• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Zbulohen shkresat! Tre ditë para dorëheqjes, Basha e autorizoi Alibeajn për regjistrimin e PD në zgjedhje

by A R
06/03/2023 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më poshtë është shkresa e plotë për regjistrimin në zgjedhjet lokale e dorëzuar në KQZ këtë të Hënë nga grupimi i Enkelejd Alibeaj. Ishte përfaqësuesi ligjor i kësaj pale Indrit Sefa ai që e dorëzoi shkresën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Faqja e parë e shkresës së dorëzuar në KQZ
Faqja e dytë e kërkesës
Faqja e tretë e kërkesës

Bashkangjitur kërkesës janë një sërë dokumentesh që përfshijnë, vërtetimin për regjistrimin  e partisë në Zyrën e Regjistrit të Partive Politike, autorizimi i firmosur nga kryetari ligjor i Partisë Demokratike Lulzim Basha, deklarata e angazhimit solemn që mban firmën e Enkelejd Alibeajt dhe së fundmi deklarata për hapjen e  një llogarie të posaçme bankare të partisë.

Deklarata për llogarinë bankare të PD

Në shkresën për regjistrim në zgjedhjet e 14 Majit, janë shkruar të dhënat e subjektit zgjedhor që përfshijnë emrin zyrtar të partisë, shkronjat nistore (PD), vulën e partisë dhe adresën e selisë.

Vërtetimi nga Zyra e Regjistrimit të Partive Politike

Në dokumentin e autorizimit të përgjithshëm nga Lulzim Basha, shkruhet: Unë Lulzim Basha, me funksion Kryetar i PD, lidhur me zgjedhjet vendore të 2023, në përmbushje të kompetencave të kryetarit të partisë, autorizoj ushtrimin  e tyre nga nënkryetari i partisë Enkelejd Alibeaj dhe/ose Sekretari i Përgjithshëm i partisë Gazmend Bardhi, dhe/ose Sekretari për çështjet ligjore/zgjedhore Indrit Sefa.

Basha e ka firmosur këtë dokument më 18 Mars 2022, 3 ditë para se të jepte dorëheqjen nga posti i Kryetarit të kësaj force politike.

Autorizimi i firmosur nga Lulzim Basha
Autorizimi i firmosur nga Lulzim Basha

Enkeled Alibeaj do të mbledhë sot Kryesinë e tij, ku të pranishëm do të jenë: Xhelal Mziu, Selaudin Jakupllari, Lefter Geshtenja, Ramadan Lika, Eralda Bano, Merita Bakiu, Flutura Açka, Arbi Agalliu, Andia Ulliri, Flamur Hoxha, Zheni Gjergji, Gazment Bardhi dhe Saimir Korreshi.

I pyetur nga gazetarët se kush e drejton Kryesinë, duke marrë parasysh se Basha i ka dhënë autorizimin për regjistrimin e partisë në KQZ në cilësinë e kryetarit të PD, Alibeaj tha se përgjigjien do e japë pas mbledhjes.

Pyetje: Kush e drejton kryesinë sepse pamë letrën që kryetari është Basha?

Enkelejd Alibeaj: Do ta merrni vesh në prononcimin që do të kem pas takimit të mbledhjes.

Ndërkohë sa i përket grupimit që mbështet Berishën mbrëmjen e djeshme pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar u depozitua kërkesa për t’u regjistruar për zgjedhjet. Aty u vendos që në zgjedhjet lokale të shkohet me koalicion. Kujtojmë që të Premten, Gjykata e Apelit vendosi që të kthejë për gjykim çështjen për vulën dhe logon e Partisë Demokratike.

/a.r

Next Post
Kush e drejton Kryesinë e PD? Ja si përgjigjet Enkelejd Alibeaj

Kush e drejton Kryesinë e PD? Ja si përgjigjet Enkelejd Alibeaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç, viktima mbante katër mbiemra

July 9, 2026
Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

July 9, 2026
Deputetja Koçeku: Integrimi në BE, nga ëndërr e largët në realitet të pamohueshëm

Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta

July 9, 2026
Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

July 9, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

July 9, 2026
Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

July 9, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“PD u shkërmoq nga protesta”, Bido: Partinë Socialiste nuk e ka dëmtuar fare!

July 9, 2026
Përgjaket aksi Levan-Vlorë, ndërron jetë këmbësori

Aksident në Levan–Tepelenë! Makinat përplasen kokë më kokë, plagosen dy persona

July 9, 2026
Koçeku: Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai kur u prishën ndërtimet në Theth. Ju betohem për 7 shenjtorët…

“Ramës nuk ia hapa telefonin për tre ditë”, Koçeku: Më tha që do të ngelem vetëm!

July 9, 2026

‘Orteku Murinjo’ në turizmin shqiptar po ngadalësohet…

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In