Skuadra e Manchester Cityt është e vendosur që të transferojë Alexis Sanchez nga Arsenali para 31 gushtit.
Sipas tabloidit britanik, The Mirror, Manchester City i ka ofruar skuadrës londineze sulmuesin anglez, Raheem Sterling dhe para për Sanchezin.
Sanchez është objektiv i Pep Guardiolas, por deri më tani ka hasur në rezistencë të Arsen Wengerit.
Mbetet të shihet nëse Wenger do të heq dorë nga Sanchezin, apo do ta mbajë me ‘zor’ në Emirates.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/sport/city-ofron-yllin-e-skuadres-dhe-para-per-sanchezin-foto-426193/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright










