• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbulohen viktimat e Elbasanit, xhaxha e nip të sapokthyer nga festa dhe një turk

by Java News
30/12/2018 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrëmjen e të shtunës rreth orës 21.15 tre persona u ekzekutuan me breshëri kallashnikovi në hyrje të një restoranti të njohur në rrugën Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit. Në këtë atentat të mirëorganizuar dyshohet se janë përfshirë disa persona ende të paidentifikuar.

Ata sipas policisë u kanë zënë pritë viktimave ndërsa të tre ishin futur në automjet dhe po bëheshin gati të lëviznin drejt Elbasanit me një fuoristradë me targa të huaja pasi kishin darkuar me disa familjarë të tyre. Në këtë moment është hapur zjarr në drejtim të automjetit ku ndodheshin tre viktimat duke qëlluar me breshëri dhe për pasojë ka humbur jetën në vend Endrit Alibej, 34-vjeç dhe Arben Dylgjeri, 56 vjeç, që të dy banorë të qytetit të Elbasanit si dhe shtetasi Erdal Duranay, 51 vjeç nga Turqia.

Sipas burimeve policore dy elbasanasit e ekzekutuar janë të afërm me njëri-tjetrin, xhaxha dhe nip. Ndërkohë edhe viktima tjetër që thuhet së është shtetas i huaj nga hetimi paraprak rezulton të ishte i afërm i bashkëshortes së një prej dy viktimave nga Elbasani.

Objektivi kryesor i atentatit të mbrëmshëm nga hetimi i kryer rezulton se ka qenë pikërisht 34-vjeçari Endrit Alibej me të shkuar kriminale jashtë Shqipërisë.

Aktualisht pista kryesore ku është përqendruar hetimi është ajo e prishjes së pazareve të drogës pasi 34-vjeçari elbasanas Alibej ka qenë në vitin 2013 i arrestuar për trafik droge në Itali.

Viktimat jetonin jashtë vendit dhe ishin kthyer vetëm para pak ditësh për të kaluar festat e fundvitit në Shqipëri. Autorët e masakrës kanë qenë disa dhe dyshohet se janë larguar pas kryerjes së krimit me një makinë në drejtim të rrethrrotullimit të Bradasheshit dhe për të gjetur gjurmët e tyre janë marrë pamje të kamerave të sigurisë si dhe janë shoqëruar dhjetëra persona.

Menjëherë pas ngjarjes Policia ka ngritur postblloqe në të gjitha rrugëkalimet, ndërkohë që RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë rrethuan zonën në një perimetër të gjerë si dhe kryen kontrolle për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes. Gjithashtu një grup hetuesish nga Drejtoria e Krimeve të Rënda të Policisë së Shtetit po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të masakrës. (BW)

Next Post
Kosova shkund Serbinë, taksa e re i shkakton 40 mln euro humbje në muaj

Kosova shkund Serbinë, taksa e re i shkakton 40 mln euro humbje në muaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani po zhvillon raketa me rreze të gjatë?! Paralajmërimi i SHBA-ve para bisedimeve në Gjenevë

Irani po zhvillon raketa me rreze të gjatë?! Paralajmërimi i SHBA-ve para bisedimeve në Gjenevë

February 25, 2026
Analizë | Rusia e 2026-ës në kolaps, Putin po torturon edhe popullin e vet

Analizë | Rusia e 2026-ës në kolaps, Putin po torturon edhe popullin e vet

February 25, 2026
‘I ati i Malltezit iu tha familjeve jeni dëmshpërblyer me monedha ari’, Paro Laçi: Na dolën pseudo-pronarët! Berisha me dhëndrin më bënë presion

“Kërkoi shkatërrimin e klubit “Partizani”, Paro Laçi: Berisha ka dhënë urdhër për të vrarë!

February 25, 2026
Hetimet ndaj Ballukut, avokati: Nuk ka prova të reja, çështja po ngrihet mbi interpretime!

Hetimet ndaj Ballukut, avokati: Nuk ka prova të reja, çështja po ngrihet mbi interpretime!

February 25, 2026
Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur

Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur

February 25, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Këshilli i Mandateve nuk mori vendim njësoj si “Kushtetuesja”. Duket që ka një ngërç

February 25, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, temperaturat nuk ndryshojnë

February 25, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Debati për heqjen e imunitetit të Ballukut, Vangjeli: Paradoks deri në kufijtë e absurdit!

February 25, 2026
300 operacione që nga fillimi i vitit, Rama ndan pamje nga spitali i Fierit: Përkushtim dhe teknologji moderne

300 operacione që nga fillimi i vitit, Rama ndan pamje nga spitali i Fierit: Përkushtim dhe teknologji moderne

February 25, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Frika e vërtetë e Berishës është “21 janari”, Beqiri: Pas Mediut radhën e ka Shkëlzeni…

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In