Policia amerikane zbuloi një sasi të madhe fentanili dhe droge sintetike të fshehura në një dorë sekrete në çerdhen e Nju Jorkut, ku disa ditë më parë një djalë i mitur humbi jetën pasi ra në kontakt me opioidet.
Departamenti i Policisë së Nju Jorkut shfaqi fotot e operacionit ku mund të shihen sasi të mëdha narkotikësh sintetikë të futura në qese plastike.
Ditën e premte një 1-vjeçar vdiq nga një mbidozë droge në çerdhe, e cila ishte fshehur nën dyshekun ku vogëlushi Nicholas Dominici po flinte. Tre fëmijë të tjerë u shtruan në spital pasi gjithashtu u ekspozuan ndaj lëndës narkotike të fuqishme.
Pronari i çerdhes, Grei Mendez dhe punonjësi i saj, Carlisto Acevedo Brito po përballen me akuza federale për posedim të lëndëve narkotike me qëllim të shpërndarjen dhe vrasje.
/a.r