• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Dua Lipa në Prishtinë, biletat e shitura kalojnë pritshmërinë

by A R
06/08/2016 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përgatitjet për koncertin e DUA LIPA e cili do të organizohet në Prishtinë  me datë 9 Gusht në Parkun e Gërmisë vazhdojnë , ndërkohë që nga stafi organizator i këtij koncerti bëhët e ditur se janë shitur afro 40% e biletave,  gjë që ka kaluar pritshmërinë e organizatorëve. Biletat kanë dalë në shitje nga data 30 Korrik ndërkohë që  hyrja në koncert ndalohet rreptësisht  për fëmijet nën moshën 16 vjeçare.

Nga ana tjetër, organizatorët e koncertit janë kujdesur që siguria për të gjithë të pranishmit gjatë koncertit të jetë në nivelin më të lartë.  Për t’u kujdesur për sigurinë në koncert organizatorët kanë angazhuar më shumë se 150 njësi sigurimi të Besa Security vetëm brenda perimetrave ku do të mbahet koncerti, dhe gjithashtu Staf Civil.

Pa një  takimi me Policinë e Kosovës, një kontribut shumë të madh në askpektin e sigurisë do të japë Departamenti i Operacioneve i Policisë së Kosovës të cilët konfirmuan prezencën e tyre në numër shumë të madh në të gjitha hapë sirat e Parkut të Gërmisë. Në hyrje të koncertit të gjithë pjesëmarrësit do të kalojnë përmes 3 (tri) kontrollave të sigurimit, për të vazhduar më tutje në pjesën ku do të mbahet koncerti.

Pjesëmarrësve nuk do t’u lejohet që me vete të kenëpije/ushqim apo objekti i cili mund të përbënte rrezik për sigurinë e pjesëmarrësve, ndërsa me kërkesë të policisë së Kosovës veturat nuk do të kenë lejohem në parkun e Gërmisë.

Dua Lipa ka lindur në Londër në vitin 1995. Familja e saj emigroi në Angli në fillim të viteve ’90, për shkak të dhunës dhe represionit që pushtoi vendin e tyre. Kur ishte 11 vjeç, Dua transferohet në Prishtinë, deri në moshën 15-vjeçare, kur vendos të rikthehet në Londër për të ndjekur pasionin e saj për muzikën.

Si gjithë adoleshentët në perëndim, ajo punoi fort për të përballuar shpenzimet personale. Për shkak të punës si mikpritëse në dyert e klubebve të natës, Dua Lipa u frymëzua nga ajo çka shihte, për ta hedhur në tekstet e këngëve të saj. “Dramat, ana e errët e jetës së natës, u bënë temat për të cilat doja të shprehesha”, thotë 19-vjeçarja.

Frymëzimi më i madh i këngëtares së re ishte babai i saj, Dukagjini, i njohur në Kosovë me bandën e tij të muzikës rock, ODA. Dua Lipa punoi për këngën e saj të parë “New Love” me Andrew Wyatt dhe Emile Hayne, producentë që kanë bashkëpunuar edhe me Lana Del Rey.duaaaa

‘Single’i i dytë “Be the One” është një rrëfim i këngëtares për veten. “Për mua ‘Be The One’ ka të bëjë me vetëbesimin, këmbënguljen dhe luftën për atë çfarë do. Kjo është ajo çka unë dua të bëj në jetën time dhe mënyra se si dua të prezantohem”, është shprehur artistja e re në një intervistë për revistën e njohur NYLON.

“BBC”, rrjeti mediatik i famshëm e me influencë në publik, e ka vendosur këngëtaren e re në listën e artistëve që i quan, “Sound of 2016. Zëri me ngjyrë të errët, i ngjashëm me legjendat e muzikës soul dhe jazz, i ka dhuruar adoleshentes me pamjen engjëllore, atributet e një ylli të vërtetë që pritet të shkëlqejë në botën muzikore.

Këngëtarja shqiptarja me famë botërore Dua Lipa do të japë një koncert në 10 gusht në sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë.

Next Post

Hiroshima përkujton 71-vjetorin e bombardimit atomik nga SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
Trump premton 1 milion dollarë për ata që denoncojnë mashtrimet zgjedhore në SHBA

Trump premton 1 milion dollarë për ata që denoncojnë mashtrimet zgjedhore në SHBA

October 26, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Dënoje dhunën! Qori: Nuk ka barbari më të madhe se të vjedhësh popullin

Sherr në studio/ Demalia: Dënoje dhunën! Qori: Nuk ka barbari më të madhe se të vjedhësh popullin

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In