• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbulohen negociatat, Lorik Cana kërkohet nga Pescara

by A R
19/09/2016 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lorik Cana nuk ka vendosur ende kur dhe ku do ta vazhdojë karrierën e tij futbollistike pas pushimit të gjatë që ai ka filluar që nga mbyllja e Euro 2016. Por ish-kapitenit të përfaqësueses shqiptare nuk i mungojnë ofertat, edhe nga klube me emër të cilat luajnë në kampionate të forta. Sipas mediave italiane, ndonëse lojtari ka disa muaj larg fushave të blerta, për të ka filluar të interesohet konkretisht një skuadër e Serisë A, në të cilën ai mund të gjejë disa bashkëkombës të tij.

Bëhet fjalë për Peskarën, klub i cili ka probleme në prapavijë për shkak dëmtimesh të ndryshme e si rrjedhojë i duhen sa më parë përforcime për të përballuar këtë sezon, pa pritur merkaton e janarit. Për këtë arsye, po vëzhgohet me interes tregu i lojtarëve me parametër zero. Klubit i janë ofruar disa lojtarë nga menaxherë të ndryshëm, mes të cilëve Diakite dhe Sol Bamba. Por drejtuesit i tërheq ideja që të afrojnë Canën, një lojtar me shumë eksperiencë, të cilit mund t’i ofrohet mundësia për një eksperiencë të fundit në futbollin e rëndësishëm.

Zërat për mbrojtësin shqiptar dhe interesimin e Peskarës u përhapën që në fillimin e këtij muaji. Por fakti që ato janë kthyer në ditën e fundit, mund të jetë një sinjal se diçka po lëviz drejt një marrëveshje të mundshme. Informacionet për Canën te Peskara nuk mungojnë, pasi në radhët e kësaj skuadre ka disa shqiptarë, duke filluar nga kapiteni Ledian Memushaj, për të vazhduar me Rei Manajn e të riun Leonardo Maloku.

Megjithatë, mbetet të shihet se çfarë vendimi do të marrë Cana, i cili gjatë javëve të kaluara ka refuzuar disa oferta nga klube franceze apo zvicerane. Ai ka lënë të kuptohet se dëshiron të kthehet përsëri në futbollin e luajtur, por mendohet se do të zgjedhë të mbyllë karrierën në një prej kampionateve aziatikë apo në SHBA./Panoramasport/a.m.

Next Post
Filmi rreth Jackie Kennedy do jetë në dhjetor në kinematë amerikane

Filmi rreth Jackie Kennedy do jetë në dhjetor në kinematë amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

March 4, 2026
Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

March 4, 2026
“Zaptoi foltoren e Parlamentit”, PS kërkon përjashtimin me 20 ditë të Agron Shehajt

“Zaptoi foltoren e Parlamentit”, PS kërkon përjashtimin me 20 ditë të Agron Shehajt

March 4, 2026
Plagosen dy policët e “Shqiponjave”, ranë nga lartësia gjatë aksionit për kapjen e një personi

Plagosen dy policët e “Shqiponjave”, ranë nga lartësia gjatë aksionit për kapjen e një personi

March 4, 2026
“S’ka prova se Irani po ndërton armë bërthamore”, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike: Rrezatimi në vendet fqinje…

“S’ka prova se Irani po ndërton armë bërthamore”, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike: Rrezatimi në vendet fqinje…

March 4, 2026
Arsenale të teknologjisë së lartë, por personel i patrajnuar, pikat e dobëta të sheikëve

Arsenale të teknologjisë së lartë, por personel i patrajnuar, pikat e dobëta të sheikëve

March 4, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

March 4, 2026
Gjysma e qytetit të Gjirokastrës mbetet pa energji, kabina elektrike në fshat u përfshi nga flakët

VIDEO / Gjirokastra çel sezonin turistik, Rama: Ndikim pozitiv në zinxhirin e ekonomisë lokale

March 4, 2026
Izraeli: Pasardhësi i Khamenei-t do të jetë shënjestra e radhës për eliminim

Izraeli: Pasardhësi i Khamenei-t do të jetë shënjestra e radhës për eliminim

March 4, 2026
Arabia Saudite paralajmëron Iranin: Rezervojmë të drejtën e plotë për përgjigje ndaj agresionit

Arabia Saudite paralajmëron Iranin: Rezervojmë të drejtën e plotë për përgjigje ndaj agresionit

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In