• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbulimi tronditës, Jihadi John kaloi në Tiranë e Korçë para Sirisë

by Java News
27/04/2016 22:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jihadisti i famshëm i quajtur me emrin “Jihadi John”, ka qendruar për rreth 5 javë në Shqipëri. Zbulimi shokues ka dalë në revistën e përmuajshme të Shtetit Islamik “Dâr al Islâm”, cituar nga “The Telegraph“.

Revista e ISIS ka publikuar një rrëfim të bashkëudhëtarit të Johnit i cili tregon me detaje se si kanë hyrë në Tiranë përmes aeroportit të Rinasit dhe çfarë kanë bërë gjatë qëndrimit të tyre në vendin tonë.

Miku i Jihadistit të tmerrshëm, i cili u bë i famshëm pasi ishte i pari europian që priste koka në emër të ISIS, thotë se John u fut në Shqipëri përmes Rinasit dhe nuk pati probleme gjatë kontrollit.

Rrëfimi i mikut të Jihadit John

Fluturimi shkoi shumë mirë dhe pasi avioni u ul, u drejtuam drejt sportelit të mbërritjes, ku dorëzuam pasaportat tona. Abu Muharib (Jihadisti John) e kaloi verifikimin e pasaportes pa problem. Nga ana tjeter, zonja perballe meje hapi pasaportën dhe filloi ta shfletonte duke parë vulat e vendeve, tek te cilat kisha udhetuar. Iu drejtua më pas nje gruaje tjetër për t’u konsultuar.

Me pas erdhi drejt meje dhe me pyeti se përse po e vizitoja Shqipërine. Siç e kisha menduar më parë, i thashe se isha thjesht transit për disa ditë, para se të shkoja për ne ishullin e Korfuzit.  Ajo me pyeti menjëherë, nëse njihja ndokënd në Shqipëri dhe unë mohova, duke thënë se këtu isha tranzit. Pas kësaj më la të kaloja. Abu Muharib dhe une dolëm nga aeroporti që ishte në periferi të kryeqytetit te Shqipërisë, Tiranës.  Menjëherë morëm një taksi dhe u nisëm për në qendër të qytetit, për të gjetur një hotel, ku të kalonim natën.

Hymë në Shqipëri gjatë natës dhe ishim të lodhur dhe në atë orë ishte e pamundur të bashkoheshim me të tjerët. Gjetëm pra një hotel për të kaluar natën. Në hotel, na kërkuan një pasaportë, para se të mund të rezervonim një dhomë. Menduam se kjo mund të na nxirrte probleme nëse do të qëndronim aty për shumë kohë, sepse do të ishte çështje kohe që autoritetet britanike të vinin re zhdukjen tonë dhe të zbulonin se ishim në Shqipëri. Ndaj, të nesërmen e lamë atë hotel për të gjetur një tjetër.

Dolëm nëpër dyqane për të blerë rroba që na ndihmuan të dukemi se ishim vërtetë për pushime. Kërkuam në internet për rrugë apo mënyra të ndryshme që përdornin njerëzit për të kaluar kufirin, në mënyrë klandestine. Studionim dokumenta apo kërkonim zgjidhje alternative.

Gjithashtu kontaktuam Abu Usamah, që kishte qenë më parë në Sham, për ta mbajtur të informuar. Gjithashtu mund t’i kishim thënë vëllezërve në Ballkan, që ishin bashkë me të, nëse njihnin vëllezër të tjerë që të na ndihmonin sit ë kalonim për në Turqi.

Next Post

Ndodh në Rumani, ministri jep dorëheqjen në Facebook

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimi i karburanteve, Berisha: Kërkojmë përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës

Çmimi i karburanteve, Berisha: Kërkojmë përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës

March 21, 2026
Rama: Do të ulim numrin e deputetëve, nuk ka shqiptar që nuk e do këtë

Rama: Do të ulim numrin e deputetëve, nuk ka shqiptar që nuk e do këtë

March 21, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

“Negociatat mbyllen brenda këtij mandati”, Rama: S’ka mërgatë qyqesh në Berlin dhe Bruksel që na ndalë ne!

March 21, 2026
Berisha kthehet nga samiti i PPE: Të bashkohemi nesër në kryengritje paqësore

Berisha kthehet nga samiti i PPE: Të bashkohemi nesër në kryengritje paqësore

March 21, 2026
Hidhet shorti në PD, si do të renditen në fletën e votimit Berisha dhe Elezi

Një ditë para protestës, zbulohet mesazhi i PD: E kemi për detyrë ta rrëzojmë Ramën!

March 21, 2026
Rama bën ndryshime në qarqe, rikthehen në Tiranë Spiropali dhe Gjiknuri. Shalsi ikën nga Kukësi

Rama bën ndryshime në qarqe, rikthehen në Tiranë Spiropali dhe Gjiknuri. Shalsi ikën nga Kukësi

March 21, 2026
“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

March 21, 2026
Të përfshirë në veprimari kriminale/ Policia arreston dy persona, një prej tyre i përfshirë në konflikt me armë zjarri

Të përfshirë në veprimari kriminale/ Policia arreston dy persona, një prej tyre i përfshirë në konflikt me armë zjarri

March 21, 2026
“Udhëtoni me jetën në mendje! Familja ka nevojë për ty”/ Policia apel për kujdes me shpejtësinë: Intensifikojmë kontrollet me radarë e dronë!

Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor: Në 2025 mbi 1.2 mln gjoba, 200 viktima nga aksidentet

March 21, 2026
“Vend që nuk njihet vetëm për plazhe”, Sylvinho rrëfen Shqipërinë e Botërorit: Puna nis në janar…

Lista e Kombëtares, Silvinjo: Jam xheloz për lojtarët, nuk e di gjendjen e Brojës

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In