• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

ZBULIMI / Spilleja është “maja e ajsbergut”, vetëm në Tiranë 7.4 milionë m2 të grabitura

by A R
17/11/2017 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

EKSKLUZIVE JAVANEWS / Tjetërsimi i 36 hektarëve pyll në plazhin e Spillesë, duke i kthyer ato në tokë bujqësore, nuk është rasti i vetëm në Qarkun e Tiranës. JavaNews.al zbardh detaje nga hetimi administrativ i nisur që prej vitit 2013, ndërsa bëhet fjalë për rreth 7.4 milionë metra katrorë të kthyera në tokë bujqësore për ta përfituar atë më pas përmes ligjit 7501.

Lajmi i Kavajës bëri bujë për shkak të arrestimit të 11 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë, por rastet e tjera janë mbyllur përmes Gjykatës Administrative dhe pa të dënuar penalisht. Ose të paktën deri tani.

Por thelbi është i njëjtë: Grabitja e tokave kryesisht në bregdet. Por si ka ndodhur sekuestrimi i gjithë këtij fondi toke vetëm në Qarkun Tiranë dhe zonat bregdetare të tij? Pranë Prefektit të Qarkut Tiranë funksionon Komisioni Vendor i Verifikimit të Titujve të Pronësisë që ka si detyrë verififikimin e ligjshmërisë së “tapive” të shpërndara ndër vite.

Hetimet e këtij komisioni shpesh kanë nxjerr në pah se tokat janë ndarë në mënyrë abuzive, duke u dhënë ish-punëtorëve të fermave një sipërfaqe më të madhe sesa norma e caktuar për frymë. Ndërsa rastet më të rënda janë ato të tjetërsimit të zërit kadastral, për ta ndarë më pas pyllin apo ranishten si tokë bujqësore.

Lidhur me hetimet e kryera në qarkun e Tiranës, kreu i KVTTP Lindita Tako flet ekskluzivisht për JavaNews.al duke sjellë edhe shifrat tronditëse të dala nga hetimi i komisionit. Ndërsa janë hetuar rreth 17 milionë metra katrorë tokë, shtetit me vendim Gjykate i janë kthyer rreth 7.4 milionë metra. E gjitha kjo në vetëm 3 vite e gjysmë pune hetimore dhe vendimes, shkruan JavaNews.al

Znj. Tako, gjatë punës Komisionet kanë evidentuar raste abuzimesh dhe përfitimesh të padrejta. Ky është një shqetësim i ngritur edhe në media. Sa është kjo sipërfaqe dhe çfarë ndodh me këtë fond toke?

Nga përpjekjet e kontrolleve të mëparshëm kishte rezultuar mungesë totale e dokumentacionit. Me punën e stafit të ri të KV-se arritëm të marrim disa informacione dhe të bëjmë disa punime hartografike me mundësit tona të vogla për gjykim më të drejtë të problemit. Në këtë kuadër  KVVTP e bëri vetë proçesin e dixhitalizimit të hartës të një pjese pasi harta ishte manuale, nga ku evidentoi një parcelë me zë kadastral të datës 01.08.1991, “Tokë pa fryt”, me nr.23 kadastral sipas hartës 1: 5 000 dhe nr. 295, sipas regjistrimit në ZVRPP-Kavajë, me sipërfaqe totale 985 900 m2, në të cilën janë dhënë tituj pronësie, bazuar në Ligjin 7 501, datë 19.07.1991, “Për Tokën”.

Me Urdhër të Prefektit të Qarkut Tiranë, filloi kontrolli i territorit të fshatit Vilë-Bashtovë, sektori ish-Ndërmarrrjes Bujqësore Gosë Kavajë, me qëllim verifikimin e  veprimtarisë së kryer nga ish-Komisionet e Tokës të të gjitha niveleve si dhe shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të titujve të pronësisë.

Ishte konstatuar paraprakisht se rezultonte një parcelë me nr.23 kadastral (nr.295 sipas regjistrimit në ZVRPP-Kavajë) në fshatin Vilë-Bashtovë afërsisht 985 900 m2, e cila më datë 01.08.1991 ka figuruar me zë kadastral “PF”, zë ky që nuk përfshihet në zërat që janë objekt i Ligjit 7501 datë 19.07.1991 “Për tokën”, e për rrjedhojë secili nga përfituesit në këtë parcelë, është përfitues në kundërshtim flagrant me ligjin.

