Më në fund zbulohet dhe arsyeja më e mundshme se përse Cristiano Ronaldo udhëtonte kaq shpesh në Marok. Prej kohësh pati spekulime të ndryshme, madje se Ronaldo udhëtonte në Marok për të takuar trainerin e tij të kick boksit, duke aluduar kështu se ai ishte gay.
Por tabloidi Nova Gente ka zbuluar se arsyeja e vërtetë se përse CR7 shkon në Marok shpeshherë është një modele portugezo-franceze me emrin Melanie Martins. Sipas gazetës, Ronaldo mesa duket ka gjetur një dashuri të re, pas ndarjes së tij me modelen ruse Iryna Shayk.