• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbulohen 5,700 bimë kanabis në një zonë të pyllëzuar në Lezhë, në pranga poseduesi

by A R
14/07/2023 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka vënë në pranga autorin e dyshuar të kultivimit të disa bimëve narkotike në një zonë të pyllëzuar, 42-vjeçarin me iniciale B. Z., banues në fshatin Ungrej.

Dyshohet gjithashtu se ditën e djeshme, 42-vjeçari ka dhunuar rëndë fizikisht, një shtetas tjetër, gjatë një konflikti të çastit ndërmjet tyre. Bimët e kanabisit pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

“Lezhë/Në kuadër të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi”, vijojnë veprimet hetimore dhe kontrollet në terren, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Finalizohet faza e 25-të e këtij megaoperacioni, gjatë së cilës gjenden në fshatin Zimaj dhe asgjësohen nëpërmjet djegies, 5700 bimë narkotike cannabis sativa.

Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i kultivimit të 5700 bimëve narkotike. I arrestuari dyshohet gjithashtu se ditën e djeshme, ka dhunuar rëndë fizikisht një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, ndërmjet tyre.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore dhe i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, për goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe për përcaktimin e autorësisë së tyre, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kanë organizuar dhe finalizuar fazën e 25- të të megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”.

Në kuadër të kësaj faze, në fshatin Zimaj, njësia administrative Ungrej, u gjetën të kultivuara në një zonë të shpyllëzuar, 5700 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Gjithashtu, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar i këtij rasti kultivimi, shtetasi B. Z., 42 vjeç, banues në fshatin Ungrej, Lezhë. Në vijim, dyshohet gjithashtu se ditën e djeshme, 42-vjeçari ka dhunuar rëndë fizikisht, një shtetas tjetër, gjatë një konflikti të çastit ndërmjet tyre.

Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këto veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.”

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Next Post
Grabitën shuma të mëdha parash në Lushnjë dhe Divjakë, disa të arrestuar, mes tyre të mitur

Grabitën shuma të mëdha parash në Lushnjë dhe Divjakë, disa të arrestuar, mes tyre të mitur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Panik në fluturimin Vjenë-Tiranë, avioni kthehet pas 10 minutash fluturim, shkak tymi në bord

Panik në fluturimin Vjenë-Tiranë, avioni kthehet pas 10 minutash fluturim, shkak tymi në bord

April 10, 2026
“Ju jeni të parët”! Rama me pensionistët në Tiranë, njofton paketën e re për familjet në nevojë

“Ju jeni të parët”! Rama me pensionistët në Tiranë, njofton paketën e re për familjet në nevojë

April 10, 2026
Munguan avokatët e Arben Ahmetajt, shtyhet seanca në GJKKO

Munguan avokatët e Arben Ahmetajt, shtyhet seanca në GJKKO

April 10, 2026
Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

April 10, 2026
Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

April 10, 2026
Zgjedhjet/ Shehi: Populli është lodhur me të njëjtët personazhe, sot fushatat bëhen me LED, balerina e show!

Shehi: Reforma në drejtësi u miratua me presionin ndërkombëtar, ka trembur politikanët

April 10, 2026
“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

April 10, 2026
EMRI/Kamioni bie në humnerë në Gramsh, policia jep informacion zyrtar: Viktimë një 43-vjeçare! Dy të plagosur në spital

Punonjësi ra në kontakt me rrymën elektrike dhe ndërroi jetë, arrestohet administratori i lokalit

April 10, 2026
Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

April 10, 2026
Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In