Gjatë verifikimit të kryer, ka rezultuar se kjo parcelë është e ndarë nga Komisionet e Ndarjes së Tokës në fshat në dy pjesë. Njëra që sipas “azhornimeve dhe urdhërave” të ZVRPP-Kavajë, ka mbetur në zërin kadastral  “kullotë shtetërore” në Kartelën e Pasurisë së Paluajtshme, me nr.295/73,  tjetra sipas dy dokumenteve zyrtare, rezulton me “ndryshime” të zërit kadastral të kësaj pasurie. Këto “ndryshime” të zërit kadastral nuk janë të shoqëruara me hartën përkatëse, janë bërë në vitin 2000 nga ZVRPP-Kavajë. Te libri i ngastrave i fshatit Vilë-Bashtovë  gjatë azhornimit fillestar figurojnë në  zërin kadastral “pf”. Pra ndarja është bërë në kundërshtim flagrant me ligjim

Në Ligjin nr.9948, i ndryshuar, neni 2, përcaktohet shprehimisht se nuk kanë vlefshmëri ligjore AMTP-të e krijuara mbi parcela që më datë 01.08.1991, nuk kanë figuruar “Tokë Bujqësore”, pavarësisht ndryshimeve të mëvonshme.

Nga kontrolli i kryer ka rezultuar se pjesa më e madhe e familjeve bujqësore janë trajtuar me dy apo më shumë akte të marrjes së tokës bujqësore në pronësi, ku veç kryefamiljarit është pajisur me AMTP edhe një apo më shumë nga anëtarët e familjes bujqësore.

Janë evidentuar gjithashtu raste ku familjet bujqësore janë pajisur me AMTP edhe në fshatrat e tjera pjesë të ish Ndërmarrjes Bujqësore, pavarësisht se nuk kanë figuruar me gjendje civile më datë 01.10.1992 apo ishin plotësuar më parë me normën takuese për frymë, me AMTP e përfituar në fshatin Vilë-Bashtovë, në kundërshtim të plotë me Vendimin nr. 255, datë 2.8.1991 “Për kriteret e ndarjes së tokës bujqësore”, Vendimin nr. 230, datë 22.7.1991 “Për krijimin e komisioneve të tokave”, Udhëzimi nr.2, datë 2.8.1991 “Për funksionimin e komisioneve të tokës të rretheve e të fshatrave” , VKM nr. 452, datë 17.10.1992 “Për ristrukturimin e ndërmarrjeve bujqësore” ,VKM nr. 161, datë 8.4.1993 “Për disa shtesa e ndryshime në VKM nr. 452, datë 17.10.1992 “Për ristrukturimin e ndërmarrjeve bujqësore” etj.

Referuar situatës së tillë flagrante të paligjshmërisë, në vendimmarrjen e tij KVVTP-Tiranë ka shfuqizuar AMTP-të, jo vetëm për pasuritë të cilat rezultojnë në zërin kadastral “PF” më datë 01.08.1991, por edhe sipërfaqen e përfituar mbi normën takuese të fshatit përkatës si dhe AMTP-të e përfituara në fshatra të tjera. Kjo ka vështirësuar e ngadalësuar njëkohësisht proçesin e vendimmarrjes duke  evidentuar problematika si më poshtë:

Proçesi i shqyrtimit të çdo AMTP-je kërkon nga ZVRPP-Kavajë, informacion mbi gjendjen juridike të cdo parcele të përfshirë në secilën prej AMTP-ve, marrjen e çertifikatave familjare për ti dërguar ato më pas në DRSSH për të verifikuar faktin nëse kanë qënë punëtorë të NB, si dhe për të verifikuar të gjithë anëtarët e secilës familje, nëse janë përfitues më vetë të AMTP-ve. Në të shumtën e rasteve, ky institucion ka vonuar përgjigjet e tij me të paktën tre muaj dhe është dashur ndërhyrje e fortë institucionale për të zhbllokuar situatën.

