Zbulohen rastet e para me Flurona në Shqipëri. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, të prekurit njëkohësisht me grip dhe Covid janë zbuluar në mes të Janarit dhe fillim Shkurti.
“Edhe në Shqipëri janë evidentuar disa raste me Flurona, me bashkë-infeksion të Covid dhe grip, por fatmirësisht këto raste janë aktualisht të përmirësuar kanë dalë nga spitali. Nuk kanë patur probleme shtesë, për shkak të infektimit edhe nga gripi, pasi kanë qenë të infektuar me variantin Omicron që siç dihet klinika e këtij varianti është klinikë më e lehtë krahasuar me variantin Delta. Rastet me Flurona janë evidentuar në mes të muajit Janar dhe në fillim të muajit Shkurt.
Deri tani janë 15 raste me Flurona, mes tyre edhe një fëmijë.
“Janë rreth 15 raste nga të cilat mosha mesatare është 60 vjeç, rast pediatrik ka qenë vetëm një rast dhe tani fëmija është në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësorë”.
Rreth 70 % e të prekurve kanë qenë të pavaksinuar.
“Të gjithë personat kanë qenë të pavaksinuar ndaj gripit, ndërsa ndaj Covid kanë qenë të vaksinuar rreth 30 % e tyre. Çka konfirmon edhe njëherë rëndësinë e madhe të vaksinimit ndaj të dy viruseve, ndaj Covid dhe gripit”.
Sipas Simakut vaksinimi ndaj Covid nuk duhet të ndërpritet për të patur një mbrojtje më të madhe dhe për të rritur mbulesën vaksinale në vend.
/b.h