• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbulimi: Plutoni ka një oqean të tërë poshtë sipërfaqes së tij

by Java News
26/06/2016 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë zbulim e ka bërë sonda e NASA-s New Horizons, e cila ka nisur që të hulumtojë në sistemin tonë solar. Ajo kaloi afër planetit më të largët të sistemit tonë diellor para rreth një viti. Nga të dhënat e marra rezultoi se në sipërfaqen planetit kishte të çara, që tregonin se ishin kryer si pasojë e presionin nga thellësia.
Asnjë njeri, deri para pak ditësh nuk do të kishte menduar ndonjëherë se edhe Plutoni, planeti xhuxh i cili qëndron në orbitën e Tokës nga 4 deri në 7 miliardë kilometra, zotëronte e ndoshta edhe aktualisht me shumë mundësi zotëron një oqean të madh nën shtresën e tij sipërfaqësore të akullit.

Këtë zbulim e ka bërë sonda e NASA-s New Horizons, e cila ka nisur që të hulumtojë në sistemin tonë solar. Ajo kaloi afër planetit më të largët të sistemit tonë diellor para rreth një viti.

Plutoni është planeti i nëntë i sistemit tonë diellor dhe ai rrotullohet përtej orbitës së Neptunit. Plutoni është më i vogël se planetët e tjerë.  Ai ka 1/6 e masës së hënës dhe 1/3 e volumit të satelitit të tokës.

Sonda New Horisons i kaloi afër planetit që ndodhet më larg nga toka më 12 qershor të 2015-s. Fotografimi i sipërfaqes së planetit është një arritje e madhe për studiuesit, pasi kjo është hera e parë që njeriu arrin që të shikojë nga afër këtë trup të sistemit tonë solar. Te Plutoni mund të duken fare qartë disa kratere dhe në të majtë një njollë e madhe e bardhë, e cila mund të jetë formuar si rezultat i depozitimit të brymës ose madje të dëborës së krijuar nga azoti dhe metani.

plutoni-4

Kërkuesit, të cilët janë ende duke studiuar sasinë e jashtëzakonshme të të dhënave të dërguara në tokë janë të mendimit se poshtë kores së planetit vazhdon që të ndodhet një oqean. Ata hedhin hipotezën se nën Pluton ka një sasi të madhe uji, sepse në sipërfaqen e tij ka krisje, të cilat duket se bëhen nga diçka që ushtron presion nga poshtë.

Studiuesi Noah Hammond, i universitetit “Brown” dhe autor i studimit të publikuar në “Geophysical Research Letters” shpjegon këtë fenomen. “Sipërfaqet e çuditshme që ne vëzhgojmë në sipërfaqen e Plutonit, duken sikur zmadhohen. Ato mund të formohen nga forcat e prodhuara nga një oqean që poshtë kores, nis të ngrihet ngadalë”, tha ai.

Shkencëtarët shtrojnë pyetjen se a ka ngelur ndonjë sasi uji në gjendje të lëngshme nga ai oqean?

Dhe ky kërkim përqendrohet pikërisht në studimin e të dhënave për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje.

Sipas kërkuesve nuk përjashtohet mundësia që mund të ekzistojë ende një mbetje e atij deti të pamasë, shumë në thellësi të planetit. Por vetëm analiza të tjera të të dhënave të sondës “New Horisons” do të bëjnë të mundur që këtij misteri t’i jepet përfundimisht një sqarim./shqip/a.k

Next Post

Rruga e "vdekjes" në Tiranë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Të pafajshmit fëmijë!

January 13, 2026
Aeroportet e Vjenës dhe Budapestit mbyllen për shkak të ngricës, probleme edhe në Pragë

Aeroportet e Vjenës dhe Budapestit mbyllen për shkak të ngricës, probleme edhe në Pragë

January 13, 2026
Apeli la në burg Veliajn, Haxhia: SPAK nuk solli asnjë provë të re! S’mund të izolohet njeriu më i votuar në vend

“Ndodhet jashtë, vetëm po të jetë i çmendur të vijë”, flet avokati i Ergys Agasit: Duan t’ja hedhin çelësat në det!

January 13, 2026
I shtruar në Spitalin e Durrësit, arratiset i arrestuari nga SPAK për vrasjen e 4 personave

I shtruar në Spitalin e Durrësit, arratiset i arrestuari nga SPAK për vrasjen e 4 personave

January 13, 2026
Qindra traktorë në rrugët e Parisit, në shenjë proteste kundër marrëveshjes BE-Mercosur

Qindra traktorë në rrugët e Parisit, në shenjë proteste kundër marrëveshjes BE-Mercosur

January 13, 2026
Kasaphanë në Iran, rreth 2 mijë të vrarë në protesta, mbi 10,600 të arrestuar

Kasaphanë në Iran, rreth 2 mijë të vrarë në protesta, mbi 10,600 të arrestuar

January 13, 2026
“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda e acartë mes zjarreve, Shtëpia e Bardhë: Nuk kemi fiksuar një datë, por e kemi prioritet

January 13, 2026
Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, shkon për gjykim çështja ndaj Amar Shkëmbit dhe Bledar Polivinës

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, shkon për gjykim çështja ndaj Amar Shkëmbit dhe Bledar Polivinës

January 13, 2026
“Konfirmim pa garë i kryetarëve aktualë të gjykatave” Shoqata e Gjyqtarëve kundërshton ndryshimet në projektligj

“Konfirmim pa garë i kryetarëve aktualë të gjykatave” Shoqata e Gjyqtarëve kundërshton ndryshimet në projektligj

January 13, 2026
Berisha ‘dorëzohet’ edhe për 5 bashkitë e tjera: Mbështesim të pavarurit kudo që ndodhen!

“760 mijë euro vilë dhe lidhje me krimin”. Kush është demokrati tjetër që po hetohet pas kallëzimit të Bardhit

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In