Policia e Vlorës ka njoftuar sot asgjësimin e 18 parcelave me lëndë narkotike cannabis sattiva. Dyshohet se në total ishin mbjellë 7009 rrënjë.
Bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatrat Kudhës, Drashovicë, Kotë dhe Karroq, të cilat ishin të kultivuara nëpër sipërfaqe toke pa pronar. U bë asgjësimi i tyre me anë të djegies me zjarr. Policia ka arrestuar në flagrancë për “Kultivimin e bimëve narkotike” njërin prej kultivuesve, shtetasin e quajtur Arband Malaj, 30 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në stallën e tij në fshatin Kotë, Policia ka gjetur të kultivuara brenda rrethimit të saj rreth 70 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të tjerë.









