• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbulohen dokumentet “Top Secret”, si i lejoi Sali Berisha firmat piramidale

by A R
26/05/2021 00:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenca e Sali Berishës, ka prodhuar një prej dramave më të mëdha sociale me efekt në pjesën dërrmuese të shoqërisë. Mes viteve 1993-1996, Shqipëria njohu një fenomen që do ta çonte drejt anarkisë së vitit 1997. Plot 25 firma piramidale u krijuan dhe mashtruan qindra mijëra shqiptarë. Skema e mashtrimit ishte masive dhe ishin të rrallë ata që nuk humbën kursime.

Për të ndalur gjëmën, qeveria e kohës nuk bëri asgjë edhe pse gjithçka bëhej me dijeninë e plotë të presidentit të kohës. Top Story ka siguruar disa dokumente sekrete të papublikuara kurrë më parë që rëndojnë së tepërmi rolin e ish-presidentit Berisha. Banka e Shqipërisë, përmes kësaj shkrese, informon Presidentin mbi mashtrimin që po ndodh me piramidat dhe kërkon ndërhyrje për bllokimin e aktivitetit të tyre.

“Ishin ata që hapën çështjen e rubinetës në Bankën e Shqipërisë po mos të donin ata kreditorët nuk merrnin. Prandaj revolta popullore filluan gradualisht të nxeheshin. Unë mbaj përgjegjsi ndoshta për shpërdorim detyre që ai ende sot se ka kuptuar.Që po të shikosh dokumentacionet nga të gjitha instancat i drejtoheshin presidentit. Ju lutemi ndalojeni këtë kredi huamarrje. Ai nuk reagonte po thoshte: Parat e shqiptarëve janë të pastra” u shpreh Faraudin Arapi, Kreu i Komisionit të Administrimit të Fajdeve 1997-2005

Përgjigja që vjen nga ekzekutivi i kohës është se ajo që duhej bërë ishte auditimi dhe jo mbyllja e firmave piramidale.

“Presidenti kërkonte me nisistim auditim, auditim jo bllokim administrim” u shpreh  Arapi.

Në fakt, alarmi i dhënë ishte totalisht i bazuar në informacione dhe të dhëna të sigurta nga financierët e sistemit. Përqindjet që ofronin firmat piramidale ishin jashtë cdo llogjike të shëndoshë ekonomike. Ishte e qartë se pas tyre fshihej një megaskemë mashtrimi dhe shpërthimi ishte çështje kohe” u shpreh Faraudin Arapi, Kreu i Komisionit të Administrimit të Fajdeve 1997-2005

“Ne kemi dhënë me pamje filmike, ka dokumenta të plota që të gjithë ish-deputetët e asaj periudhe përfshi figurat kryesore, ministra, zevendës kryeministra dilnin në krahë të firmave piramidale dhe premtonin” u shpreh Kreu i Komisionit të Administrimit të Fajdeve.

Dokumentet sekrete ekskluzive që publikohen nga Top Story tregojnë se gjithçka është bërë me dijeninë e plotë të presidentit të kohës. Pasoja, ishte një prej gjëmave më të mëdha që ka kaluar vendi.

Falimenti i piramidave, solli një “Depresion të Madh” që nuk influencoi botën si ai i viteve ‘30, por një shoqëri të varfër e zhytur në mjerim si Shqipëria.

Mijëra qytetarë u derdhën nëpër sheshet e qyteteve në protesta që shënuan përleshje të ashpra me policinë.

/Top Story/ a.r

Next Post
Nga dëbimi i miqve tek arrestimi i Nanos, si u shndërrua Berisha në president autoritar

Nga dëbimi i miqve tek arrestimi i Nanos, si u shndërrua Berisha në president autoritar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In