• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbulohen dokumentet se kur Sali Berisha do të udhëtojë në SHBA, Gazment Bardhi kërkesë për notë verbale Ministrisë së Jashtme

by A. Q
27/08/2026 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha në Qershor 2026 iu hoq sanksioni bllokues për të hyrë në SHBA.

Ai ka deklaruar disa herë se së shpejti ai do të udhëtojë drejt SHBA.

Gazetari Muhamed Veliu nga burime diplomatike, ka siguruar dokumentin nga “International Democracy Union” i cili tregon të dhëna për një udhëtim të mundshëm të Berishës drejt USA këtë fillim shtatori.

Dokumenti ka si titull “konfirmim për pjesëmarrjen tuaj në delegacionin e IDU për Konventën Kombëtare Republikane.

Më tej në këtë letër konfirmimi që ka marrë zoti Berisha mësohet se konventa do të mbahet  në Dallas më 9 dhe 10 Shtator nga ku jepen këto detaje.

“IDU është e kënaqur që ju do të na bashkoheni ne dhe ne jemi konfidentë se pjesëmarrja juaj në këtë mbledhje historike për Partinë Republikane di të jetë me shumë vlerë për Partinë Demokratike të Shqipërisë. Detaje të tjera në lidhje me lëvizjet e delegacionit, akreditimin dhe programit e eventit do t’ju komunikohen nga sekretariati i IDU”.

Ndërkohë një tjetër dokument i datës 7 Gusht nga Instituti amerikan i trajnimeve, Berishës i konfirmohet regjistrimi si pjesëmarrës në  Konventën Kombëtare Republikane.

Pas marrjes të këtij konfirmimi në Tiranë kanë nisur përpjekjet nga Gazment Bardhi.

Burime nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme treguan se Gazment Bardhi në kapacitetet e kryetarit të Grupit Parlamentar të PD ka çuar një kërkesë duke kërkuar një notë verbale shtetërore për ti mundësuar zotit Berisha marrjen pjesë në këtë aktivitet të republikanëve amerikan.

Next Post
VIDEO/ “Merz duhet të largohet”- Protesta në Gjermani, 10 mijë qytetarë duan dorëheqjen e kancelarit, listë me 11 kërkesa! Rritet ekstremi i AFD-së

Zgjedhjet lokale në Gjermani, ekstremi i djathtë kryeson bindshëm në sondazhe! AfD në avantazh, CDU 20 pikë pas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com