• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zbulohet arsyeja pse Pompeo anuloi dje urgjentisht vizitën në Berlin

by Java News
08/05/2019 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i shtetit amerikan, Mike Pompeo ka realizuar ka realizuar një vizitë të papritur në Bagdad, ku është takuar me zyrtarët irakianë dhe ka diskutuar shqetësimet e Shteteve të Bashkuara për sigurinë, duke përmendur ato që i ka cilësuar si aktivitete “përshkallëzuese” të Iranit.

Vizita e Pompeos në kryeqytetin e Irakut ka ardhur një javë pasi Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar për pozicionimin e pajisjeve ushtrake në Lindje të Mesme, hap që është konsideruar si përgjigje ndaj kërcënimit me të cilin përballen forcat amerikane dhe aleatët e tyre në rajon.

Pompeo ka thënë në Bagdad se inteligjenca amerikane ka qenë “shumë specifike” rreth “sulmeve që janë të pashmangshme”.

Teherani në anën tjetër ka hedhur poshtë raportimet për kërcënime duke i cilësuar ato si “luftë psikologjike”.

Tensionet në mes të Teheranit dhe Washingtonit janë përshkallëzuar prej kur presidenti amerikan, Donald Trump është tërhequr një vit më parë nga marrëveshja bërthamore që Irani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.

Përveç kësaj Trump ka rikthyer të gjitha sanksionet ndaj këtij shteti duke i prekur sektorin e naftës dhe atë bankar.

“Ne kemi biseduar për rëndësinë që ka Iraku në të garantuarit e sigurisë dhe për mbrojtje të amerikanëve në shtetin e tyre”. Pompeo ka thënë pas takimit me presidentin irakian, Barham Salih dhe kryeministrin, Adil Abdul-Mahdi.

Ai ka thënë se qëllimi i takimit ka qenë për të informuar liderët irakianë për “kërcënimin në rritje që SHBA-ja ka vërejtur në rajon”.

Sa i përket vendimit për të angazhuar forca shtesë në Lindje të Mesme, Pompeo ka thënë se “mesazhi që u kemi dërguar iranianëve ka qenë i qartë” se dhe shpreson që Irani të mendojë dy herë, para se të sulmojë interesat amerikane.

 

/a.meta

Next Post
VAR, ylli në ngjitje i këtij botërori. Por a mund ta shpëtojë dhe njerëzimin?

Sistemi VAR edhe në Shqipëri, parashikohet të fillojë në vitin 2020/2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In