• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbulohen fotot e rralla të Dhimitër Vangjelit, 60 vjet të ruajtura në arka municionesh

by Java News
30/10/2016 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rite, zakone, familjet e pasura e të varfëra të Kolonjës, gjeneralë, banda muzikore, zanatçinjë, portrete të ndryshme të jetës së një shekulli më parë. Këto foto të rralla të Dhimitër Vangjelit u ekspozuan sot në Ersekë, duke sjellë një dëshmi historike dhe të larmishme të Kolonjës.

Në ceremoninë e zhvilluar në qytetin e Ersekës, në qendrën e re të saj, të pranishëm ishin ministrja e kulturës Mirela Kumbaro, zv.kryeministri Niko Peleshi, Ministri i Çështjeve Vendore, Bledi Çuçi, kandidati i majtë për Bashkinë e Ersekës Ilia Stefo si dhe personalitete të tjera të politikës e artit.

Zbulimi i thesarit të Dhimitër Vangjelit, siç theksoi edhe ministrja Kumbaro nisi pas një telefonate të ish-kreut të ndjerë të Bashkisë, Arben Malo dhe punës së bërë nga Qendra Kombëtare e Iventarizimit të Pasurive.

“Përshëndetje, jam Ben Malo, Kryetar i Bashkisë së Ersekës. Mundem t’ju takoj për një projekt që do t’ju pëlqejë?”Ky ishte sinjali i parë për thesarin e Kolonjës. Dhe që vetëm një njeri që ia di vlerën thesarit dhe ka pasionin dhe bujarinë për ta ndarë atë me të tjerët e kupton.
Më pas Silva Breshani, drejtoresha e Qendrës sonë të Inventarizimit të Pasurive Kulturore, po atë ditë në ora 22.10.më dërgon një tjetër mesazh:

“Ministre, ndodhem në Ersekë, në muzeun historik të Kolonjës. Kishim informacion që ekzistonin në muze negativë të artistit kolonjar Vangjel Dhimitër Prodani. Kërkuam vjet gjatë inventarizimit të muzeut po s’e gjetëm. Tani gjetëm në një valixhe druri në gjendje shumë te keqe rreth 400 negativë pa inventar e pa regjistër.

Tani konstatuam dhe një arkë të vjetër e të madhe municionesh po askush s’e hapte nga frika. Thonë që ka rreth 60 vjet që rri aty. Jemi këtu me Kryetarin e Bashkisë që na vuri njerëz dhe oficer policie në dispozicion dhe e hapëm. Dhe surpriza është e madhe. Gjetëm fondin e fotografive të Dhimitër Vangjelit. Jemi ende në muze e po i inventarizojmë. Besoj se mund të jenë rreth 1000 negativë. Një pjesë janë dëmtuar, por pjesa më e madhe janë një mrekulli. Unë mendoj se duhet t’i digjitalizojmë dhe pastaj të bëjmë një ekspozitë të vogël. Kryetari i Bashkisë është një mbështetje shumë e madhe dhe pasionant”, rrëfeu Kumbaro.

Duke vlerësuar punën e bërë për shpëtimin e këtyre fotove nga arka e municoneve ku dergjeshin prej 60 vitesh, Kumbaro tha se tashmë edhe Kolonja ka Marubin e saj.
Ndërsa zv.kryeministri Niko Peleshi tha se në këto foto dëshmi të së shkuarës takohet qytetaria, jo vetëm arti i fotografisë.

“Një shekull më parë, duken edhe shenjat e varfërisë, po ka një ndryshim me ditët tona. Në çdo foto persoanzhet apo skenat ka edhe një përpjekje për tu dukur bukur dhe me estetikë të lartë. Ky është një mesazh që vlen edhe sot, sepse ka debat për çdo gjë që bëhet për të zbukuruar. Por edhe edhe para 100 vitesh estetika ka patur rëndësinë e saj”.

