• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zbulohen mesazhet e bosit të Cosa Nostras me të dashurën: Fati më bëri një dhuratë

by Java News
16/03/2023 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia italiane ka arrestuar një çift që strehonte bosin e Cosa Nostras, Matteo Messina Denaro. Bëhet fjalë për Emanuele Bonafede, 50 vjeç dhe Lorena Lanceri, 48 vjeçe.

Bashkëshortët akuzohen se kanë mbajtur në shtëpinë e tyre kreun e mafies siciliane, deri pak ditë para arrestimit të tij. Sipas prokurorisë, Bonafede dhe Lanceri kanë ndihmuar Messina Denaron të ruante kontakte me njerëzit e rëndësishëm.

Një prej tyre ishte Laura Bonafede, vajza e Nardo Bonafede, bosit mafioz të distriktit Campobello që vdiq në paraburgim në nëntor 2020.

Laura Bonafede është fotografuar në market së bashku me Matteo Messiba Denaro dy ditë para arrestimit të tij.

Në një letër që ajo i kishte dërguar, Laura flet me kode dhe i shpreh dashurinë kumbarit.

“E bukura e jetës sime ishte që të takova, sikur fati më bëri një dhuratë. Ajo dhuratë je ti. Mendoj se çdo femër që të ka pranë ndihet e veçantë. Me ty ndihem e mbrojtur, ti më bën të ndihem mirë, më bën të buzëqesh me batutat e tua dhe e adhuroj ironinë tënde, njohuritë dhe inteligjencën tënde të pamasë. Të të njihja ty ishte privilegj dhe më vjen keq për ata që nuk mundën. E di, të dua!”, shkruan ajo, me pseudonimin Diletta.

Ndërkaq, çifti ka dhënë dëshminë pas arrestimit të bosit të mafies më 16 janar, duke u shprehur se e kanë zbuluar rolin e tij dhe identitetin e vërtetë kur u bë me dije nga policia pasi nuk e njihnin. Sipas dëshmisë së rreme, Messina Denaro ishte prezantuar si Francesco Salsi.

Pas dy muajsh hetime u zbulua se bashkëshortët kanë gënjyer dhe kanë ndihmuar me vetëdije të plotë të shumëkërkuarin prej 30 vitesh. Kamerat e sigurisë kanë zbuluar se si “kumbari i fundit” ka shkuar në banesën e tyre gati çdo ditë, ndërsa çifti është kujdesur të kontrollojë rrugën në momentin që ai hynte. Të gjitha lëvizjet janë të regjistruara nga kamerat.

/s.f

Next Post
Burgu i jep leje Saimir Tahirit për të marrë pjesë në varrimin e të atit

Burgu i jep leje Saimir Tahirit për të marrë pjesë në varrimin e të atit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In