• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Zbulimi që kundërshton besimin e izraelitëve: Populli i Kanaanit, jeton në Liban!

by Java News
31/07/2017 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Saktësia e përshkrimeve biblike të ngjarjeve historike, gjithmonë ka qenë temë e debateve.

Jetojmë në një botë ku feja luan rol të rëndësishëm tek shumica e popullsisë botërore. Ndaj, studimi shkencor i Biblës dhe rezultatet që po dalin, shpesh këto debate po i bëjnë më të “nxehta”. I tillë do të jetë rasti i ekipit të shkencëtarëve të përbërë nga studiuesit e gjenetikës dhe arkeologjisë, të cilët kanë vërtetuar se një gjenocid i përshkruar në Dhiatën e Vjetër, nuk ka ndodhur kurrë, shkruan unilad.co.uk.

Sipas Biblës, Zoti iu paraqit bijve të Izraelit të cilit i ishin drejtuar Detit të Zi, dhe u tha se në rrugën e tyre drejt Kanaanit, “tokës së mjaltit dhe qumështit”, “mos të lënë asgjë pas që merr frymë”, transmeton Telegrafi.

“Kur t`i afrohesh një qyteti për ta sulmuar, do t`i ofrosh së pari paqen/ Në qoftë se pranon ofertën tënde të paqes dhe t`i hap dyert e tij, tërë populli që ndodhet aty ka për të paguar haraçin dhe do të të shërbejë/ Por, në rast se nuk do të bëjë paqe me ty dhe kërkon luftë kundër teje, atëherë ti do ta rrethosh/ Kur më vonë Zoti, Perëndia yt, do të ta japë në dorë, do të vrasësh me shpatë tërë meshkujt e tij/ Por gratë, fëmijët, bagëtinë dhe të gjitha ato që ndodhen në qytetet, tërë prenë e tij, do t`i marrësh si plaçkën tënde; dhe do të hash plaçkën e armiqve të tu që Zoti, Perëndia yt, të ka dhënë/ Kështu do të veprosh në të gjitha qytetet që janë shumë larg nga ti dhe që nuk janë qytete të këtyre kombeve/ Por nga qytetet e këtyre popujve që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi, nuk ke për të lënë asgjë që merr frymë/ Por do të vendosësh shfarosjen e plotë të tyre, domethënë të hitejve, të amorejve, të kananejve, të perezejve, të hivejve dhe të jebusejve, ashtu si të ka urdhëruar Zoti, Perëndia yt” (Dhiata e Vjetër, Ligji i Përtërirë, 20:10-17).

Sipas studimit të fundit të publikuar në American Journal of Human Genetics, banorët e qyteteve Sodoma e Gomora nuk janë shkatërruar. Ata kanë mbijetuar shkeljen e Kanaanit nga izraelitët dhe kanë trashëgimtarë edhe sot.

Shkencëtarët kanë nxjerrë ADN-në nga mbetjet e pesë njerëzve nga qytetet ku kanë jetuar dhe e kanë riprodhuar një seri të plotë të ADN-së. Ato i kanë krahasuar me popullatën e Libanit, për të marrë një përshtatje prej 90 për qind, transmeton Telegrafi.

Për më tepër, rezultatet e hulumtimit arkeologjik nuk kanë konfirmuar ndonjë shkatërrim të gjerë të qyteteve të Kanaanit mes Epokës së Bronzit dhe Epokës së Hekurit. Qytetet bregdetare, si Sidoni dhe Tiri, dëshmojnë ekzistencën e vazhdueshme deri në ditët e sotme.

Libanezët janë kryesisht pasardhës të banorëve të Kanaanit, përpara ardhjes së Izraelit. Fjala është për një vazhdimësi gjenetike në Levant, e cila ka ekzistuar të paktën nga Epoka e Bronzit. Është interesante se në një zonë ku ka pasur kaq shumë luftëra gjatë shekujve, është pritur diversitet më i madh gjenetik.

“Libanezët e tashëm ndoshta janë pasardhës të drejtpërdrejtë të banorëve të Kanaanit, përpara ardhjes së bijve të Izraelit, por ata gjithashtu kanë një pjesë të vogël të origjinës euroaziatike, si rezultat i pushtimit të asirianëve, persëve dhe maqedonasve antikë”, ka thënë Marc Haber, një nga studiuesit.

Pra, popullata e Sodomos dhe Gomorës famëkeqe, që më Bibël përmenden si vende të amoralitetit të madh, megjithatë ka mbijetuar. Ndërkaq, duhet t’ju rikujtojmë se Kanaani është vendi që sipas besimit monoteist të izraelitëve, është toka të cilën Zoti ia ka premtuar Abrahamit dhe trashëgimtarëve të tij, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
10 herë kur Rihanna u transformua si Princeshë e vërtetë

10 herë kur Rihanna u transformua si Princeshë e vërtetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Djali lindi me refluks të gradës së tretë”, Olta Boka ndan episodin sfidues

“Djali lindi me refluks të gradës së tretë”, Olta Boka ndan episodin sfidues

December 23, 2025
Gjoba deri në 1,000 euro për gjermanët që përpiqen të shmangin shërbimin ushtarak

Gjoba deri në 1,000 euro për gjermanët që përpiqen të shmangin shërbimin ushtarak

December 23, 2025
Rindërtimi, qeveria akordon mbi 750 milionë lekë për Kurbinin, Durrësin dhe Shijakun

Rindërtimi, qeveria akordon mbi 750 milionë lekë për Kurbinin, Durrësin dhe Shijakun

December 23, 2025
Prefekti bëhet “gardian” i territorit, krijohet për herë të parë “Prefekti Detar”

Prefekti bëhet “gardian” i territorit, krijohet për herë të parë “Prefekti Detar”

December 23, 2025
Trajnerit të Polonisë i “del në ëndërr” Shqipëria: Në eliminatoret e shkuara na lanë prapa…

Trajnerit të Polonisë i “del në ëndërr” Shqipëria: Në eliminatoret e shkuara na lanë prapa…

December 23, 2025
Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për vullnetarizëm, ja çfarë përfshin

Ndryshon Buxheti, Qeveria blen ambasadë në Londër, shpërblen pensionistët dhe shlyen borxhet e bashkive

December 23, 2025
Festat boshatisin Shqipërinë, nëntori shënon rekord daljesh jashtë vendit

Festat boshatisin Shqipërinë, nëntori shënon rekord daljesh jashtë vendit

December 23, 2025
Agjenti digjital, informacion dhe vetërregullimi

Atreiu, Mikele Plaçido dhe heroizmi pa ide

December 23, 2025
Maliq, makina përplas 65-vjeçarin me biçikletë, dërgohet në spital!  Gjendja e tij shëndetësore e rëndë

Maliq, makina përplas 65-vjeçarin me biçikletë, dërgohet në spital! Gjendja e tij shëndetësore e rëndë

December 23, 2025
Nuk ndryshon norma e interesit, guvernatori Sejko: Pritet rritje ekonomike!

Guvernatori i BSH, Sejko: Ekonomia ka pasur ecuri pozitive

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com