Nga Njësia Administrative Gosë (ish-Komuna Gosë) janë kërkuar ndër të tjera, hartat 1: 5000 të pasurive sipas AMTP-ve të familjes bujqësore, çertifikata familjare e datës 01.10.1992 etj. Ky institucion, ka qenë dhe vazhdon të jetë problematik në kthimin e përgjigjeve dhe dërgimin e dokumentacioneve të kërkuara,

Në përfundim, në zonën e Kontrollit Gosë në Vitin 2015 janë marrë gjithsej 23 vendime. Janë verifikuar 45 AMTP, të cilat kanë gjithsej 622 291 m2 në të. Është shfuqizuar sipërfaqja prej 222 879 m2, duke kthyer në pronësi shtet sipërfaqen prej 181 999 m2 dhe vendosur detyrim pagese në shumën prej 4 934 680 (katër milion e nëntëqind e tridhjetë e katër mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë) lekë.

Ky kontroll është në vazhdimësi që nga viti 2014, vit në të cilin janë shfuqizuar gjithësej 554702 m2. Nga kjo sipërfaqe, 207580 m2 është kthyer në pronësi shtet. Pjesa tjetër, e cila ka pësuar tjetërsim prone,është vendosur detyrimi i pagimit të vlerës prej 9 932 455 (nëntë milion e nëntëqindë e tridhjetë e dy mijë lekë.

Kështu, në total për periudhën 2014-2015 janë shfuqizuar 777 581 m2 dhe ka një detyrim të familjeve bujqësore për të paguar 14 867 135 (katërmbëdhjetë milion e tetëqindë e gjashtëdhjetë e shtatë mijë e njëqind e tridhjetë e pesë) lekë.

Për shkak të veçantisë së tij, problematikës që ka si dhe sipërfaqes së madhe që përfshinë, kontrolli do të vazhdonte edhe për vitin 2016, pasi ka mbetur edhe pak sipërfaqe pa verifikuar, por aktualisht ka nje sekuestro konservative nga Prokuroria Kavajë.

Çfarë masash ka marrë Komisioni vendor në kushtet e paligjshmërisë të lartë të vërejtur?

Ndodhur para këtyre fakteve, në bashkëpunim me Departamentin Antikorrupsion pranë Kryeministrisë, janë kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, ish-Zyrtarë vendorë të përfshirë në proçesin e ndarjes së AMTP-ve në zonën e kontrollit. Nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kavajë është nisur çështja penale në drejtim të tyre. Hetimi ka filluar në vitin 2015 është shtrirë në kohë për shkak të problematikës dhe sasisë së informacionit e dokumentacionit që duhet administruar si provë.

Nga ana jonë kallzimi është shoqëruar me dokumentacion të plotë. Po ashtu kemi dhënë ndihmesë më ekspertizë ligjore e teknikë si dhe kemi depozituar të gjitha vendimet e marra nga ana jonë në dobi të hetimit të plotë e të gjithanshëm të çështjes nga prokuroria e Kavajës.

Po ashtu kallzime penale kemi bërë edhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Dhe ne jemi të vendosur që brenda kuadrit ligjor të vijojmë me hetimet për abuzimet e panumërta të bëra me ndarjen e tokës bujqësore.

Znj. Tako, a kemi një shifër të saktë për sipërfaqen e hetuar dhe kthyer në shtet?

Po, patjetër. Vetëm për periudhën Janar 2014- Korrik 2017, janë marrë gjithësej 733 vendime nga ana e Komisionit. Pas këtyre vendimeve, janë kontrolluar 16.872.042 metra katrorë dhe janë kthyer në pronësi shtet plot 7.3933925 m2. Përveç sekuestrimit të tokës së përfituar padrejtësisht, nga hetimi është vendosur edhe detyrimi për pagimin e gjobave në rastet kur ka pasur transaksione. Dhe vlera e këtyre detyrimeve është 355.317.111 lekë nga individë të ndryshëm në total.

REZULTATET NGA HETIMI DHE VENDIMET PER 5 ISH-KOMUNA NE TIRANE

Të dhënat zyrtare, siguruar nga JavaNews.al mbi hetimin administrativ

Informacioni i detajuar për ish-Komunën Kryevidh:

Aktualish po hetohen administrativisht ngastrat e tokës në fshatrat

–        Spille, 36 Ha

–        Domen, 26.8 ha pf.

–        Patk Milot, 21.16 Ha nga zëri kadastral “Pyll” kanë kaluar në zërin kadastral Arë pas datës 01.08.1991

–        Fshatin Reth-Greth për parcelën nr.23,39,42,43/1 që figuron tokë PF, sipërfaqet të cilave iu është ndryshuar zëri kadastral 13.56 Ha

–        Në fshatin Kazije 0.5 Ha,

–        Në fshatin Spanesh 32.3Ha.