Dhimitër Kristo Vangjeli, lindi më 08.09.1872 në fshatin Prodan të rrethit Kolonjë. Në moshë të re, u largua nga fshati për të jetuar për disa kohë në Athinë. Atje punoi e mësoi disa profesione. Kur u kthye në vendlindje hapi një dyqan të vogël në qytetin e Ersekës, mbi portën e të cilit vendosi një tabelë ku shkruhej: Hëmbëltore, Orëndreqës e Fotograf.

Në sajë të pasionit të tij për fotografinë, ai brenda një kohe të shkurtër e shndërroi dyqanin në një laborator fotografik por jo studio, që sipas trashëgimtarëve e ka zanafillën që në fillimet e 1900-ës.

Me pasionin e vizionin e fotografit dhe si njeri që e dashuronte punën e profesionin që kishte përzgjedhur, Vangjeli me aparatin fotografik në krah shëtiti në të gjithë fshatrat e Kolonjës duke u shndërruar në një person të njohur e të dashur për bashkëkohësit e tij.

Si fotograf shëtitës, është ndër të paktët që ka në qendër të fotografisë jetën e pothuajse gjithë fshatrave me të gjitha ciklet e jetës, që nga lindja, pagëzimi, martesa deri edhe tek ceremonitë mortore. Fotot e tij janë pasqyrim i saktë i gjendjes së Kolonjës në gjysmën e parë të shek. XX.

Në një vështrim të përgjithshëm të negativëve xham të këtij fondi të vyer, prej afërsisht 1300 të tillë aq sa kanë mundur t’i shpëtojnë kohës, pasqyrohen në mënyrë domethënëse ndoshta gati unikale portrete individuale e familjare, çifte të sapomartuar, grupe njerëzish, vajza e djem, të rinj e të moshuar, ceremoni nga festat tradicionale të vitit për të dy ritet ortodoks e bektashinj, ceremoni dasmash e mortore, foto të kishave e teqeve shoqëruar me klerikët e tyre, shkolla me nxënësit e mësuesit, dhe manifestime me qindra njerëz duke festuar evente të festave kombëtare, luftëtarë të armatosur vendas dhe të huaj, peizashe, etj.

ma.me

Next Post
Australi, ndalim i përjetshëm për emigrantët e paligjshëm

Australi, ndalim i përjetshëm për emigrantët e paligjshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

March 19, 2026
Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

March 19, 2026
Vizita në Berlin, reagon PD: Akt i paprecedentë, Peleshi na përjashtoi nga delegacioni

Vizita në Berlin, reagon PD: Akt i paprecedentë, Peleshi na përjashtoi nga delegacioni

March 19, 2026
A funksionon strategjia izraelite e “eliminimit” ndaj regjimit iranian?

A funksionon strategjia izraelite e “eliminimit” ndaj regjimit iranian?

March 19, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

“Partia është mbushur me pensionistë”, ish-ministri i PD: Berisha po mendon largimin…

March 19, 2026
“Kandidati i përjetshëm” që synon të bëhet njeriu më i fortë i Iranit pas vdekjes së Larijanit

“Kandidati i përjetshëm” që synon të bëhet njeriu më i fortë i Iranit pas vdekjes së Larijanit

March 19, 2026
Lufta për “gjigantin e fjetur”: Si sulmet mbi fushat e gazit po kërcënojnë me një krizë energjetike botërore

Lufta për “gjigantin e fjetur”: Si sulmet mbi fushat e gazit po kërcënojnë me një krizë energjetike botërore

March 19, 2026
Marrëveshja PS-PD në vitin 2008, Vangjeli rrëfen prapaskenat e ndryshimit të Kushtetutës

Vangjeli: Në PD riciklohen të njëjtët njerëz edhe pas 13 vitesh. Sulmet ndaj SPAK, gabim strategjik

March 19, 2026
Trump paralajmëron Iranin pas sulmit në fushën e gazit, reagon edhe Katari: U kaluan vijat e kuqe

Trump paralajmëron Iranin pas sulmit në fushën e gazit, reagon edhe Katari: U kaluan vijat e kuqe

March 19, 2026
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

Gara për kreun e PD, Noka: Salianjin e kemi përjashtuar nga partia! Ia mbushte mitingjet Suel Çela

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In