• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbulohen përgjimet që kapën nusen vrasëse në Vlorë

by Java News
26/08/2018 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

ReportTv me anë të një speciale tregon përgjimet e dosjes që zbardhën krimin makabër në Vlorë me dy viktima. Nënë e bir, Olsi dhe Selkie Hoxhallari u vranë e dogjën të banesën e tyre nga nusja Hysnije Hoxhallari.

Report Tv siguron ekskluzivisht përgjimet e dosjes që zbardhi krimin makabër në Vlorë me dy viktima. Nënë e bir, Olsi dhe Selkie Hoxhallari u vranë e dogjën të banesën e tyre nga nusja Hysnije Hoxhallari.

Përgjimet e kryera nga policia dhe prokuroria e Vlorës zbardhën krimin makabër që më 22 Janar të 2018 tronditi Vlorën ku nënë e birë u vranë dhe dogjën të gjallë nga nusja e shtëpisë dhe i dashuri i saj.

Report Tv ka siguruar një kopje të këtyre përgjimeve, përgjime në të cilat Hysnie Hoxhallari bashkëshortja e Olsi Hoxhallarit të vrarë e djegur brenda shtëpisë së tij sëbashku me nënën, është kapur mat në tentativë për të zhdukuar disa karta telefoni “sim”.

Ajo këtë bisedë e ndanë me motranë e saj. Biseda është bërë pak orë pas krimit makabër dhe Hysnia kërkon ti gjej një vend të sigurit kartave telefonike.

 

Hysnie Hoxhallari dhe Kasëm Pirjasi

Hysnija: Ku ti lë unë këto moj qyqa?

G: Cfarë janë ato? Hysnie: Ja me këto kapackat e numrave.

G: Po mirë moj hidhi.

Këshillën për ti hedhur nga e motra e merr me shqetësim pasi ka frikë se ata, referuar hetuesve i gjejnë.

Hysnie: Huuu, t’i shikojnë ato, kush i ka pasur këto numra. Pastaj i mora me vrap, thashë o zot do ti gjejnë aty, hajde të bësh punë.

G: Po mirë moj unë i kam pasur.

Hysnija: Unë i kam pasur po ti c’ne kaq numra këtu, hiq një e vër një, hajde merru me ta. Hidhi me ilacet me c’farë janë këtu. Po moj Oli i ka mbledhur që atëherë, hidhi të tëra mos i gjej njeri, të tëra kapackat.

Kjo bisedë e kryer me shqetësimin se ku do fsheh Hysnija numrat e telefonit dhe motrës së saj është transkiptuar brenda 24 orëve dhe 2 ditë pas krimit Hysnije Hoxhallari është prangosur dhe sot ndodhet në qeli.

Dyshimet e hetuesve janë shtuar teksa e motra e Hysnijes është shprehur: Unë mirë që i hoqa se mos i gjenin këtu e bëjnë punë me gomerët.

Hysnija e pyet: Po ku t’i hedh thuaj?

G: Lëri në banjë njëherë.

Hysnij: Të vijnë në banjë direkt atje i ke, atë të bëj unë, të merrem me ata pastaj. Ej po kësaj si t’ia bëj unë? Këto leja Hamzait thuaj ti flaku kur të ikësh andej këto letrat.

Nga analizimi i këtyre përgjimeve ka rezultuar Hysnije Hoxhallari kishte dy numra telefoni dhe jo një siç kishte deponuar më parë në polici. Por surpriza e hetuesve ishte celulari i saj në të cilin ishin përdorur nga 7 Maj 2017 deri në 31 dhjetor 2017 plot 6 numra telefoni dhe një në emër të të dashurit të Hysnijes shtetasit Kasem Pirjasi.

Nga tabulatet telefonikë komunikimet e Hysnije Hoxhallarit me të dashurin e saj Kasëm Pirjasi nisnin çdo ditë nga ora 06:30 minuta e mëngjezit deri në 00:30 të mbrëmjes, vetëm gjatë ditëve që bashkëshorti i Hysnijes viktima e krimti makabër Olsi Hoxhallari ndodhej në Greqi.

Me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Pirjasi dhe e dashura e tij Hysnije Hoxhallari ndodhet në burg. Por pas versionit të parë se krimin e kishte kryer sëbashku me të dashurën e tij, Kasem Pirjasi ka kërkuar nga Krimet e Rënda t’i heqin arrestin pasi vrasja është kryer vetëm nga Hysnija.

Më 22 Janar 2018 në lagjen “24 Maji” në Vlorë u shënua dhe krimi makabër ku pasi u prenë dhe dëmtuan në pjesën e kokës me thika duke gjetur vdekjen Olsi Hoxhallari dhe mamaja e tij Selkie Hoxhallari u dogjën brenda dhomës së gjumit. (Shqiptarja.com)

Next Post
FOTOT/Ronela Hajati shfaq imazhet, por komentuesit i thonë e shëndoshë

FOTOT/Ronela Hajati shfaq imazhet, por komentuesit i thonë e shëndoshë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In