Zbulohen emrat e dy prej të arrestuarve nga policia për ngjarjen e ndodhur në Uzinën e Armëve në Gramsht.
Njëra prej tyre është është identifikuar si Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe nga Ukraina.
Ndërkohë një prej shtetasve rusë është Mikhail Zorin, 23 vjeç.
Ata janë kapur pasi hodhën lëndë kimike drejt ushtarëve në uzinën ushtarake të Gramshit.
Turistët janë marrë në pyetje nga antiterrori.
/a.r