• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbulohen pamjet e grabitjes në Rinas / Policia: Autorët kishin paruke, nuk qëlluan në ajër

by A R
01/07/2016 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Policisë Tiranë ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku ka sqaruar dinamikën e ngjarjes së Rinasit.

Në fjalën e tij, Ervin Hodaj sqaroi se një person i veshur me jelek portokalli dhe fosforeshent kapërcen portën që përdoret vetëm për mjetet që furnizojnë me karburant avionët.

“Pasi ka prerë drynin e derës është futur një automjet tip Benz. Ky automjet ka dalë nga e njëjta portë. Rezulton se pas daljes nga porta, autorët janë larguar në drejtim të aksit Fushë Krujë –Vorë. Operatori i Menaxhimit të Aeroportit ka njoftuar policinë për grabitjen. Në ndjekje të autorëve janë vënë forca të policisë Tiranë, Krujë dhe RENEA. Është ngritur helikopteri për krehjen e zonës nga ajri” – tha Hodaj.

Kryepolici i Tiranës bëri të ditur se nga të dhënat paraprake rezulton se persona të maskuar me maska dhe paruke kanë grabitur një sasi kartmonedhe të vlerave të ndryshme më pak se 1 milion euro.

“Autorët nuk kanë qëlluar me armë. Sipas regjistrave, policia u njoftua 5 minuta pasi u larguan nga aeroporti” – tha Ervin Hodaj.

1c74f2e5-66b3-4064-8b5b-ce4f4580c0346e7fb1c2-46b8-46ac-bcc3-1476bfde619a2878c414-e228-4329-9fa1-b0b664781368Fjala e plotë e Ervin Hodajt

Në orës 14:23 të datës 30.06.2016, sipas orës së sistemit të kamerave të sigurisë së Aeroportit të Rinasit, një person i veshur me jelek me ngjyrë portokalli me fasha fosforeshente, kapërcen portën e ndodhur në skajin veri-perëndimor të pistës,  portë e cila përdoret vetëm për hyrje-daljen e mjeteve që furnizojnë me karburant avionët.

Ky person ka prerë  drynin e derës dhe pasi ka hapur atë, në territorin e  pistës futet një automjet tip Mercedes Benz me ngjyre vishnje. Autorët janë futur me makine  në vendqëndrimin e automjeteve te sherbimit dhe kanë kryer vjedhjen e parave që ndodheshin në makinën e blinduar të shoqërisë “NAZERI 2000”.  

Në  orën 14:27 ky automjet duket që del përsëri nga territori i aeroportit nga e njëjta portë, prej nga hyri. 

Rezulton se pas daljes nga porta, autorët janë larguar në drejtim të aksit rrugor Rinas – Fushë Krujë – Vorë.

Në orën 14:33, 10 minuta pas thyerjes së sigurisë së rrethimit të jashtëm të aereoportit, Salla Operative e DVK&M Tiranë njoftohet nga ODM (Operatori i Drejtimit dhe Menaxhimit të Aeroportit), se persona të armatosur kanë hyrë me automjet brenda territorit të pistës së avionëve dhe kanë kryer një grabitje. 

Menjëherë me marrjen e njoftimit shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të autorëve duke  konstatuar një automjet tip MercedeS Benz i cili po digjej.

Në ndjekie të autorëve janë vënë forcat Renea, Fnsh, forcat e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Komisariatit Kruje,  dhe specialistët e Drejtorisë së Përgjithshme për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit.

Gjithashtu  është ngritur në fluturim me efektiva të policisë Renea helikopteri i Policisë  për krehjen e zonës nga ajri.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku ka vazhduar puna për zbulimin dhe dokumentimin e kësaj ngjarjeje. 

Nga të dhënat paraprake të hetimit, rezulton se persona të maskuar me maska dhe paruke, të armatosur me armë automatike të llojit kallashnikov, nën kërcënimin e armëve, kanë arritur të grabisin një sasi valute të kartëmonedhave të ndryshme, të deklaruar më pak se 1 milion Euro, ne automjetin tip Blind te shoqërisë SH.P.S.F. “Nazeri 2000”.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, dëshmitë e marra deri tani dhe të gjitha të dhënat paraprake hetimore, autorën nuk kanë qëlluar me armë. 

Reagimi i Policisë  ka qenë i menjehershëm pas njoftimit të dhënë, megjithëse sipas regjistrave, është njoftuar rreth 10 minuta pas hyrjes së makinës dhe 5 minuta pasi autoret jane larguar nga rrethimi i aeroportit.  

Dua të bëj me dije se në sallën e monitorëve të mbikëqyrjes me kamera, nuk ka asnjë prezencë të policisë dhe njoftimi për ngjarje që ndodhin në aeroport bëhet nga punonjësit e ODM.

Gjithashtu, në bazë të Marëveshjes Konçensionare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqërisë Konçensionare Tirana International Airport, siguria e perimetrit të jashtëm të aeroportit, portat hyrëse të tij, vendqëndrimin e Avionëve, ambientet hyrëse të terminalit si dhe sallën e kamerave CCTV, e bën në mënyrë eksluzive shoqëria koncesionare nëpërmjet kompanive private të sigurisë. 

Madje vetë policia, mbi bazën e kësaj marrëveshje, e ka rreptësisht të ndaluar të patrullojë në aereoport.  