Komuna Kryevidh shprehet se nuk ruan asnjë lloj dokumentacioni në lidhje me 7501.

Nga kontrolli i ushtruar ka rezultuar se janë dhënë AMTP në disa pasuri në fshatrat Spille, Rreth Greth, Kryevidh, Domen e Stërbeg, të cilat më datë 01.08.1991, nuk kanë figuruar në zërin kadastral “tokë bujqësore”. Konkretisht, ka rezultuar se më datë 01.08.1991 kanë figuruar më zë kadastral “Pf”:

Ka rezultuar se me AMTP-të e dhëna janë përfituar sipërfaqe toke shumë herë më të mëdha nga ato të cilat i takonte të përfitonte familja bujqësore, sipas normës për frymë të fshatit përkatës.

Ka rezultuar përfitim i AMTP-ve të dhëna në fshatra të tjerë të ndryshëm nga ai ku familja bujqësore ka figuruar me gjendje familjare më datë 01.08.1991,  pavarësisht se ishte plotësuar më parë me normën për frymë në fshatin e përkatës.

Ka rezultuar se shumica e sipërfaqes së përfituar nga familje bujqësore, në të vërtetë janë përdorur apo përfituar nga subjekte të tjerë (ish-zyrtarë etj), të cilët nuk figurojnë me dokumentacion si përfitues, ose kanë kryer me mashtrime veprime të mëtejshme në ZVRPP-Kavajë, duke kaluar pronësinë tek blerësit etj. Ndaj janë kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, ish-Zyrtarë vendorë të përfshirë në proçesin e ndarjes së AMTP-ve në zonën e kontrollit. /JavaNews.al/

SIPERFAQET E SEKUESTRUARA DHE GJOBAT E VENDOSURA TRE VITET E FUNDIT SIPAS KOMUNAVE

Next Post
VIDEO/ Po rrihte me grushte lojtarët, ekzekutohet tifozi

VIDEO/ Po rrihte me grushte lojtarët, ekzekutohet tifozi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqiptarët e kalojnë fundjavën në bregdet: Kushtet janë përmirësuar, por çmimet…

Zbardhet vendimi: Bashkitë do të vendosin tavan për çmimet e shezlongëve, edhe plazhet publike bëhen me pagesë

January 28, 2026
28 Janar 1980, dita kur CIA “prodhoi” një film për të shpëtuar jetë

28 Janar 1980, dita kur CIA “prodhoi” një film për të shpëtuar jetë

January 28, 2026
Ç’duhet të dini për paketën e re të ndryshimeve në Kodin Penal

Ç’duhet të dini për paketën e re të ndryshimeve në Kodin Penal

January 28, 2026
“Ora e Kiametit”, më afër se kurrë, shkencëtarët vendosin vetëm 85 sekonda para mesnatës

“Ora e Kiametit”, më afër se kurrë, shkencëtarët vendosin vetëm 85 sekonda para mesnatës

January 28, 2026
Opozita kërcënon me bllokim, OSBE hap aplikimet për vëzhgues në zgjedhje

Kodi Penal, OSBE pro ndryshimeve për shpifjen: Hap i rëndësishëm…

January 28, 2026
Euractiv: Athina e shqetësuar nga Bordi i Paqes i Trumpit. Frikë nga kurthi turk në Mesdheun lindor

Euractiv: Athina e shqetësuar nga Bordi i Paqes i Trumpit. Frikë nga kurthi turk në Mesdheun lindor

January 28, 2026
Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për vullnetarizëm, ja çfarë përfshin

“Central fotovoltaik në Kavajë”, cilat janë vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

January 28, 2026
Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë

Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë

January 28, 2026
Proces rifreskimi apo lëvizje e re në PD? Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura të 11 majit

Ankimoi dënimin me burg, Gjykata Kushtetuese kalon për shqyrtim çështjen e ish-deputetit Salianji

January 28, 2026
Kosovë/ Kushtetuesja: Zgjedhja e Rashiçit si nënkryetar i Kuvendit ishte antikushtetuese

Kosovë/ Kushtetuesja: Zgjedhja e Rashiçit si nënkryetar i Kuvendit ishte antikushtetuese

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In