Gjithçka duket gati për të nisur “Big Brother Vip 2”. Ashtu si kemi ndjekur edhe nga rrjetet sociale, tashmë po punohet për detajet e fundit në shtëpinë, që pritet të shndërrohet ndër më të famshmet pas hyrjes së banorëve VIP.
Arbana Osmani ka zbuluar se edicioni i dytë i “Big Brother VIP” do të nisë së shpejti dhe se ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit ka një konkurrencë të madhe për të qenë pjesë e “reality show”- t.
E si ndodh zakonisht, kanë nisur të përfliten emrat e parë që do të futen në lojë. “Panorama Plus” ka mësuar se një prej tyre është Megi Pojani.
Aktualisht, Megi është pjesë e “Dancing with the Stars”, ku dhe është ndër konkurrentet më të spikatura të këtij edicioni. Megjithatë, tashmë Megi ka marrë ftesën për t’u bërë pjesë e lojës 100-ditëshe.
E nëse ajo do të pranojë të futet, natyrisht që spektakli është i garantuar. Nga ana tjetër, edhe Deborah Keçi është ndër konkurentet e përfolura që pas “Dancing” do të provojë edhe emocionet e “Big Brother”.
Ndërkohë, produksioni ka ftuar edhe 2 balerinë për të marrë pjesë në këtë format, por edhe nuk është konfirmuar prania e tyre në “Big Brother VIP 2”. Ndërkohë këtë vit, në “Big Brother” pritet të jetë edhe Kejvina Kthella. Vetë modelja u shpreh e gatshme për t’u bërë pjesë e lojës.
Ndërkohë, një emër tjetër i përfolur është edhe Kiara Tito, që pritet të jetë konkurrente e lojës. Një emër jo shumë i njohur që është përfolur është edhe modelja Jori Delli. Modelja është një influencuese që jeton në Itali.
Madje duket se promovimi për Jorin ka nisur nga “Top Channel”, i cili së fundmi ka qenë i ftuar në “Top Arena”.
Jori është shoqe e ngushtë edhe me Beniada Nishanin, e cila është gjithashtu një modele e njohur në Itali, por ishte shumë pak e njohur në Shqipëri derisa hyri në “Big Brother Vip Albania”.
Ndërkohë, edhe Lei Kraja do t’i bashkohet lojës. Moderatorja sportive është ndër imazhet më të pëlqyera në ekran për sensualitetin e saj, por edhe për natyrën e drejtpërdrejtë. Ndaj me shumë interes po pritet edhe prania e saj në këtë format.
Ndërkohë vetë moderatorja, Arbana Osmani, ka zbuluar detaje rreth konkurrentëve të këtij viti. Teksa u pyet nëse mendon se do të ketë një dyshe “rivale” si Iliri dhe Donaldi, ajo tha se shpreson që jo.
“Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar.
Të gjithë ata që kanë marrë pjesë janë parë në 360 gradë, në të mirat dhe dritëhijet e tyre, por kanë sjellë te shikuesit më shumë të mira sesa skandale, personazhet ishin me të vërtetë shumë simpatikë. Ky antagonizmi Ilir-Donald tërhoqi shumë, tifozeritë u krijuan.
‘Big Brother’, edicioni i dytë VIP, do të nisë brenda këtij viti, është përzgjedhur kasti. Nuk kemi kërkuar gjëra të veçanta, të çuditshme.
Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere interesantë, të këndshëm, pas së cilëve njerëzit të afeksionohen. Çfarë ndodhi me ‘Big Brother’-in vjet ishte se njerëzit i pëlqenin personazhet e ‘Big Brother’-it, u bënë fansa të tyre, nuk është se e ndiqnin ‘Big Brother’-in për të parë sherre dhe skandale, këtë gjë kemi kërkuar prapë.
Ndryshe nga viti i kaluar, janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera, nuk po them më të mira, por shumë më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë. Mesa duket kemi bërë një punë shumë të mirë edicionin e kaluar”, tha Arbana Osmani.
Referuar pritshmërive, personazhet e këtij viti ndoshta do të lënë në hije ata të vitit të kaluar, por kjo mbetet për t’u parë.
Arbana nuk bëri publike datën e nisjes së spektaklit, por “reality show” pritet të nis me 26 dhjetor dhe gjithashtu këtë vit do të jetë dy herë në javë, të martë e të premte. Një tjetër emër shumë i përfolur për t’u bërë pjesë e “Big Brother” ishte edhe Roza Lati.
Mirëpo, ka ardhur edhe reagimi i parë i moderatores. Roza Lati ka publikuar së fundmi një video në rrjetin e saj social në “TikTok”, ku zbulon se ajo nuk ka marrë asnjë ftesë nga produksioni i “Big Brother VIP” për të qenë pjesë e këtij “reality show”.
Më tej, ajo tha se nuk do të jetë pjesë e këtij programi, sepse kështu është puna, ndërsa falënderoi edhe Arbana Osmanin, duke mos dhënë asnjë detaj më tepër.
“Dua t’ju lajmëroj që nuk kam marrë ftesë, nuk jam në dijeni dhe nëse kanë shkruar portalet që i ka thënë ‘po’ spektaklit të madh, unë nuk di kur është spektakli i madh. Kaq kisha për të thënë. Nuk do jem pjesë e ‘Big Brother VIP 2’, sepse kështu është puna. Faleminderit shumë Arbana. Faleminderit”, ka thënë Roza Lati në videon e publikuar në “TikTok” pak orë më parë.
Por në fakt, Roza ka marrë ftesë për të dytin vit radhazi për t’u bërë pjesë e formatit. Por, e angazhuar me emisionin e saj, ajo ka thënë “jo” herën e parë.
Ndërkaq këtë vit, Roza Lati ndonëse u shpreh se nuk kishte marrë ftesë, pritet që të jetë prezente, ndoshta jo që në nisje të spektaklit, por pas disa javësh.
Reagimi i saj në rrjetet sociale ngjason pak me atë të Getinjos, që ndonëse u konfirmua se do të ishte pjesë e “Big Brother Vip Kosova”, e përgënjeshtroi këtë lajm në rrjetet e tij sociale.
Ndërkaq, një tjetër personazh që pritet t’i bashkohet kastit është edhe Antonio Kodrinaj, aktori protagonist në filmin “Sofia”. Aktori prej vitesh jeton në SHBA dhe tashmë po korr sukses edhe në vendin tonë.
Këtë herë, Antonio pritet të zbulojë më shumë rreth karakterit dhe jetës së tij në “reality show” më të ndjekur. Këta janë vetëm disa prej artistëve që do të bëhen protagonistë për 100 ditë të “Big Brother Vip Albania”.
E për të mësuar emra të rinj apo dhe detaje të reja rreth këtij edicioni, do të na duhet të presime dhe disa javë.
/e.d