Burime policore bëjnë me dije se dy persona janë shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të vrasjes së ndodhur në Kurbin.
Bëhet fjalë për vrasjen e Ndrec Prendit, 58 vjeç, trupi i të cilit u gjet në pyllin e Selitës.
Policia bën me dije se autorët e dyshuar janë Indrit Ndoci 29 vjeç dhe Xhoana Ndoci 24 vjeç.