• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbulohen prapaskenat, ja pse Xhaka nuk bëhet kapiten i Bazelit

by A R
09/12/2016 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Taulant Xhaka rinovoi kontratën e tij me Bazelin edhe për pesë vite. Kështu ai do të jetë pjesë e skuadrës kampione të Zvicrës deri në 2021. Ofertat për shqiptarin nuk munguan, mirëpo drejtuesit e Bazelit blinduan menjëherë të ardhmen e mesfushorit grintoz. Megjithatë, duket se as besnikëria që ai ka treguar për ekipin, nuk i ka mjaftuar që të marrë në krah shiritin e kapitenit dhe gradat në skuadër shkruan panorama.

Qëndrimi

“Nuk e kam aspak të vështirë që të mendoj ta mbyll karrierën time te Bazeli. Të largohem jashtë vendit? Më duket mendim shumë, shumë i largët”, ishte deklarata e Taulant Xhakës në verë për mediat zvicerane, ndërkohë që për të kishte shumë skuadra që interesoheshin. Pavarësisht faktit se ai ishte edhe pjesë e Kombëtares shqiptare në skenën e rëndësishme futbollistike, atë të “Euro 2016”, mesfushori nuk e braktisi skuadrën me të cilën kishte nisur karrierën dhe kishte arritur deri në këtë pikë të formimit të tij.

Prapaskena

Përballja me Granitin për herë të tretë nuk rezultoi e suksesshme për vëllanë e madh të Xhakave, pasi mesfushori i Arsenalit mundi sërish vëllanë e tij në Ligën e Kampionëve, brenda të njëjtit vit. Ndryshe nga Graniti, Shaqiri dhe shumë të tjerë, Taulanti është sërish pjesë e Bazelit dhe një nga shtyllat më të rëndësishme të skuadrës. Por, çfarë i mungon për t’u bërë kapiten?

Në një deklaratë të dhënë për mediat helvete, drejtori Sportiv i Bazelit ka lënë të kuptohet se pikëpyetja mbi të ardhmen e futbollistit ka qenë shkaku që nuk i ka lënë atij të gradohet. “Xhaka është një futbollist i shkëlqyer. Ai ka treguar prej kohësh se është një futbollist i përgjegjshëm. Ka një sens mjaft të mirë të diskutimit të gjërave me të gjithë skuadrën.

Gjatë verës, qëndrimi i tij nuk ishte fort i sigurt dhe për shiritin e kapitenit, siguria mbi të ardhmen është çështje e rëndësishme”, ka deklaruar Xhorxh Heitz për “NZZ.ch”.

Taulant Xhaka

Ai është një nga futbollistët që nuk preferon daljet e shpeshta në media dhe për këtë çështje është mjaftuar vetëm me një deklaratë të shkurtër: “Më pyesni pas dy apo tri vitesh për këtë gjë”./a.m.

Next Post
A do ketë Shqipëria dritë jeshile nga Gjermania? Rama rrëfen bisedën kokë më kokë me Merkel

Rama: Moody’s vlerëson disiplinën fiskale, borxhi publik do të zbresë në nivelin më të ulët në 20 vite

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Putin: Vrasja e Khameneit, cinike! Shkel ligjin ndërkombëtar

March 1, 2026
Policia arreston 5 serbë të dyshuar për vrasjet në Syriganë gjatë luftës

Policia arreston 5 serbë të dyshuar për vrasjet në Syriganë gjatë luftës

March 1, 2026
Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

March 1, 2026
Vdekja e Khameneit: Kush janë emrat që pritet të marrin pushtetin në Iran

Vdekja e Khameneit: Kush janë emrat që pritet të marrin pushtetin në Iran

March 1, 2026
Si po goditet edhe Kina nga sulmi ndaj Iranit

Si po goditet edhe Kina nga sulmi ndaj Iranit

March 1, 2026
Sherri me thika në berberhane, policia arreston autorin që plagosi dy persona

Sherri me thika në berberhane, policia arreston autorin që plagosi dy persona

March 1, 2026
Rama viziton “Vilën 31” pas protestës: Artistët i gjeta të traumatizuar, turp për gjykatësit që lirojnë keqbërësit

Rama viziton “Vilën 31” pas protestës: Artistët i gjeta të traumatizuar, turp për gjykatësit që lirojnë keqbërësit

March 1, 2026
Lojërat e dyfishta të princit saudit Mohammed bin Salman në sulmin ndaj Iranit

Lojërat e dyfishta të princit saudit Mohammed bin Salman në sulmin ndaj Iranit

March 1, 2026
Arrestohet ish-drejtori i AKU-së së Durrësit, Elton Varaku

Arrestohet ish-drejtori i AKU-së së Durrësit, Elton Varaku

March 1, 2026
Ekstradohen nga Gjermania dhe Italia tre shtetas të shpallur në kërkim

Ekstradohen nga Gjermania dhe Italia tre shtetas të shpallur në kërkim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In