• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbulohen emrat e 3 shqiptarëve të arrestuar në Torino për ekzekutimin e arkitektit italian

by Java News
02/10/2021 11:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emrat e tre shqiptarëve që dyshohet se kanë vrarë Roberto Mottura, arkitektin 49-vjeçar natën e 9 qershorit 2021 janë bërë publike.

Emirjon Marjini, Mergim Lazri, 24-vjeç dhe Flaogert Syla, 26-vjeç janë shqiptarët që vranë italianin në banesën e tij në Piossasco. Marjini i cili besohet se ishte kreu i grupit, kishte një dekret dëbimi vite më parë, ishte i pari që tradhtoi veten menjëherë pas vrasjes. Ai i tha një të njohuri se duhej të ndryshonte urgjentisht celularin pasi ishte futur në telashe. Duke marrë shkas nga kjo, hetuesit përgjuan bisedat e tij për të arritur tek bashkëpunëtorët e tij të dyshuar, raporton TorinoToday.

Arkitekti 50-vjeçar Robert Mottura u sulmua gjatë një grabitjeje, e cila ndodhi qershorin e kaluar në shtëpinë e tij në Piossasco, në zonën e Torinos. Të arrestuarit akuzohen se kanë hyrë në shtëpinë ku Mottura jetonte me gruan Laura Lui dhe djalin e tij 12-vjeçar, duke e qëlluar për vdekje. Vrasja ndodhi në katin e parë të ndërtesës, pasi hajdutët kishin hyrë rreth orës 4 të mëngjesit nga dritarja e vilës. Çifti dhe djali i tyre flinin në katin e dytë kur ra alarmi. Sapo dëgjuan zhurmat, të dy zbritën në katin e parë ku edhe gjetën të vdekur Motturan. Jashtë shtëpisë u gjet një çekiç që kriminelët e kishin përdorur për të thyer dritaren dhe për të hyrë në shtëpi.

Kur kishte dëgjuar zhurmën, Mottura zbriti poshtë për të mbrojtur familjen e tij, por njëri nga hajdutët e kishte qëlluar atë me një armë zjarri duke i shkaktuar vdekjen në vend. Më pas, banda ishte arratisur nga e njëjta dritare ku kishin hyrë, pa marrë asgjë nga shtëpia.

g.kososvari

Next Post
VIDEO/ Dollarët “lumë”! Pamjet nga dasma e Rudina Dembacajt dhe Mark Frrokut

VIDEO/ Dollarët "lumë"! Pamjet nga dasma e Rudina Dembacajt dhe Mark Frrokut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Pak ditë pas humbjes së zgjedhjeve, Aleksandër Vuçiç kallëzohet penalisht, akuzohet për rrezikim të rendit kushtetues!

November 16, 2026
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjykata e Tiranës kalon për proces Elvis Shkambin dhe xhaxhanë e tij!

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjykata e Tiranës kalon për proces Elvis Shkambin dhe xhaxhanë e tij!

November 16, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse kemi ndër çmimet më të lira të energjisë për biznesin?

November 16, 2026
“Procesi i integrimit i bazuar në meritë”- Rama: BE na torturon, vendi më i sofistikuar i diktaturës! Për fat të mirë…

“Procesi i integrimit i bazuar në meritë”- Rama: BE na torturon, vendi më i sofistikuar i diktaturës! Për fat të mirë…

November 16, 2026
“S’do t’i kthehem kohës së poshtërimit”- Rama kritikon BE: Politika e Unionit shpesh na ka zhgënjyer! Europa të gjejë momentin e Helmut Kohl

“S’do t’i kthehem kohës së poshtërimit”- Rama kritikon BE: Politika e Unionit shpesh na ka zhgënjyer! Europa të gjejë momentin e Helmut Kohl

November 16, 2026
“Ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë!”- Sara Mila pas daljes nga SPAK: Do të jem këtu sa herë të jetë e nevojshme! Dëshmova si person në dijeni (VIDEO)

Hetimet ndaj deputetes Sara Mila, kreu i SPAK Braho: Nuk jap detaje, është çështje nën hetim!

November 16, 2026
Rindërtimi në zonat e Kombinatit dhe “5 Maji-t”, Qeveria nxjerr 1.8 miliardë lekë! Ja çfarë do ndodhë me banesat e familjeve të prekura nga tërmeti

Rindërtimi në zonat e Kombinatit dhe “5 Maji-t”, Qeveria nxjerr 1.8 miliardë lekë! Ja çfarë do ndodhë me banesat e familjeve të prekura nga tërmeti

November 16, 2026
Moti i keq, 5 qarqe në rrezik! Alarm për përmbytje dhe rrëshqitje dherash, Gjeoshkencat zbulojnë zonat më të rrezikuara!

Moti i keq, 5 qarqe në rrezik! Alarm për përmbytje dhe rrëshqitje dherash, Gjeoshkencat zbulojnë zonat më të rrezikuara!

November 16, 2026
Kërcënimet e vazhdueshme, avokati Idajet Beqiri merret në mbrojtje! Policia: Si pasojë e tentativave të përsëritura për atentat kundër tij!

Kërcënimet e vazhdueshme, avokati Idajet Beqiri merret në mbrojtje! Policia: Si pasojë e tentativave të përsëritura për atentat kundër tij!

November 16, 2026
Samiti i NATO-s në Tiranë, Mark Rutte: Do mblidhemi kur të jetë e nevojshme!

Samiti i NATO-s në Tiranë, Mark Rutte: Do mblidhemi kur të jetë e nevojshme!

November 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In