• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbulohen emrat e punonjësve të fondacionit të kredive që mashtruan qytetarë në Tiranë

by Java News
22/08/2019 13:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

7 persona, mes tyre drejtoresha e një filiali të fondacionit të kredive “Besa” në Tiranë, Albana Imami, janë arrestuar për 2 milion euro kredi me skema fiktive.

Operacioni “Kredia” është kryer nga Policia Kriminale e Tiranës ndërsa ReportTv ka mësuar se një i tetë është shpallur në kërkim dhe ai është oficeri i Kredisë, Dritan Kolthi.

Ka qenë fondacioni “Besa” që ka kryer denoncimin siç dhe shihni në këtë dokument të siguruar nga Report Tv, ku ata thonë se Imami së bashku me Kolthin dhe persona të tjerë kanë përfituar 2 milion euro.

Në pranga kanë rënë Albana Imami, Orkida Driza, Blerina Kanani, me detyrë Oficere kredie, Matilda Domi, Oficere kredie, Mihal Hanxahri, ish-Oficer kredie, Esmeralda  Vaso, Oficere kredie, A. A., 32 vjeç, banues në Tiranë, me rolin ndërmjetësues për gjetjen e personave për kredi fiktive.

Operacioni është finalizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për hetimet të mëtejshme.

Sipas skemës fiktive, ka rezultuar se Imami instruktonte vartësit e saj të gjenin persona të interesuar për kreditim dhe ata pa u paraqitur fare në zyrat e fondacionit “Besa’ merrnin kredi.

Qytetarët që kanë firmosur rezulton se merrnin kredi në vlerat 20-30 mijë lekë ndërsa në realitet kredia e firmosur nga Imami dhe vartësit e saj shkonte deri në 1 dhe 1.5 milion lekë.

Mbi 250 dosje aplikimi kredish janë bllokuar nga Krimi Ekonomik për t’iu nënshtruar hetimit, ndërsa operacioni vazhdon për arrestimin e Dritan Kalthi.

Klientë të kësaj skeme sipas materialeve që Report Tv ka mundur të lexojë, rezultojnë shumica e tyre banorë të zonës së Shkozës pranë Banesave Sociale në Tiranë, disa banorë të Vorës dhe persona në vështirësi ekonomike që janë përdorur nga grupi prej 7 të arrestuarish.

Ndërsa për Policinë e Tiranës pas mashtrimit me 2 milion euro Albana Imami kishte krijuar edhe një borxh prej 1.7 milion euro për të shlyer dëmin që kishte shkaktuar me kreditë fiktive duke e çuar në total 3.7 milion euro skemë piramidale.

Të arrestuarit

Albana Imami, 48 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë Drejtoreshë në një nga degët e filialit të Fondacionit
Blerina Kanani, 41 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë Oficere kredie, në një nga degët e filialit të Fondacionit
Matilda Domi, 27 vjeçe, banuese në Vorë, Tiranë, me detyrë Oficere kredie, në një nga degët e filialit të Fondacionit
Mihal Hanxhari, 41 vjeç, banues në Tiranë, me detyrën ish-Oficer kredie në një nga degët e filialit të Fondacionit
Esmeralda Vaso, 38 vjeçe, banuese në Tiranë, Oficere kredie në një nga degët e filialit të Fondacionit
Orkida Driza, 41 vjeçe, banuese në Tiranë, me rolin ndërmjetësuese për gjetjen e personave për kredi fiktive
A. A., 32 vjeç, banues në Tiranë, me rolin ndërmjetësues për gjetjen e personave për kredi fiktive, i cili aktualisht është me masë sigurie “Arrest në burg”, për një tjetër vepër penale dhe akuza do t’i komunikohet në ambientet e burgut.

Next Post
Të vdekurit fitojnë gjithmonë, ndonjëherë të gjallët duhen kërkuar mes tyre

Të vdekurit fitojnë gjithmonë, ndonjëherë të gjallët duhen kërkuar mes tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump mbledh nesër Bordin e Paqes, Kryeministri Rama niset drejt SHBA-ve

Trump mbledh nesër Bordin e Paqes, Kryeministri Rama niset drejt SHBA-ve

February 18, 2026

Gjyqi në Hagë, sot flasin 4 ish-krerët e UÇK-së

February 18, 2026
Mbrojtja e të dhënave personale, Komisioneri kontrolle te kompanitë IT: 3 subjekte gjoba 95 mijë €

Mbrojtja e të dhënave personale, Komisioneri kontrolle te kompanitë IT: 3 subjekte gjoba 95 mijë €

February 18, 2026
Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Gjykata Speciale u krijua nga shërbimi sekret serb!

Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Gjykata Speciale u krijua nga shërbimi sekret serb!

February 18, 2026
Si do të funksionojë Bordi i Paqes: Vetoja e Trump, struktura piramidale dhe 27 vendet anëtare

Si do të funksionojë Bordi i Paqes: Vetoja e Trump, struktura piramidale dhe 27 vendet anëtare

February 18, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, ulen temperaturat

Moti për sot me kthjellime dhe vranësira mesatare, ngrica në disa prej akseve rrugore

February 18, 2026
“Zëvendësi im u bë ambasador në Serbi”, Walker: Ai koordinohej me Beogradin, kam patur probleme me të

“Zëvendësi im u bë ambasador në Serbi”, Walker: Ai koordinohej me Beogradin, kam patur probleme me të

February 18, 2026
Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

February 17, 2026
“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In