Një operacion policor i koduar “Kartëmonedha” ka zbuluar 3 mijë euro të cilat dyshohen të falsifikuara, duke vënë në pranga katër persona.
Në sajë të bashkëpunimit mes policisë së Fierit me atë të Gjirokastrës, u bë arrestimi në flagrancë i G.F., 26 vjeç, A.Sh., 35 vjeç, E.G., 31 vjeçe dhe E.Z., 34 vjeç, banues në Memaliaj, Tepelenë.
Arrestimi i tyre u bë në vendin e quajtur “Rreth rrotullimi i parkut” Fier, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Volkswagen” me të cilin po udhëtonin.
Gjatë kontrollit u janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 6 kartëmonedhash me vlerë 3000 euro, me të njëjtin numër serie të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.
Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Falsifikimi i monedhave i kryer në bashkëpunim”.
/a.rada