• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbulohen kategoritë e personave që do t’u kontrollohet pasuria në kuadër të paketës anti-KÇK që drejtohet nga Lleshaj

by Java News
31/01/2020 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në krye të paketës anti-KÇK-që miratoi sot qeveria do të jetë Komiteti Kombëtar i Koordinimit për Parandalimin dhe Luftën Kundër Krimit të Organizuar. Ai do të kryesohet nga ministri i Brendshëm dhe ka në përbërje ministrin e Drejtësisë, ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Prokurorin e Përgjithshëm, drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtorin e Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Komiteti mblidhet të paktën një herë në tre muaj dhe i paraqet raport periodik Këshillit të Ministrave. Komiteti, me propozimin e ministrit të Brendshëm, miraton rregulla të hollësishme për funksionimin e tij.

Por kush janë subjekt i këtij akti normativ që kaloi sot qeveria? Në fokus të aktit është pasuria e personave që janë dënuar me vendim të formës së prerë, brenda apo jashtë vendit, ata nën hetim, po ashtu shqiptarë dhe të huaj që janë të dyshuar për terrorizëm. Për pasuritë që janë në shqyrtimin e një gjykate nuk hetohen.

Kategoritë

1. Personat, që deri në momentin e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ janë dënuar me vendim penal të formës së prerë, brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me përjashtim të personave për të cilët ka vendim pafajësie, për:

a) pjesëmarrjedhe kryerje të krimeve nga organizata kriminale, banda e armatosur dhe grupi i strukturuar kriminal, të parashikuara nga kreu XI i Kodit Penal;

b) pjesëmarrjedhe kryerje të krimeve nga organizata terroriste e tëkrimeve për qëllime terrosiste, parashikuar nga kreu VII i Kodit Penal;

c) kryerjen e krimeve të parashikuara në nenet 77, 78, 78/a, 79, 79/a, 79/b, 79/c, 109, 109/b, 110/a, 114, 117, 128/b, 134 paragrafi tretë, 136, 138/a, 139, 140. 141, 151, 152, 278/a, 282/a, 283, 283/a dhe 284, 284/a të Kodit Penal;

2. Personat, që deri në momentin e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ janë persona nën hetimbrenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me përjashtim të personave për të cilët ka vendim të pushimit të akuzës apo të çështjes penale për:

a) pjesëmarrje dhe kryerje të krimeve nga organizata kriminale, banda e armatosur dhe grupi i strukturuar kriminal, të parashikuara nga kreu XI i Kodit Penal;

b) pjesëmarrje dhe kryerje të krimeve nga organizata terroriste e tëkrimeve për qëllime terrosiste, parashikuar nga kreu VII i Kodit Penal;

c) kryerjen e krimeve të parashikuara në nenet 77, 78, 78/a, 79, 79/a,79/b,109, 109/b, 110/a, 114, 117, 128/b, 134 paragrafi tretë, 136, 138/a, 139, 140 141, 151, 152, 278/a, 282/a, 283, 283/a dhe 284, 284/a të Kodit Penal;

3. Personat fizikë dhe juridikë, shtetas shqiptarë apo të huaj, si dhe persona pa shtetësi, për të cilët ka filluar procedura e shpalljes apo për të cilët ekzistojnë dyshime të bazuara në elemente të faktit për përfshirje në çdo formë të terrorizmit dhe të financimit të tij, të kryera brenda ose jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, sipas parashikimit të legjislacionit në fuqi, për masat kundër financimit të terrorizmit

Next Post
“S’lejohen në protesta dhe stadiume”/ Çfarë parashikon akti normativ për personat që cilësohen me rrezikshmëri

“S'lejohen në protesta dhe stadiume”/ Çfarë parashikon akti normativ për personat që cilësohen me rrezikshmëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In