• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbulohen bazat ku po bëhen stërvitjet e 5 mijë ushtarëve amerikanë në Shqipëri

by
04/05/2021 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nisi në Shqipëri stërvitja më e madhe ushtarake e NATO-s, ku bazën kryesore ka portin e Durrësit. Në ceremoninë e hapjes, krahas presidentit të Republikës dhe Kryeministrit, e pranishme ishte edhe ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, si përfaqësuese e vendit që do të drejtojë këtë stërvitje shumëkombëshe.

“Dua t’i uroj mirëseardhjen gjeneralëve, 3 gjeneralë amerikanë 4 yje mblidhen në të njëjtën kohë në të njëjtin vend. Prania juaj konfirmon që roli i Shqipërisë në aleancë vetëm rritet. Shqipëria është pritëse e më shumë aktiviteteve se çdo vend tjetër në rajon.

Kjo nuk është rasteve. Shqiptarët kanë luftuar përkrah nesh krah për krah. Ne kurrë nuk do t’i harrojmë sakrificat tuaja. E njohim trimërinë tuaj dhe jemi të nderuar t’ju kemi në aleancë. Përgëzojmë vullnetin e Shqipërisë për të marrë përgjegjësi. Ju kurrë nuk keni hezituar për të ndihmuar. Na keni përsëritur gjithmonë dhe na keni treguar potencialin taktik dhe strategjik në Shqipëri. Kjo stërvitje është historike. Jemi gjithmonë krah për krah jush, tani, nesër e përgjithmonë” tha Kim.

Kryeministri Rama falenderoi forcat ushtarake për stërvitjen unikale, dhe theksoi se ky është një mesazh i qartë për rajonin, që Shqipëria do të qëndrojë përherë në krah të NATO-s.

“Dua shumë të besoj se pas zbarkimit tuaj në Shqipëri, edhe juve do t’ju ndodhë ajo qe u ndodh të gjithëve, që do kërkoni të vini përsëri. Shqipëria është një vend ku kush vjen dëshiron të kthehet. Kam besim që kjo do të ndodhë edhe me ju”.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka mbajtur fjalën përmbyllëse në Portin e Durrësit. “Një mundësi të shkëlqyer për forcat tona të armatosura për të testuar aftësitë operacionale të njësive dhe të strukturave, jo vetëm të luftimit por edhe atyre mbështetëse, duke rritur kështu nivelin e përgatitjes dhe ndërveprueshmërinë në përmbushje të misionit kushtetues dhe përgjegjësive tona ndaj aleancës”.

“Defender Europe 21” synon përgatitjen e forcave tona ushtarake për pozicionet mbrojtëse.  Në këtë stërvitje marrin pjesë 28 mijë trupa ushtarake. Ajo shtrihet  nga brigjet e detit Baltik  deri në Ballkanin Perëndimor, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë partnere të NATO-s, për sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe rajonet e Detit të Zi. Ky dislokim, ndodh për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore, në Europë.

Vendi ynë përfaqësohet nga 1000 trupa ushtarake. Rreth 5000 forca amerikane do të stërviten dhe veprojnë në Shqipëri nga muaji prill deri në qershor, në bazën ajrore në Kuçovë, në Farkë, në zonën e trajnimit në Bizë. Kjo stërvitje, me prezencë të trupave amerikane dhe NATO-s, do të vazhdojë deri në qershor, ku forcat e armatosura shqiptare do të kenë mundësinë të trajnohen me metodat më të fundit të mbrojtjes./ b.h

Next Post
Veliaj falënderon SHBA-në me anë të fotos me ambasadoren Kim: Një rast unik për të promovuar aleancën tonë!

Veliaj falënderon SHBA-në me anë të fotos me ambasadoren Kim: Një rast unik për të promovuar aleancën tonë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com