• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbulohen detaje të reja nga grabitja e kambistit në Durrës, autorët i morën 1 mln lekë

by Java News
06/03/2023 14:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë zbuluar detaje të reja nga grabitja e kambistit në Durrës në mes të ditës. Ngjarje e cila çoi në arrestimin e shoferit të automjetit që u përdor prej autorit, ndërsa ende një person mbetet i paidentifikuar nga policia. Grabitja ka ndodhur mesditën e së dielës pranë filialit të postës shqiptare, te tregu i hapur i këmbimit valutor.

Një person rreth 35 vjeç i është afruar kambistit dhe i ka kërkuar të futet në automjet pasi donte të shkëmbente një shumë të konsiderueshme valute. Më pas i ka kërkuar shoferit të lëviznin në një vend tjetër për të mos rënë në sy. Automjeti ka lëvizur drejt Katund Sukthit ku nën kërcënimin e thikës të vendosur në gjoks, kambistit 58-vjeçar nga Durrësi i është vjedhur çanta me para në vlerën e mbi 1 milion lekëve të rinj.

Pasi i ka marrë paratë, autori e ka hedhur jashtë mjetit në ecje kambistin pikërisht në Katund Sukth dhe është larguar. Menjëherë i grabituri ka njoftuar policinë për ngjarjen. Shërbimet policore kanë mundur të identifikojnë dhe kapin shoferin dhe kanë sekuestruar edhe automjetin, një “Volkswagen” i zi, i përdorur për vjedhjen me dhunë të 58-vjeçarit.

Sipas policisë së Durrësit, i arrestuari është drejtuesi i automjetit që u përdor për të kryer vjedhjen, por në polici, shoferi 63-vjeçar, banues në Durrës, ka deklaruar se nuk e njihte autorin. Ai ka pretenduar se autori e ka marrë si taksist dhe e ka kërcënuar edhe atë me thikë.

Ndaj të arrestuarit është ngritur akuza për kryerjen e veprës penale “Vjedhje me dhunë”, në bashkëpunim, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar kryesor të këtij krimi.

/s.f

Next Post
25-vjetori i Epopesë së UÇK-së, Kurti dhe Osmani homazhe komandantit legjendar Adem Jashari

25-vjetori i Epopesë së UÇK-së, Kurti dhe Osmani homazhe komandantit legjendar Adem Jashari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In