Ndërkohë që bazuar në ligjin për Policinë e Shtetit dhe në Ligji Nr. 9861 datë 24.01.2008 “Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirt shtetëror”, Policia e Shtetit mban përgjegjgësi për sigurinë e udhëtarëve në Aeroportin Nënë Tereza, dhe veçanërisht në Pikën e Kalimit Kufitar Ajror, që është territori nga kabina e kontrollit, salla e tranzitit deri në vendqëndrimin e avionit.  

Gjithashtu, Policia e Shtetit, bazuar edhe në masat e shtuara të sigurisë, të marrra në kuadër të luftës kundër terrorizmit, kryen shërbim me patrulla të shtuara në kabinat e kontrollit të pasagjerëve në hyrje-dalje, në ambjentet e brendshme dhe para terminalit të pasagjerëve, në ambjentet e intervistimit të shtetasve të kthyer dhe për sigurimin e personave të shoqëruar në ambientet e Komisariatit. 

Sa më sipër, theksojmë se perimetri i jashtëm i aeroportit, patrullimi nga brenda i perimetrit të aereoportit, portat hyrëse të tij, vendpushimi i avionëve, ambientet hyrëse të terminalit si dhe salla e kamerave CCTV,  janë përgjegjësi direkte e kompanisë ICTS, e cila është kontraktuar nga TIA (Tirana International Airport).

Pikërisht për shkak të konstatimit të shpeshtë të mungesës së disa elementëve të sigurisë, Policia e Shtetit me shkresë nr 457 datë 21.04.2014 i ka komunikuar autoritetit Aeroportual TIA, në lidhje me mangësitë të konstatuara në drejtim të parametrave të sigurisë, vecanërisht për sistemin e kamerave, pasi kamerat nuk mbulonin me monitorim të gjitha pikat nervlagjike të aeroportit.

Me shkresë ref. RCV/IA, datë 24.04.2014, protokoll 273/1, nga Autoriteti Aeroportual TIA, i është kthyer përgjigje Komisariatit të Polcisë Rinas se: Shqetësimet e ngritura lidhur me sigurinë dhe kamerat e sigurisë, nuk janë kompetencë e Policisë së Shtetit.

Në vazhdimësi të korespodencës për riparimin e mangësive të  konstatuara, me shkresë nr 496 protokoll 25 .04.2014 Komisariati i Policisë Kufitare Rinas i është drejtuar Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC),  me kërkesë për ndërhyre për marrjen e masave të menjëherëshme për zgjidhjen e problemtaikave të konstatuara lidhur me sigurinë në Aereoport, duke i kërkuar Koncesionarit që të zgjidhe menjëherë problemet e sigurisë në përputhje me standartet ndërkombëtare për sigurinë në Aeroporte.

Nga Autoriteti i Aviacionit Civil akoma deri ditën e sotme nuk është kthyer asnjë përgjigje.

Po në vijim të korespodencës me shkresë nr 534/protokoll datë 24.03.2016, Komisariati i Policisë Kufitare Rinas, i kërkon autoritetit Aeroportual TIA, marrjen e masave për lëvizjen e mjeteve të shërbimeve të linjave ajrore brenda në pistë si dhe rishikimin e sistemit të kamerave.

Në mbledhjen e këshillit të sigurisë së aeroportit datë 30.03.2016 mbajtur me protokoll nr 145  Ref : RCV-GM/STO nga ana e Policisë së Shtetit është kërkuar rishikim i masave të sigurisë përfshirë dhe sistemin e kamerave si dhe shkëmbim i menjëhershëm i informacionit në rast të ngjarjeve të mundshme kriminale.

Në lidhje me veprimet hetimore të kryera për zbardhjen e ngjarjes theksojmë se janë angazhuar kapacitetet më të  kualifikuara dhe të specializuar të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë.

Po punohet intensivisht në disa pista për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve në dhënien e informacioneve të vlefshme në lidhje me këtë ngjarje dhe siguron ruajtjen e anonimatit.

Policia e Shtetit është e angazhuar për të garantuar siguri maksimale të qytetarëve në Aeroportin e Rinasit, ashtu sic do të kërkojë në vazhdimësi shtimin e masave të sigurisë nga të gjithë institucionet që kanë përgjegjësi për garantimin e sigurisë brenda aereoportit dhe cdo mjedisi tjetër.

 

Next Post

Çmënduri turke/ Motoçiklisti Kenan Sofuoglu kalon urën me shpejtësi 400 km/h

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

January 13, 2026
E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

January 13, 2026

“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

January 13, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Arratisja e Altin Ndocit, Karamuço tregon rastin e ngjashëm në burgun e Reçit: U shmang falë refuzimit të shoqëruesit

January 13, 2026
Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

January 13, 2026
Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

January 13, 2026
Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

January 13, 2026
Arratisja e Altin Ndocit nga spitali/ Eksperti i sigurisë: Efektivi i Policisë mund të përdorte armën, por…

Arratisja e Altin Ndocit nga spitali/ Eksperti i sigurisë: Efektivi i Policisë mund të përdorte armën, por…

January 13, 2026
“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

2 mijë banesa dhe 12 mijë ha tokë të përmbytura/ BE aktivizon Mekanizmin e Emergjencës në Shqipëri

January 13, 2026
Gazetari zbardh prapaskenat e arratisjes së bujshme në Durrës: Altin Ndoci kishte probleme me …

Gazetari zbardh prapaskenat e arratisjes së bujshme në Durrës: Altin Ndoci kishte probleme me …

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In