• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Zbulohen mesazhet, Toni Bler i kërkoi Klintonit ta lavdëronte në një shkrim

by
03/09/2015 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

bler-klintonZbulohen mesazhet, Toni Bler i kërkoi Klintonit ta lavdëronte në një shkrim

Toni Bleri i kërkoi Bill Klintonit që të shkruante një artikull në gazetë, për të mbështetur kandidaturën e tij (e cila nuk kishte shumë shpresa) për presidencën e Këshillit Europian, sipas asaj që del nga emailet e lëshuar rishtaz.  Ish-kryeministri britanik dëshironte që ish-presidenti i SHBA të shkruante një artikull mbështetës për “cilësitë e tij personale” që e bënin kandidatin më të mirë.

Por këshilltarët e z. Klinton thanë se ai ndoshta do të thoshte jo dhe se nuk dëshironin që Bleri të kishte pritshmëri të mëdha nga miku i tij.

sms-klinton1

Emaili ishte një prej 7000 mesazheve të bërë publikë të HIlari Klintonit dhe që i përkasin kohës kur ajo ishte Sekretare Shteti. Më shumë se 50 mijë emaile po publikohen gradualisht, të cilët Hilaria i kishte depozituar në serverin e saj privat, dhe jo në llogarinë zyrtare të emailit. Emaili në lidhje me kandidaturën e Blerit për presidencën e BE i përket datës 29 tetor 2009, dhe iu dërgua Znj. Klinton nga Sidnei Blumental, një prej këshilltarëve të saj më të ngushtë.

Në email thuhet se këshilltari i lartë i Blerit, Xhonatan Pauell ka sugjeruar që Z. Klinton të “shkruajë një artikull me anë të të cilit mbështet Toni Blerin për presidencën e BE, në gazetën gjermane “Di Velt”.

Më tej, ai shkruan: “Nëse do ta bëjë, unë sugjerojë që ta përfshijë në një diskutim mbi të ardhmen e Europës, nevojën që Europa të jetë e fortë si partnere e SHBA për shumë objektiva që kërkojnë një president të fortë: imperativat e politikave, ndryshimi i klimës, siguria, integrimi social etj., të gjitha të çojnë tek Bleri. Gjithashtu, nëse do të bëhet, duhet të përfshijë përshkrim dhe mbështetje të cilësive personale të Blerit për detyrën. Nuk mund të jetë indirekt”.

Dag Bend, një tjetër këshilltar i Znj. Klinton, shkruan se Z. Bler dhe Z. Klinton do të flasin atë mbrëmje. Ai shton: “Do ia përmend, por ma do mendja që ai do të thotë jo. Mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm e të mos krijojmë shumë pritshmëri”.

Znj. Klinton bie dakord dhe thotë: “Mendoj se Billi dhe Toni do e zgjidhin vetë”. Në fund, artikulli nuk u shkruajt. Pas shumë spekulimeve, Bleri deklaroi se nuk është i interesuar për pozicionin e Presidentit të Këshillit Europian dhe u emërua i Dërguar Special për Paqen në Lindjen e Mesme, në emër të Kartetit (BE, OKB, SHBA dhe Rusi). /DM – Bota.al

Next Post

Hapësirat publike, Mazniku: Ashpërsim të masave për të kthyer ligjshmërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

January 23, 2026
“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

January 22, 2026
Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

January 22, 2026
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

January 22, 2026
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

January 22, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

January 22, 2026
“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In