gjyqësore dhe drejtësia e mohuar

Domosdoshmëria e rikualifikimit të një dispozite

February 15, 2026
Lara Colturi: Gabova në lëshim e dytë, shpresoj të jap më të mirën në garën e ardhshme

Lara Colturi: Gabova në lëshim e dytë, shpresoj të jap më të mirën në garën e ardhshme

February 15, 2026
Shi e dëborë, e enjte me mot të paqëndrueshëm, çfarë ndodh me temperaturat

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për ditën e nesërme

February 15, 2026
“Po rrëzon tarracën e pallatit”, Braçe denoncon qytetarin: Ujësjellësi t’i ndërpresë ujin dhe ta verifikojë

“Po rrëzon tarracën e pallatit”, Braçe denoncon qytetarin: Ujësjellësi t’i ndërpresë ujin dhe ta verifikojë

February 15, 2026
Deklarata që ndez alarmin, Orban paralajmëron se Europa po shkon drejt luftës

Deklarata që ndez alarmin, Orban paralajmëron se Europa po shkon drejt luftës

February 15, 2026
I riu përplas me makinë të miturën në Ballsh, 7-vjeçarja dërgohet në spital

Po riparonte makinën në një servis, humb jetën aksidentalisht 23-vjeçari në Librazhd

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In