• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbulohen dokumentet/ Berisha gënjeu për përdhunimin në Kavajë, ngjarja s’u fsheh

by Java News
07/02/2019 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbulohen dokumentet që hedhin dritë mbi rastin e abuzimit seksual me 14-vjeçaren në Kavajë dhe abuzimet në opinionin publik se shkolla, policia dhe institucionet e drejtësisë reaguan vetëm pasi ish-kryeministri Sali Berisha postoi ngjarjen në Facebook dhe historia u shpërnda në media. E vërteta është krejt e kundërt, dhe duket se edhe këtë rast postimi i Berishës është i manipuluar dhe ka element të mashtrimit të opinionit publik.

Ngjarja është zbuluar dhe hetuar nga Policia e Prokuroria përpara se kjo ngjarje të bëhej publike nga Berisha. Abuzimi ndaj vajzës është zbuluar rastësisht ne data 25 janar. Sipas dokumenteve rezulton se mësuesja kujdestare është njoftuar nga punonjësja e shërbimit të katit, se në telefonin e djalit të saj kishte gjetur një mesazh të dërguar nga i mituri A ku i kërkonte ndonjë vend ku mund të kryente marrëdhënie me të miturën pas mësimit. Pikërisht të premten 25 janar mësuesja kujdestare e ka pyetur per here te pare vajza te miturën se çfarë marrëdhënie kishte ajo me djalin ‘A’ dhe pasi e mitura ia ka treguar të gjitha mësuesja kujdestare ka njoftuar nënën e të miturës dhe ia ka treguar të gjitha në prani të drejtoreshës dhe psikologes së shkollës. Po kështu të dielën në drekë 27 janar vete vajza e ka marrë në telefon mësuesja kujdestare dhe pasi ka shkuar në shkollë me nënën e saj është takuar me mësuesen kujdestare, psikologen e shkollës, drejtoreshën e shkollës dhe drejtoreshën e arsimit. Te nesërmen, ditë e hënë 28 janar në shkollë është mbajtur procesverbali nr. 91 kur përmblidhet gjithë ngjarja.

Ne data 29 janar prindërit kanë bërë kallëzim penale pranë drejtorisë së policisë së Kavajës e cila ka informuar prokuroren Oltiana Cifliku. Po kështu më datë 29.01.2019 është marrë dhe vendimi për kryerjen e ekspertimit mjekoligjor të shtetases së mitur. Më datë 30.01.2019 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, ka regjistruar procedimin penal Nr.204 për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Prokuroria i kërkoi Gjykatës masat e arrestit ne burg për tetë adoleshentë dhe urdhri i arrestit është firmosur më data 1 shkurt me vendimi nr. 26/1. Mëngjesin e 2 shkurtit nisën arrestimet, duke vënë në pranga 7 prej adoleshentëve dhe duke shpallur në kërkim adoleshentin tjetër.

Një ditë pasi të gjitha procedurat ligjore ishin mbyllur, pra me data 3 shkurt, Sali Berisha denoncoi skandalin në Facebook, pak orë para se Policia të shpërndante komunikatën për shtyp. Kështu që është evidente nga datat fakti se, kur e bëri denoncimin Berisha, adoleshentët e akuzuar për abuzim seksual kishin një ditë që ndodheshin në burg. Pavarësisht nga dokumentet që i përgënjeshtron, edhe sot në kuvend Berisha ka vazhduar me pretendimet e veta. Natyrisht në këtë histori tragjike viktima kryesore mbetet vajza nga Kavaja. Për ta mbrojtur për sa është e mundur, ne kemi vendosur ta mos botojmë asnjë detaje nga dosja hetimore te cilën e disponojmë.

Kronologjia
25 JANAR
Mësuesja kujdestare informohet për rastin

27 -28 JANAR
Mbledhja në shkollë me prindërit për rastin

29 JANAR
Prindërit bëjnë kallëzimin në Polici

30 JANAR
Policia referon materialet ne Prokurori

31 JANAR
Prokuroria kërkon masë sigurie

1 SHKURT
Gjykata firmos urdhër arrestet

2 SHKURT
Adoleshentët abuzues në qeli

3 SHKURT
Postimi i Berishës në Facebook

/a.meta

Next Post
Dash Shehi tallet me Ramën: 30 goca me kufje në vesh na i shet si qeverisje!

Dash Shehi tallet me Ramën: 30 goca me kufje në vesh na i shet si qeverisje!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

September 12, 2026
Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

September 12, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

September 12, 2026
VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

September 12, 2026
Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

September 12, 2026
Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

September 12, 2026
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Kush është Lulzim Caka, “misteriozi” i arrestuar në Greqi për trafikun e 84 kg kokainë, ish-i dënuari për disa vrasje që u arratis nga burgu

September 12, 2026
Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

September 12, 2026
Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

September 12, 2026
A do të takohet me ambasadorin e ri amerikan në Tiranë? Berisha shmang pyetjen

A do të takohet me ambasadorin e ri amerikan në Tiranë? Berisha shmang pyetjen

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com