• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zbulohen “oazë të gjallë” me qenie që “hanë” kimikate 10 000 m nën ujë

by B K
31/07/2025 17:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në thellësitë e ujërave detare në gati 10 000 metra, një ekip i drejtuar nga studiuesit kinezë ka zbuluar qenie të gjalla që mbijetojnë pa rrezet e diellit, duke u mbështetur në reaksionet kimike për energji.
Studimi inovativ u botua të mërkurën në revistën shkencore “Nature”.

Kërkimi, i udhëhequr nga Instituti i Shkencës dhe Inxhinierisë së Thellësive Detare (IDSSE) pranë Akademisë Kineze të Shkencave, zbuloi komunitetet më të thella të jetës kemosintetike në botë, që nxjerrin energji nga reaksionet kimike brenda lëngjeve gjeologjike.

Këto komunitete të lulëzuara, të përbëra kryesisht nga krimba tub dhe molusqe dykapakëshe, mbështeten duke konsumuar lëngje të pasura me sulfur hidrogjeni dhe metan.
Duke përdorur batiskafin me pilot “Fendouzhe” (“Luftëtari”), ekipi i kërkimit arriti një thellësi rekord prej 9 533 kilometrash dhe eksploroi një shtrirje të gjerë prej 2 500 kilometrash të dyshemesë së hendekëve nëndetarë Kuril-Kamçatka dhe Aleutiane.

Analiza gjeokimike tregoi që metani në këto mjedise prodhohet nga mikroorganizma në thellësi brenda shtresave të sedimenteve, të cilat vazhdimisht shndërrojnë dioksidin e karbonit që rrjedh nga zbërthimi i lëndës organike. Kjo tregon për ekzistencën e një biosfere të gjerë, aktive e të panjohur më parë nën dyshemenë e oqeanit të thellë.

Zbulimi sfidon drejtpërdrejt besimin tradicional se ekosistemet e thella mbështeten kryesisht në grimca organike dhe mbetje shtazore që fundosen nga sipërfaqja e oqeanit, duke ofruar një perspektivë të re për të kuptuar mekanizmat komplekse të ciklit të karbonit në thellësitë detare.
Për më tepër, studimi sugjeron që organizmat kemosintetikë mund të ndikojnë thellësisht si në strukturën e ekosistemeve të thella, ashtu edhe në ciklin global të karbonit.

Hulumtimi është një përbërës kyç i Programit Global të Eksplorimit të Hadalit (GHEP), një nismë ndërkombëtare dhjetëvjeçare e udhëhequr nga IDSSE, e cila synon të eksplorojë misteret e zonave më të thella oqeanike të Tokës, duke përdorur teknologji të përparuara të zhytjes në thellësi.

Next Post
Qeveria miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030

Qeveria miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U arrestua se plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, Gjykata e Fierit lë në “arrest me burg” dajën e deputetes Zegjine Çaushi

Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg 52-vjeçarin!

November 9, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Shteti nuk mund të tërhiqet përpara dhunës – protesta nuk është pushtet mbi ligjin

November 9, 2026
“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

November 9, 2026
“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

November 9, 2026
Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

November 9, 2026
OKB paralajmëron për një epokë të re të fenomeneve ekstreme të motit: Toka po akumulon nxehtësi me ritme të përshpejtuara!

OKB paralajmëron për një epokë të re të fenomeneve ekstreme të motit: Toka po akumulon nxehtësi me ritme të përshpejtuara!

November 9, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

“I përcolla shqetësimet e Turqisë për Iranin”- Erdogan konfirmon bisedën telefonike me presidentin Trump: Zgjidhja përmes dialogut!

November 9, 2026
Liga e Kombeve/ Ndeshjet deçizive me Finlandën dhe Bjellorusinë, Berisha dhe Shehu: Çdo ndeshje ka vështirësi, duam mbështetjen e tifozëve!

Liga e Kombeve/ Ndeshjet deçizive me Finlandën dhe Bjellorusinë, Berisha dhe Shehu: Çdo ndeshje ka vështirësi, duam mbështetjen e tifozëve!

November 9, 2026
Helmimi i fëmijëve në kopshtin publik, Ujësjellësi i Vlorës: Rezultatet e analizave të ujit dolën brenda normave, nga verifikimet…

Helmimi i fëmijëve në kopshtin publik, Ujësjellësi i Vlorës: Rezultatet e analizave të ujit dolën brenda normave, nga verifikimet…

November 9, 2026
Trafikoi rreth 25 kg kanabis me valixhe nga Athina në Rinas, kush është 51-vjeçari grek i arrestuar!

Trafikoi rreth 25 kg kanabis me valixhe nga Athina në Rinas, kush është 51-vjeçari grek i arrestuar!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In