• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zbulohen mikrovalët, që sëmurin diplomatët amerikanë

by Java News
04/09/2018 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjekët dhe shkencëtarët dyshojnë gjithnjë e më shumë se mikrovalët kanë qenë shkak i zhurmave dhe sëmundjeve të pashpjegueshme që kanë vuajtur diplomatët amerikanë dhe familjet e tyre, gjatë vitit të kaluar, në Kubë dhe në Kinë, raportoi gazeta New York Times.

Dhjetëra njerëz kanë raportuar se kanë dëgjuar tinguj të fuqishëm në shtëpitë e tyre ose dhomat e hotelit, që janë pasuar me dhimbje të rënda koke, marramendje, probleme me gjumin dhe humbje të dëgjimit.

Një studim mjekësor i 21 viktimave në Kubë, i publikuar në mars, nuk i ka përmendur mikrovalët si shkak, por autori i tij i tha gazetës New York Times më 1 shtator se mikrovalët po konsiderohen tani si arma kryesore e dyshuar.

“Të gjithë kanë qenë skeptikë në fillim, por të gjithë pajtohen tani se ka diçka këtu”, tha Douglas Smith, drejtor i Qendrës për Lëndime dhe Riparime në Tru, pranë Universitetit të Pensilvanisë, shkruan REL.As Departamenti amerikan i Shtetit, as FBI-ja nuk i kanë fajësuar publikisht mikrovalët për sëmundjet.

Gazeta New York Times tha se është ende mister se kush mund t’i ketë kryer sulmet me mikrovalë dhe përse.

Spekulimet e shkencëtarëve janë përqendruar në mundësinë se disidentët pro-rusë në Kubë mund t’i kenë përdorur mikrovalët, në përpjekje për të penguar ngrohjen e marrëdhënieve midis Uashingtonit dhe Havanës, e cila ka nisur në fund të mandatit të ish-presidentit amerikan, Barack Obama. (b.an)

Next Post
Liga e Kombeve, Memushaj-Balaj: Duam vendin e parë në grup!

Liga e Kombeve, Memushaj-Balaj: Duam vendin e parë në grup!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hartat/ Çmimet e reja të referencës do të zbresin edhe në fshat; Barazohen me referencat e rretheve

Hartat/ Çmimet e reja të referencës do të zbresin edhe në fshat; Barazohen me referencat e rretheve

January 16, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS në Pallatin e Brigadave, zbardhet axhenda e plotë

January 16, 2026

Nga monarkistët te muxhahedinët, kush janë grupet opozitare që sfidojnë Ajatollahun në Iran?

January 16, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat në rritje

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat në rritje

January 16, 2026
Makina bie nga mbikalimi tek ura e Dajlanit, ndërron jetë 18-vjeçarja, plagosen edhe këmbësorë

Makina bie nga mbikalimi tek ura e Dajlanit, ndërron jetë 18-vjeçarja, plagosen edhe këmbësorë

January 16, 2026
“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In